Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt, këshilltari i PD, Teliti: Socialistët duhet të na kishin dëgjuar ne

3 Nëntor 2025, 19:58Politika TEMA
Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt, këshilltari i PD, Teliti:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot t’i japë të drejtë Erion Veliajt, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili më 25 shtator 2025 shkarkoi ish-kryebashkiakun nga detyra. Ky vendim e konfirmon zyrtarisht rikthimin e Veliajt në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht qëndrimit të tij nën masën e “arrestit me burg” që nga 10 shkurti 2025 dhe akuzave të SPAK-ut.

Vendimi i Kushtetueses, i marrë pas ankimimit të Veliajt më 29 shtator, shfuqizon jo vetëm aktin e Qeverisë, por teorikisht anulon edhe dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Menjëherë pas vendimit, ka ardhur reagimi i Këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erion Teliti. Ai nuk e shikon vendimin si një fitore të Veliajt, por si një pasojë të drejtpërdrejtë të gabimeve dhe mungesave procedurale të bëra nga mazhoranca socialiste.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.”, shkruan Teliti në Facebook.

Sipas Telitit, PD kishte kërkuar që vendimi i shkarkimit (më 23 shtator 2025) të mos bazohej vetëm në nenin 62 (mosparaqitja për 3 muaj), por të përfshinte edhe shkeljet e shumta reale të akuzave të SPAK-ut. Refuzimi i kësaj kërkese dhe mosgarantimi i së drejtës së mbrojtjes nga Këshilli Bashkiak, duket se kanë krijuar baza ligjore të dobëta, të cilat u shfrytëzuan nga mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese.

Këshilltari i PD-së, Teliti, ka paralajmëruar se betejat politike dhe ligjore nuk kanë përfunduar: “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet.”

5 Komente

  1. d
    dinjiteti

    SA i shpifet eshte ky Bulgaria Eshte gore e klasit nderkombetar As len rradhe me FOL As ka piken e kultures politike Thjesht i kan breket shefit

    Përgjigjjuni
    1. d
      dinjiteti

      SA i shpifet eshte ky Bulgaria Eshte gore e klasit nderkombetar As len rradhe me FOL As ka piken e kultures politike Thjesht i kan breket shefit

      Përgjigjjuni
      1. d
        dinjiteti

        SA i shpifet eshte ky Bulgaria Eshte gore e klasit nderkombetar As len rradhe me FOL As ka piken e kultures politike Thjesht i kan breket shefit

        Përgjigjjuni
        1. d
          dinjiteti

          SA i shpifet eshte ky Bulgaria Eshte gore e klasit nderkombetar As len rradhe me FOL As ka piken e kultures politike Thjesht i kan breket shefit

          Përgjigjjuni
          1. E
            E VERTETA

            Pre Fekale , po cfare qeniesh te neveritshme jeni qe komplotoni kunder nje populli qe ju paguan. Po per cfare kishte te drejte o THESI ME MUT ? Po pse duhet te beheni te gjithe kunder ketij populli dhe te jeni kaq mashtrues ordinere ? A nuk ishit juve qe per muaj te tere protestonit per arrestimin e Lali Dhjerit, pse kaq papritur i dilni ne krah nje Hajduti dhe nje Shkaterruesi te Tiranes?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje