Pse shkoi Bardhi te Doktori: Arsyet dhe pasojat e një lëvizje bosh

5 Shtator 2023, 17:32Politika TEMA
Pse shkoi Bardhi te Doktori: Arsyet dhe pasojat e një lëvizje bosh

Nga Ylli Pata

Takimi i sotëm i 43 deputetëve të opozitës, që prej dy vjetësh janë grirë, sulmuar, e më pas bashkuar, në një çanak politik së bashku me Sali Berishën, ishte imponent.

Numri është një tregues i rëndësishëm që tregon një raport forcash në pjesën e rëndësishme politike të vendit si është opozita.

Pra lajmi është takimi. Ku janë mbledhur së bashku për herë të parë pas luftës civile; Sali Berisha dhe Foltorja, deputetët e PD-së që janë kundër Lulzim Bashës dhe janë larguar nga PD, si dhe krerët e partive aleate: Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Gjatë takimit, pati fjalë të përgjithshme për të koordinuar punët në opozitë, por asnjë gjë konkrete se çfarë do të bëhet politikisht me këtë grup të madh.

As Sali Berisha, por as Gazmend Bardhi me deputetët që kundërshtojnë Lulzim Bashën, nuk mund të regjistrohen në asnjë grup politik në Kuvend. Nëse do ta kishin bërë, do të duhej, përpara se të niste sesioni që filloi të hënën.

Tani, veprimet proceduriale për regjistrimet e grupeve, nëse ata ndryshojnë, do të duhet të kryhen në muajin janar. Pra pas pushimeve dimërore.

Pra, me fjalë të tjera, ajo që ndodhi sot, është një instrument politik i një beteje politike kundër Lulzim Bashës që do të kryhet deri në fund të dhjetorit.

Gjasat janë që synimet e Bardhit dhe deputetëve të tjerë, është që të dobësojnë Lulzim Bashën, rrisin aksionin e tyre “më katolik se Papa” kundër Ramës dhe krijimin e kushteve që PD të rinegocojë pozicionin e atyre që mbështetësit e Bashës i konsiderojnë si “renegatë”.

Pas mbarimit të takimit të sotëm, kemi pasur tre qëndrime të ndryshme nga palët. Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se afrimi i tij në grupin e të gjithë deputtëve që nuk e duan Bashën kryetar, është ai i njohuri, pra pa Bashën e Berishën në krye të opozitës.

Është Gazmend Bardhi, i cili ka vijuar përplasjen e fortë me Lulzim Bashën, duke ju përgjigjur ultimatumit të tij, me logjikën, se është ai që ka në dorë deputetët në Kuvend, edhe pse nuk është kryetar grupi zyrtarisht.

Ndërkohë, është edhe qëndrimi i Sali Berishës, i cili në mënyrë më të qartë se të gjithë e shikon bashkimin e 43 deputetëve si një afrim drejt foltores, në funksion të 622 mijë votave siç e tha vegtë doktori por edhe zëdhënësi i tij Alfred Lela.

Nga ana tjetër, janë krerët e partive të vogla, të cilët natyrisht do të shikojnë situatën nga larg për të parë se ku e sim und të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Po ku i çon kjo rrugë palët e opozitës? Më i përfituari është Sali Berisha, i cili përdor kundërshtarët e Lulzim Bashës si një PR për të pasur një diversifikim të aktivitetit të tij, por edhe i shërben si një lloj thyerje e izolimit të tij total ndërkombëtar.

Deputetët që sot u paraqitën në takim nga Berisha, janë ata që kanë marrëdhënie diplomatike me SHBA e BE, por edhe nuk mungojnë në takime, të rëndësishme në PPE si në nivelin parlamentar, ashtu dhe atë partiak.

Megjithatë, edhe pse Bardhi dhe të tjerët blenë kohë deri në janar, ata nuk kanë shumë zgjidhje. Ata o do bashkohen me foltoren, ose do të themelojnë një parti të re.

E dyta është një punë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Kjo për arsye, se, edhe pse Gazmend Bardhi e deputetët e tjerë, në një kohë kanë qenë akuzuesit më të mëdhënj të Sali Berishës. Madje Gazmend Bardhi, ka qenë një nga ata që ka ngritur nivelin e akuzave, edhe më shumë se çdo depitet socialist. 

Në majin e vitit 2022, Bardhi shkruante në twitter: “Babi Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarët në Gërdec, duhet të gjejë kohë për t’i shkuar për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha kur çdo punë e emërom kalonte nga zyra e Zenit, ka mbaruar me vendim të DASH më 19 maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty”.

Mirëpo, në politikë nuk është retorika që të jep frytet reale, por aksioni politik në terren. E aksionin politik, si Bardhi, ashtu edhe një pjesë e deputetëve në PD e kryen në zgjedhjet e 14 majit. Ku penguan PD-në që të dalë me kandidatë për kryetarë bashkie, e nga ana tjetër mbështetën publikisht kandidaturët e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ideja ishte e qartë, nëse ata do të zgjidheshin, do ta kishin konsideruar këtë rezultat si fryt i aksionit të tyre për të “bashkuar” opozitën. E me kryetarët e rinj, kishte gjasa që të ndryshonin situatën aktuale në strukturat e PD-së, ku në të gjitha degët, shumica e deputetëve janë shpallur “Non Grata”.

Por rezultati ishte katastrofal, e me këtë aksion Gazmend Bardhi dhe të tjerët deputetë që i shkelën syrin foltores, nuk kanë shumë rrugëdalje.

E vetmja rrugë e asaj që tha Gjekmarkaj sot: “pa Berishën e pa Bashën”, është të formojnë një parti të re opozitare. Por sot, ata vërtetë ishin pa Bashën, por njerëzit e në radhë të parë demokratët, i panë me Sali Berishën…

11 Komente

  1. N
    Nuk e kupton pedo se Saliu do të kaloj lumin

    Kur do edhe kavajoti Beqir të bëhet protagonist,dhe nuk e kupton se Sali Berisha e përdor për të fshirë sumën e tij që mban era cjap.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjonmarkagjoni i Lezhes

      I forte eshte Gjonmarkagjoni kater here ka dhene doreheqje pese here ka ardhur ky eshte morale i PD Babi Xenit , vrases i 26 personave ne Gerdec.....Vrases pjestar i grupit kriminal te Elbasanit......ehhhhh keta jane depulesh dhe nuk po bejne gje perse bejne kalkulime per zgjedhjet e ardheshme . Bardha u bashkua me nje vrases haaaa dhe vraresi Berrisha u bashkua me vrasesin Bardha ...kalkulime per zgjedhjet e ardheshme shkojmecte babi Xenit mosnshancet jane me te medha tani fillone lufta Salianji me kerricin e Faros ndersa Gjonmarkagjoni me ... dhe qorrat votojne te na rroje partia she shoku Sali se rroga u rrit ne parlament haaaa

      Përgjigjjuni
      1. m
        mos me paragjykoni !

        Pa Berishen e pa bashen-thote gjonmarkagjoni, por sot ishte ne bythe te dobiçit sheqeres; pra as te qi as te leshon gjonmarkagjon!

        Përgjigjjuni
        1. z
          zoti sali non grata

          bardhi duket si byth me lesh. e mor bardh qe shkove per lesh

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patoku

            Pata e mjere ka qe dje qe as ha as pi nga tmerri se Bardhi vajti takoi Doktorin...eshte bere teper sensitive-socialiste keto kohet e fundit...

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Bashkim kundër Bashës, por pa program, vetëm ambicje për pushtet. Gabimi fatal i të djathtës servile shqiptare. Vazhdon seriali "shumica e opozitës" më përket mua. Berisha ka ndërruar taktike,nga vareja tek blerja dhe premtime për kundërshtarët.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje