Kushtetuesja rrëzon Sali Berishën: Autorizimi nga Kuvendi nuk ishte i nevojshëm!

21 Nëntor 2024, 19:14Politika TEMA

Kushtetuesja rrëzon Sali Berishën: Autorizimi nga Kuvendi nuk ishte i

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin (kërkesë-padinë) e depozituar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie prej një viti, në lidhje me dosjen “Partizani”, bazuar në akuzat dhe masën e SPAK dhe GJKKO.

Vetë institucioni konfirmon se pas shqyrtimit të kërkesës disa ditë më parë është vendosur që ajo të rrëzohet.

Kjo, pasi autorizimi i Prokurorisë së Posaçme nga Kuvendi nuk ka qenë i nevojshëm dhe nuk cenon të drejtat kushtetuese.

Sipas interpretimit të 'Kushtetueses', SPAK nuk kishte nevojë për autorizimin e Kuvendit, për masat e vendosura ndaj ish-kryeministrit.

Por nga ana tjetër Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës për pezullimin e vendimit të SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit të kryedemokratit, përmes konfiskimit të pasaportës.

Megjithatë, pavarësisht heqjes së ndalimit jashtë shtetit, ish-kryeministri nuk mund të dalë nga banesa për shkak të masës "arrest me burg".

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese e konsideron si proporcionale masën “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kreut të ekzekutivit.

“Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore, objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ ndaj kërkuesit Sali Berisha, për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 


Gjykata shqyrtoi në fillim kriteret e legjitimimit dhe arriti në përfundimin se kërkuesi i plotësonte ato me përjashtim të pretendimit për cenimin e gjykatës se paanshme bazuar në argumentin se gjyqtarja e shkallës së parë ishte shkarkuar më parë prej kërkuesit në funksionin e tij si President i Republikës dhe njëherazi edhe kryetar i KLD-së në atë kohë. Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dipozicion, konkretisht nuk i kishte paraqitur ato formalisht gjatë gjykimit të zakonshëm sipas rregullave proceduriale për këtë qëllim. Kërkesa për përjashtim për këtë gjyqtare ishte kërkuar për një shkak të ndryshëm nga ai i mësipërm. 

Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës. 

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. 

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.

Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.

Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

a)    autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues; 

b)    Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;

c)    Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”. 

24 Komente

  1. L
    Lironi Babin e Gides

    Organizate kriminale , te bléré nga Rama , njerez te Soros, narkoshteti , bandat , skapi e kapi haaaa idiotizmat e nongrates nga penxhere katit 8....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Svetllana

      Flm. Gjykata Kushtetuese! Lexhendarin e Vicidolit do ta rrembejme me helikoter.

      Përgjigjjuni
    2. 7
      707

      Sala si kriminel hajn dhe vrases duhet pjesen e fundit te jetes ta kaloj në REÇ te Shkodres se bashku më Slobodanken ( Lirin) më Argiten dhe më Shkelzenin Denimin qe e mëriton familja Berisha është denimi qe i është dhënë familjes Çaushesku te Rumanisë

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zuzari

        Qi.i mor nënën pjellës së keqe. U shoftë kjo farë e ndyrë që i bëri gjëmën vendit. Mos ju dëgjoftë emri.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli uleret.

          Kete lloj dythundraku duhet ta fusni ne burg mundesisht me saze e music se nuk hidherohet njeri.Te shkaterrosh e te vjedhesh me gjithe familjen shtazarake dhe mos tju hyj nej gjemb ne kembe vetem ne Shqiperi ndodh.Sarajet e familjes jane te dukshme dhe nuk trashegojne gje se vijne nga hici pra brekgrisur e te pa gdhendur.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Familja Berisha Non Grata

            Poshte Sali komunisti krimineli vrases dhe non grata!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adriatik

              Vendimet e Gj.Kushtetuese jane as mish as peshk.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me prokurë të posaçme

                Problemi nuk është se 'vendimi i GjK, është as mish e as peshk', por qëndron në atë se sa kupton ti o gjytyrym nga këto punë.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Maloqet

                Hani mut tani o salixhinj.

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xhoxhi

                  Gjykatat po meren më shumë duke sqaruar matufin e katit të tetë sesa me krimet që ka bërë.Si mund të dalë jashtë shtetit kur ai ka gjithë ato dosje?Më vjen keq por SPAK duhet sa më shpejt ta gjykojë dhe ta dënojë si Berishën si Metën që mos kenë vrimë ku të fshihen më.Çdo javë bëjnë ankimime që të kalojë afati gjykimit.Rasini burg të shpëtojë Shqipëria....

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    E ka marre lumi kete vend dhe pike.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Amerikani

                      Berisha dhe gjithe hajduteria e kriminelit e ketij populli e Kane marre rrugen e 7 penxhereve , Po me gazetaret maskarenj cfare do te behet !?!? Degjoni Tani Sokol Ballen dhe te ngjashmit e tij qe birbilosin ne sudion e tij gjithe merak e shqetesim per Berishen e sorollopin e tij kriminalo - hajdute dhe pickojne e derdhon helm per shpresen e madhe te shqiptareve , SPAK -un ....

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qafkuqi

                        Ky Sali kari,ka te drejte te dali jashte shtetit por ne fillim duhet te gjeje menyren per te dale nga shpia.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Ziu

                          Hshahaaaa perle

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Aron

                          Aty ne maje te penxherese te te dali shpirti o kriminel. Madje, te kane bere nder qe rri atje ngrohte me te gjitha te mirat e u can bythen njerzise nga mengjesi deri ne darke. Turp kujtdo qe vazhdon te vijne mbas dhe mendojne te te japin sikur edhe nje vote.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sallatori

                            Roft Salushi Ramushi Metushi Posht Lepirsat e Këtyre Këta Lepirsat e Këtyre për Para Shesin gjithcka Gra Fëmi e Gjyshet këta jan më të poshtër se ata

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              noname

                              Autorizim per cfare ? Per ta pyetur ne SPAK????? Budallalleqe......

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ana

                                Sa Gjykate e neveritshme! Si perhere, mire me te dy palet. Po me ata anetare, e kryetare, cfare mund te presesh. Neveri....

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Gjykate leshi. Gjykates dhe njerez pa shtylle kurrizore. Si vemje te neveritura. Turpi do i shoqeroje gjithe jeten si te perdorur deri ne neveri.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Toni

                                    Perle...pra nuk I eshte kufizuar liria.....mgjs mbahet mbyllur. O zot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tao lali pederasta

                                      mos harroni ti qani te varrimi kur ti vije dita

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Treni

                                        Demek, po qe arrest shtëpie, nuk del dot nga vendi? Sa paguheshin këta gjyqtarët e Kushtetueses?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Soni

                                          Sa vjec eshte gjyqtari me I vjeter. Kta vijne nga ojf e noterite.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. W
                                            WQYTETARI I SHTETIT AMË .

                                            Moj Prokuroria Speciale,e Gjykata eKrimeve të Rrënda PËRSE TALLENI ME DREJTËSIN E POPULLIN SHQIPTAR?????JU NUK FLAS PËR TRIMËRI POR PËR KOREKTES TË ZBATIMIT TË LIGJIT, JENI ME PLOT GOJËN ME STANDART TË SHUMË FISHTË.JAM MBËSHTETËS 100% I JUAJI.SALIU NUK KA BRIRRË,NUK KA VRARË GJELIN E BEUT OOR VETËM SE SHKATËROJ ATDHEUN.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje