
Politikani Fatbardh Kadilli ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjanin.
Kadilli tha se kur rreshtohesh politikisht diku duhet të marrësh përgjegjësitë e atij rreshtimit, por Dogjani tha se ai nuk është ushtar i askujt, por është përfaqësues i atyre që e kanë votuar, ndaj ai do japë mendimin e tij për Berishën edhe në grupin parlamentar.
Fatbardh Kadilli: Ajo që po them është ta dëgjojmë mirë njëri –tjetrin.
Kur ti rreshtohesh politikisht diku, duhet të marrësh përgjegjësitë e atij rreshtimi dhe duhet të dish se ku je rreshtuar. Nëse rreshtohesh në partinë e Sali Berishës.
Asllan Dogjani: Rreshtim mos e thuaj. Nuk jam ushtar unë. Unë s’jam ushtar as i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës, unë jam përfaqësues i atyre njerëzve që më kanë votuar dhe do bëj gjithçka për të mbrojtur interesat e tyre.
Nuk është rreshtim ky. Më falë se të ndërhyra, por më vrau ajo fjala e rreshtimit. Po të isha rreshtuar unë do të isha tjetër kund, por nuk kam ndërmend të rreshtohem kund.
Ne fakt ky polici kuksian Luan Dogjani , eshte mesuar me rreshtimet se ka filluar stervitjet ne polici , e ushtroj pergatitjen me Ramen , u skualifikua dhe kaloj me grupin e Lulit . Tani se fundi kaloj tek foltorja po akoma nuk eshte aktivizuar dhe te shofim se ku do perfundoje . Ky eshte pragmatist ne zgjedhjet qe ben .