Cilat janë vijat e kuqe të Altin Dumanit?

15 Korrik 2024, 17:35Politika TEMA
Cilat janë vijat e kuqe të Altin Dumanit?

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i SPAK-ut raportoi mbi punën e kësaj prokurorie për goditjen e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës.

Deputeti Agron Shehaj e pyeti Dumanin nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe pëtej së cilës nuk mund të kalojnë.

Shehaj mendon se SPAK-u nuk mund të shkojë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës në aferën e inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D. Në përgjigje të deputetit Dumani tha se e vetmja vijë është ligji dhe prova.

Agron Shehaj: Ka një vijë të kuqe që përtej ju e keni të pamundur të shkoni? Po të shohim faktet duket sikur ka një vijë të kuqe. Nuk besoj se ju mendoni që skandali 400 milion euro në krye ka patur Mërtirin dhe Zoton, nuk e beson asnjë. Ju nuk keni patur mundësi të shkoni përtej. Ka një vijë të kuqe?

E dyta: Keni besueshmëri. Por nëse vazhdoni duke hetuar skandalet e mëdhaja duke mos përfshirë në hetim kryeministrin nuk besoj se kjo besueshmëri do vazhdojë. Vërtet mendoni se kryeministri nuk ka dorë tek inceneratorët? Tek skandali 5 D nuk ka dorë kryetari i bashkisë së Tiranës? Këto janë pyetjet.

Altin Dumani: Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme janë ligji, kushtetuta dhe personaliteti dhe karakteri im.

S’kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Ka vetëm një vijë të kuqe që është prova dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë.

Provueshmëria është e vështirë. Prandaj detyra jonë, përpiqemi ta përmbushim, në çdo kallëzim të hetohen gjithë faktet e kallëzuar dhe të hetohet roli i çdo personi të kallëzuar.

Këtë bëjmë me hetimet e çështjeve që kemi në dorë. Provueshmëria është faza që pason grumbullimin e provave. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe.

Ushtrojmë funksionet tona në mënyrë të pavarur nga politika dhe krimi. Ligji dhe kushtetuta na e garantojnë. Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendimet kështu por të grumbulloje prova dhe të disponojë me kate proceduriale përkatëse.

Nuk jap mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, prandaj vërtet janë çështje që kërkojnë angazhim, burime njerëzore.

4 Komente

  1. c
    cika

    Gazetar, Aman me gjuhen, mos bej gabime! Thuhet "Cilat" jo "Kush". "Kush" perdoret per njerezit. "Cilat" (ose cfare) per sendet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Po e perseris mendimin tim: llogaridhenia e kreut te SPAK-ut perpara deputeteve mafioze te Kuvendit tregon fundin e pavaresise se ketij institucioni shpresedhenes per ringjalljen e Drejtesise ne Shqiperi. SPAK dhe te gjitha institucionet e Republikes duhet te varen nga Presidenti i zgjedhur me voten e popullit, nga radhet e juristeve me me integritet profesional dhe moral. Mos vazhdoni me nje shtet Kryeministror, te gatuar me futjen e duarve te Sali Berishes dhe Edi Rames me 23 prill 2008 ne Kushtetuen e Shqiperise! Beni ndarje te qarte te Pushteteve Legjislative, Ekzekutive dhe Gjyqesore, qe ta beni Shqiperine shembull te Demokracise Boterore.

      Përgjigjjuni
      1. b
        baca

        per shembull, a heton dot Spak se cili eshte burimi i milionave te Agron Shehajt? Flitet se pastron para te Ndranghetas ne Milano Dhe eshte futur dhe ne parlamentin shqiptar. Keta pisa deputete me nje nivel as per shkolle fillore jane te krimbur ne krim

        Përgjigjjuni
        1. T
          TRAPA JANE.

          Ka nje vije te kuqe per Dumanin.Eshte ligji.Por ligji te detyron edhe tu o veshgjate fieri deputet vetem se ke leke, por la tru, qe te mos dalesh ne foto me njerez te denuar per vrasje

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje