Kuvendi miraton projektligjet e rendit të ditës/ Denar Biba rizgjidhet me 73 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës

16 Prill 2026, 21:01Politika TEMA
Kuvendi miraton projektligjet e rendit të ditës/ Denar Biba rizgjidhet

Pas një seance maratonë, të nisur mëngjesin e sotëm, Kuvendi ka vendosur për kryetarin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Deputetët votuan me 73 vota pro rizgjedhjen si kryetar i komisionit, Denar Bibën. 13 deputetë të opozitës votuan kundër zgjedhjes së tij, ndërsa 1 tjetër abstenoi.

Me votat e mazhorancës, por edhe me disa vota nga opozita, u miratuan në Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës.

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007” u miratua me 87 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., ‘Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019’”, u miratua  me 74 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin ‘Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) –Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës’”, u miratua me 88 vota pro.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese”, u miratua me 88 vota pro.

5 Komente

  1. M
    Muco

    Ky plera prape

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anton

      Lere helmin per te tjere se ky eshte djale flori.

      Përgjigjjuni
    2. l
      latifi

      Plehrat plehra zgjedhin, se ska nga te gjejne me te mire.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Prape dhe prape dhe prape deri. sa te kete jete.Keta e kane bythen te ngjitur ne karike me atak.Dhe kerkojne djemte. e shkolluar jashte te kthehen ne atdhe qe te punesohen........kamarjere

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli, NY

          Sa hetime per oligopole ka mbyllur me sukses zoteria? Cfare vleresimi ka per tregun e naftes ne vend? Ka ndonje shpjegim se pse cmimet e ushqimeve ne Shqiperi ja kane kaluar dhe Italise tashme? Zero pergjigje, e perseri rizgjidhet. Besoj kjo tregon boll.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje