Kush janë deputetët për herë të parë të PD-së në Kuvend? Vetëm 14 prej tyre risi

12 Shtator 2025, 14:39Politika TEMA
Kush janë deputetët për herë të parë të

Nga Daniela Maloku

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit, vetëm 14 prej tyre ulen për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesa dërrmuese e grupit parlamentar opozitar në legjislaturën e ardhshme janë ose të rikthyer, ose të rikonfirmuar për një mandat të radhës.

Megjithatë, edhe në mesin e këtyre 14 emrave të rinj, jo të gjithë janë rishtazi në politikë, pasi pjesa më e madhe e tyre prej vitesh janë të angazhuar ose te Partia Demokratike ose te aleatët që i propozuan.

2 që spikatin në këtë 14-she, Gjin Gjoni deputet i zgjedhur i Lezhës dhe Arjan Ndoj i zgjedhur në Durrës nga radhët e demokratëve, janë figura që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Me ngeljen në klasë në zbatimin e ligjit, tranferohen në karriget e ligjbërësve.

Ish gjyqtari Gjin Gjoni u largua nga sistemi i drejtësisë pasi shmangu Vettingun ndërsa ish prokurori Arjan Ndoja, ngeci në Vetting, të dy të shumëfolur për pasuri të pajustifikuara dhe lidhje me botën e krimit.

Nga Qarku i Durrësit, për herë të parë në parlament ulen edhe Manjola Luku, farmaciste e Artan Luku, një sipërmarrës durrsak, i zgjedhur deputet nga rradhët e Agrarëve. Nga fusha e biznesit vjen edhe deputeti i ri i Shkodrës Kliti Hoti.

Të gjitha figurat e tjera që futen rishtazi në Kuvend janë rekrutuar nga brenda Partisë. Mjeku Zija Ismaili, deputet i Beratit vjen pas një sërë angazhimesh në PD, deputetja e zgjedhur në Dibër Denisa Vata mbajti deri vonë postin e kryetares së PD në Mat.

Nga Qarku i Elbasanit, PD çon për herë të parë në parlament dy emra, ish kreun e degës lokale Blendi Himçin dhe Klodiana Çapjan, drejtoreshë e një kompanie të njohur ndërtimi.

Korça po ashtu nga radhët e demokratëve çon në Kuvend dy ligjvënës të rinj. Ivi Kason, jurist, që ka mbajtur për vite të tëra peshën e përfaqësuesit ligjor dhe zgjedhor të selisë blu dhe Fidel Krekën, më i votuari mes listës opozitare, i vetëpunësuar por edhe viteve të tëra angazhim në PD.

Nga Qarku më i madh i vendit Tirana, po ashtu ka vetëm 2 emra të rinj, Besart Xhaferri, konsulent arsimi e njëherësh kryetari i Forumit Rinor në PD dhe Tedi Blushi, ish gazetar, ish këshilltar i Ilir Metës në Presidencë dhe numri 2 i partisë së tij.

Po ashtu, Partia e Lirisë fut në parlament për herë të parë mësuesen Brunilda Haxhiu, që do të përfaqësojë Qarkun e Fierit. shqiptarja.com

1 Komente

  1. V
    Victoria

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje