Kush është biznesmeni që negocioi me Berishën për pajtimin me Alibeajn?

2 Nëntor 2022, 10:27Politika TEMA

Kush është biznesmeni që negocioi me Berishën për

“Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”. Kështu ka deklaruar Edi Paloka pasi grupi i Enkelejd Alibeaj njoftoi se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka preferuar që të mos e thotë emrin e personit më të cilën kanë nisur negociata, megjithatë ka theksuar se i vetmi kusht që kishin për grupin e Alibeajt kanë qenë “Primaret”.

Në lojë për bashkimin e PD ka hyrë dhe një biznesmen i rëndësishëm, gjë që e ka pranuar dhe vetë Sali Berisha.

“Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimin, dhe anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi. Shumë normale.

Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Se do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon ti pres dhe ti përcjellë. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet.

Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë” tha Berisha.

Sipas Berishës, Alibeaj e ka derën e hapur dhe kur të dëshirojë mund të nisë takimin dhe negociatat me të në mënyrë direkte.

“Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plotë parti që i ka përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst” tha Berisha.

14 Komente

  1. I
    Idrizi

    E kush eshte?

    Përgjigjjuni
    1. 1
      19

      Po biznesmeni kush ka qen ee na cat karin .

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Berisha si shpellar funksional që mbetet nuk mund të ndryshojë istiktin e tij natyral drejt dhunës,grabitjes me forcë,pushtimin me banda erj. Ai nuk e ka studiuar Spinozën dhe Hobsin që kanë shpjeguar "gjëndjen natyrore"

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          Në lukuninë e salafistëve të SHQUP-it, gjithçka mund të ndodhë. Sali Shpellar Berisha, një kryekriminel i kombit, Alibeaj gjak krimineli, Paloka një debil, etj.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pepa

            Shpellari i satam

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bibja

            Shikoni si e nxjerr koken djalli:Une thekson ai i kam hequr perjashtimet ,vetem per kushtet qe ndodhet PD-ja!Pra neser gjithçka eshte ndryshe.Ky njeri edhe pse i vdekur ka lene litarin jashte,per tu thene ketyre neofashisteve qe drejtojne palen tjeter qe jam ketu akoma,ndoshta fizikisht jo por ùme fryme po!Vereni me vemendje ata jane te gjithe si Berisha por te vegjel ;me te njejten fryme ,duan me çdo kusht pushtet se po plaken e nuk do gezojne ato qe gezuan te paret e tyre!Kjo parti dallkaukesh (PD) duhet me çdo kusht te dali nga jeta politike e ketij vendi dhe nje e djathte e mirefillte intelektuale duhet ta zevendesoje ate jo me vjedhje,vrasje,pervehtesime pasurish por me nje alternative te qarte qeverisese ku elektorati te gjeje e te zgjedhe nje alternative me te mire nese i paraqitet e jo nje lufte civile siç pretendon sot e 32 vite te shkuara partia e kryekrimit Shqipetar Berishe qe i perkedhelur nga ata qe sot duan ti shuajne emrin qe ia ngriten ne piedestal edhe kur beri 91,95,97,98,2005,2008,2011 duke e etiketuar per ironin e ketij populli "Burre shteti" rast unikal qe as ne vendet e botes se trete nuk ka ndodhur!Ndaj edhe ai e konsideron edhe sot "toke te xanun" te gjithe PD-ne dhe seline e saj ,pasi nese vajzes dhe dhendrit i dha tokat tek "klubi Partizani",djalit dhe nuses i kishte premtuar qe tu jepte tokat e selise se PD bashke me truallin ku ndodhet BKT-ja!Kjo eshte edhe aresyeja se perse nuk i del shpirti.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vito i Orneles se Varuzhanit

              Saliu i Sheqeres eshte mjeshter i shantazhit. Eshte duke thene qe i di se ku i ka investuar parate Alibeaj dhe se nese nuk terhiqet do i rrenoje te dy si biznesmenin ashtu edhe ate zarin e Lulit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Dhe ne 12 nentor do bjere shi per pastrimin e letyrave:)

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tropojani

                  Lulzim Berisha mund te jete apo Xhevahiri i vellai i cili eshte burre me tre rr,djale korrekt,i beses dhe teper i zgjuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lisi

                    Blendi Fevziu

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

                      po kush je ti more kriminel qe e ke deren e hapur per deputetet qe nuk te duan. ti vetem deren e shpelles mund te mbash hapur

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prokurori

                        Pafytyrësija,paturpësija,hipokrizija,çmëndurija,s’paskan pasur fund!!!….. Sa të gjesh lëmë vazhdo e shih or kalë gërmuq i paepur! Ka mjaft injorantë fanatikë që të ndjekin qorazi. Sa të kesh shesh mos lerë pa bërë përshesh! Shapkën sipas koçkës ja ke vënë një pjese jo të vogël foltoristësh,me aftësinë e një mjeahtri.Pa i marrë masën fizike sejcilit shapka i rri saktë.edhe atyreve kokakave me bërdynglla.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cup frroku

                          O shoku mero po kush ishte biznesmeni se nuk te lexohet ndrysh gazeta ty vec me tituj fallco turp a ke o fmi i keq se mund te them burr

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zoro

                            Kot lodheni me këtë plak te rrjedhur . Nuk ndryshon mendim e koncepte ai në këtë moshë . Ai po sillet si Zeusi , i prez në zyrë , nuk i përjashtoj , kam ndryshuar rregullat , etj ,etj broçkulla që nuk kanë lidhje me demokracinë e brendshme të partisë . Ai e trajton partinë si pronë të vetën dhe po nuk kuptuan këtë , demokratet do jenë në opozitë deri sa atij qoftëlargut ti dalë shpirti.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje