I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, zbulohet ku shkoi Rama pas Asamblesë

5 Shtator 2023, 17:40Politika TEMA
I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, zbulohet ku shkoi Rama pas Asamblesë

Pasi shkarkoi disa prej ministrave të kabinetit të tij dhe bëri pjesë disa të tjerë në kabinetin e tij qeveritar, kryeministri Edi Rama shkoi në premierën e filmit “ Thesaret e Adriatikut-Shqipëria”.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho, kryeministri Rama u fotografua jashtë ambienteve të kinemasë Millenium, në Tiranë, për të parë shfaqjen e dokumentarit të BBC “Thesaret e Adriatikut – Shqipëri” me Bettany Hughes.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili është filmuar teksa bisedon me Ramën. Gjithashtu në premierën e këtij dokumentari kanë marrë pjesë edhe ministrat, Elisa Spiropali, Anila Denaj, Ervin Mete, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.

9 Komente

  1. P
    Pokemon

    Keshtu si jane veshur patjeter qe kane shkuar ne Karnavale

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Lajm I mire eshte se paska qene dhe Elisa Spiropidhi,hajdutja qe Ramiu e mban prane.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Guri

        ????

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          Nuk e dija qe kjo Linda Rama na qenkesh oficere.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RADIKA

            Edhe Spiropali se shpejti vendin e ka ne SPAK. Do e leshoje dhe kete Rama. Kur e leshoj Xhaxhken, per kete qe vjedhjen e ka bere mullar sdo pyes fare.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dori

              Boll me show dhe turpe. Kujt i plasi trapi se ku shkon rama me te vetet?! Te shofesh qe kryetari bashkise veliaj shperndan kokoshka per djalin e sulltan rames dhe i fshin vendin ku do ulet gruas se ketij, ndersa te tjere vijne verdalle familjes per nje pershendetje?! Eshte shembulli me i keq per shoqerine dhe te rinjte.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sot

                Kush i pa lajmet dhe pamjet nga kinemaja e familjes rama, kupton qarte se ne Shqiperi gjithcka ka ndryshuar, pervec rames qe eshte perkeqesuar. Jo qe nuk e ka kaluar rama fiksimin me pushtetin dhe nenshtrimin e te tjereve, por eshte bere me keq se saliu dhe enveri. Gjoja me veshje moderne dhe “stilin personal” thone ca patronazhiste, pertej kesaj fasade gjithcka eshte e kalbur. Rama eshte nje kryetar partie dhe kryeminister i njejte me kohen e diktatures: vendos vete per cdo gje, ngarkon dhe shkarkon ke te doje, con ne spak ata qe do ai, kush eshte rrotul oborrit te familjes perfiton peivilegje, aferat i nis dhe stis vete, ndervepron vetem me te forte dhe kriminele. Asgje demokratike, thjesht autokraci.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trainier

                  Me sa duket ky stil qeverisje u pelqen shqiptareve dhe ka nje fare rezultati . Ju qe shqetsoheni per kete model qeverisje , pse nuk futeni te kontribuoni ne kete loje te veshtire , por vetem flisni veresie dhe pa pergjegjesi . Kollaj eshte te besh vrejtje e te japesh mend me laps , po te luash eshte ndryshe . Duhet mund dhe stervitje e madhe .

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Milano Moda ...

                  Aman po gelltis cdo gje,po kjo kapelja e kesaj me ben per te vjell....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje