Kuvendi Programor i PD-së, Pampuri: Forcojmë familjen dhe rolin e gruas

1 Qershor 2024, 16:46Politika TEMA
Kuvendi Programor i PD-së, Pampuri: Forcojmë familjen dhe rolin e

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha se PD është forca e parë politike që ka gati një program për familjet shqiptare dhe një plan konkret për daljen nga kriza.

Pampuri theksoi se, do të ketë mbështetje në formën e granteve për hapjen e bizneseve të reja për gratë sipërmarrëse.  

“Në qeverisjen e Partisë Demokratike, 5 milionë euro do të jetë granti për ngritjen e 1000 bizneseve të reja vetëm për gratë sipërmarrëse. Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë, duke dyfishuar ndihmën ekonomike.

Do të mundësojmë orientimin e vajzave dhe grave për të ndjekur studime apo kryer kurse profesionale në fushat e lidhura me teknologjinë e informacionit, nëpërmjet programit “Gratë në dixhitalizim”.

Do të rritim pagat, do të mundësojmë taksim të diferencuar dhe mbështetje të arsimit profesional për të përmirësuar ekuilibrin gjinor në profesionet, të cilat janë mbizotëruar tradicionalisht nga burrat.

Do të nxisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional dhe do të ofrojmë mbështetje financiare për gra dhe vajza që kontribuojnë në industrinë e artizanatit”, deklaroi Pampuri.


Sipas saj, PD do të mundësojë për nënat të cilat janë në marrëdhënie pune që të marrin pagë të plotë për periudhën e lindjes.

“PD, në qeverisjen e saj do të subvencionojë interesin e plotë të kredisë për strehim për 30 mijë çifte të reja. Do të mundësojë pagë të plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune”, u shpreh ajo.

 

1 Komente

  1. L
    Loni

    C'jane keto genjeshtra te kesaj shkalle, mor aman!!! Pse, ku jemi ne, ne Norvegji, Suedi, Danimarke apo Finlande qe perdorni keto genjeshtra? Duam popla, o zonje, kercunje, nga ato qe sjell lumi kur del nga shtrati, merr vesh ti apo jo? Pse me keto gogla sa nje lende lisi, ushqim per derrat e eger do na genjesh ti? Kemi 78 vjet qe veshet na jane mesuar me genjeshtra madheshtore, gjigante te cilave ju kemi kenduar dhe hymne, ti shkon dhe te vetmen kenaqesi qe ndjejme, kur na genjejne, na e trete dhe zvogelon ne gjera qe na bejne te qeshim. Do pushtet ti apo jo? Atehere premto genjeshtra aq te medha sa do ju nxirnin syte nga vendi cdo populli dhe rrace, ndersa ne do na sillnin nje kenaqesi dhe lumturi te atille, qe do te habiteshe. Po ti moj zonje nese ke dy pare mend ne koke, merr shembull nga Edi Rama, ka qeverine me te korruptuar ne dynja dhe premton reforme kunder korrupsionit. Ja kjo eshte genjeshter per ne si popull, kete duam te degjojme ne, jo premtimet qesharake me 4 milion euro per grate biznesmene. 4 milion euro Lali Eri i vjedh per nje muaj, ti i premton si ndryshim per Shqiperine.!!! Te pjerdhca ne mendje, te pjerdhca! Degjove?.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje