Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i ftuar në “Real Story” vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA dhe vendit tonë, ndërsa veçoi një lehtësim për qytetarët shqiptarë.
Ai theksoi se më parë nëse në gjashtë muajt e fundit pasaporta e qytetarëve skadonte, ata nuk mund të aplikonin për vizë në SHBA, por tani kjo pengesë shtoi Hasani është hequr.
“Pasaporta shqiptare është futur në klubin e të ashtuquajtur në klubin gjashtë mujor. Para pak kohësh, ne duhet të kishim pasaporta, të cilat nuk skadonin për gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të merrej një vizë dhe shtetasit shqiptarë kanë mundësi që të shfrytëzojnë pasaportën e tyre deri në fund, për të marrë viza, për të lëvizur etj”, tha Hasani.
Gjatë diskutimit në studio, drejtuesi i “Real Story”, Sokol Balla pyeti ministrin Hasani se si e përjetoi në rrafshin personal vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, dhe për këtë ai u shpreh:
“Unë mbaj mend kam qenë adoleshent, në vizitën e James Baker në Tiranë. Kam qenë në shesh dhe nuk e kisha menduar ndonjëherë, që do vinte dita që unë ta mirëprisja Sekretarin Amerikan të Shtetit në Tiranë dhe ta përcillja”, shtoi ai.
Ou !! Dukesh si babai I Blink Blink Can't See o adoleshent me date te skaduar
Minister Hasani kur je ne takime protokollare nuk mbahen duart te kryqezuar perpara se tregon papjekuri profesionale dhe etikes zyrtare per postin qe ke, nuk je per te diskutuar nje ndeshje sportive….
Sigurishtqe nuk eshte duke diskutuar nje ndeshje sportive .....shko mesoje ti qe di etiken , ty duhet te kishin vene Minister te Jashtem .....shume fatkeqesi qe humben mundesine ....ktheu disa vite me perpara kur ne qeveri ishin hajdutet e PD se dhe pastaj do te kuptosh se etika qe zotrote e ke vene ne dukje dhe ste ka shpetuar , eshte sekondare .......kujto Lulzim Bashen qe firmosnin dhenie milje detare fqinjve ..ai ishte tere pjekuri profesionale dhe komfort etikes .....vec desh na beri gropen ....mos u mer me cingla mingla , por shikoi punen tjetrit dhe jo gunen ....thone andej nga anet e mia .....
Idiote shqipetare mos e lidhni gjithecka me retoriken politike shqipetare por me anen etike dhe profesionale te problemit.