Kuvendi i hoqi imunitetin dhe i hapi rrugë arrestimit të ish kryeministrit, reagon PD: Mbështesim SPAK-un, nuk bëhemi pjesë e skenarëve të Berishës dhe Ramës

21 Dhjetor 2023, 11:15Politika TEMA
Kuvendi i hoqi imunitetin dhe i hapi rrugë arrestimit të ish

Partia Demokratike ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të këtij të fundit pas kërkesës së SPAK.

PD zyrtare mbështet heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia, duke e konsideruar këtë një standard të përhershëm të PD dhe të deputetëve të saj.

“Deputetët e PD nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.” – thuhet më tej në deklaratën e Partisë Demokratike.

Më poshtë deklarata e plotë:

Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standart i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj.

Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.

PD është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre.

Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për ti bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD dhe misionin e saj për ti dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë.

6 Komente

  1. S
    Shaqo

    Juve jeni te pjerdhur. Pse nuk vajtet ne seance? Pjesa me skandaloze e ketij vendi, turp,frikacake

    Përgjigjjuni
    1. F
      F-22 Raptor

      Ky eshte grupi qe drejtohet nga ish ministri i Rruges Kombit, Marreveshjes se Detit, 21 janarit, rublave ruse etj., etj. Bejne deklarata nga ilegaliteti! Nuk genjehen shqiptaret, pasi kane memorie ore te mjere!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ardes

        Ik pirdhu pd...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Lul je një dështak !

          Përgjigjjuni
          1. T
            TRAPA JANE.

            Loja me dy porta e PD dhe Bashes.Nese ishin me SPAK shkoni ne salle dhe voto in.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ka ikur treni per partine e Lulit

              PD duket se nuk mundet ta gjeje rrugen e drejte. Nuk mundet Luli te behet kryetar i nje opozite fituese ne zgjedhje. Luli eshte peng i gjigandit, dhe ai do tia hape letrat per ta marre ne qafe Lulin ashtu sic e meriton.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje