Agron Shehaj themelon partinë ‘Mundësia’: Për një Shqipëri pa korrupsion

1 Qershor 2024, 15:24Politika TEMA
Agron Shehaj themelon partinë ‘Mundësia’: Për

Deputeti Agron Shehaj  ka prezantuar themelimin e forcës më të re politike në vend 'Mundësia'. Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua Konventa Themeluese gjatë të cilës Shehaj tha se ky grup i ri politik do të kthejë shpresën tek shqiptarët dhe do të përfaqësojë një forcë politike evropiane dhe me veprimtari konkrete në terren.

Gjatë fjalës së tij Shehaj u shpreh se partia që ai përfaqëson do ti jap një mundësi të re të gjithëve. Për më tepër Shehaj theksoj se kjo lëvizje e re politike nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë kanë parë shqiptarët në 30 vite.

“Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një mundësi e re, nga një parti demokratike, partia mundësia është shtëpia juaj. Vendosim të mos prisnim më, të krijonim një lëvizje politike që nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kemi parë 30 vjet në Shqipëri.

Ishte një tur i jashtëzakonshëm dhe dëgjuam qytetarët në çdo qytet. Partia Mundësia ka si qëllim ti japi mundësi të gjithë jo vetëm pakicave. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë por është vendimi i duhur.

Na pret një punë e madhe kjo që po bëjmë mund ta bëjmë vetëm ne, nëse duam që pas 30 vjetësh Shqipëria të mos jetë vendi më i varfër në Evropë duhet bërë. Jam i bindur që do ja dalim të kemi një qeveri të pa korruptuar.

Askush nuk mund të vendos nëse ne do ja dalim apo jo, të na pengojë për ti dhënë fëmijëve tanë një jetë më të mirë.  Sot si dje suksesi i secili vendoset nga pushteti, të afërmit e tyre kanë kapur ekonominë, kanë kapur pasurit.

Ata morën nën kontroll tregun nëpërmjet monopoleve, Shqipëria ishte një vend pa ndërtime dhe pasi u hap tregu edhe tokën e pronareve legjitim e morën ata”, tha Agron Shehaj.

 

11 Komente

  1. G
    Gomari i babatasit

    More zoterinj a ishte ki shehaj qe po ti prekje berishen te digjte flake apo u be deti kos e varja

    Përgjigjjuni
    1. a
      askush nuk vendos per ne,vetem mundesia

      ky verdhacuk eshte i persekutuar dhe i dashuruar me komunistin kriminel shpellarin sali.Deklaroi se askush nuk mund te na komandoj,as politika,por vetem ne vendosim...po kur edhe politika nuk vendos,cdo ti o thuthuq qe meresh me politike

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka faj, e fryn era kollaj skilipecin

        Po ore po, ky ishte. Kur ben edhe ky parti, po cdo tjeter shqiptar cmund te beje? Po e votoi familja e vet do jete sukses per demokracine!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagali

          Tani e "hengri Rama".Kjo parti qe ka krijuar Agron Shehaj MUNDESIA,ka per t'ja "liruar" nenen Edi Rames, do "rrezohet" dhe do shkoi kshilltar i Agron mutit,me falni Shehaj.Pa le pastaj,Sali Berishen do t'a zere diareja dhe do qendroi ne banjo gjithe diten. O mortja qe nuk te bje o Agron. Do vish ne pushtet ti mut.

          Përgjigjjuni
        2. t
          tefiku

          Partia Mundesia per te Vjedhur

          Përgjigjjuni
          1. 7
            7 x 7 = 42

            Ç’është ky shtrëmbanik do të bëjë Parti “ Mundësia “. Që më këtë emërtim e ka të humbur davanë. Nesër do tu thotë njërëzve:- “ po ja, unë u mundova, po nuk bëra dot gjë, se Edi Rama është i gjatë, dhe ma futi mua kollaj “,- A ti je një kryemafios, parazit i shoqërisë shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Po c'pune ka politika me mundesat mor djale?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipëtar!

                “Lum si ne, lum si ti, Shqipëri nuk njeh pleqëri”?! Partiçka nga partitë, partiçka të reja nga mëmat parti, “luk” i ri i kryetarëve me përvojë nga partitë mëmë, e çfarë nuk po shohim në këtë vend, janë ndarë, bashkuar, rindarë, ribashkuar e rindarë përsëri, për PUSHT_et e pasuri.. të gjithë me lugë në brez, e “thikë” vë dorë, për të zhvatur … rizhvatur … këtë popull të “shtrydhur e ndrydhur” të plakur e moakur nga rinia që ikën pa kthyer kokën pas….të na rrojnë PARTITË DHE PARTIÇKAT?!!!…më shumë parti se njerëzi në Shqipëri?!!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipëtar!

                  “Lum si ne, lum si ti, Shqipëri nuk njeh pleqëri”?! Partiçka nga partitë, partiçka të reja nga mëmat parti, “luk” i ri i kryetarëve me përvojë nga partitë mëmë, e çfarë nuk po shohim në këtë vend, janë ndarë, bashkuar, rindarë, ribashkuar e rindarë përsëri, për PUSHT_et e pasuri.. të gjithë me lugë në brez, e “thikë” vë dorë, për të zhvatur … rizhvatur … këtë popull të “shtrydhur e ndrydhur” të plakur e moakur nga rinia që ikën pa kthyer kokën pas….të na rrojnë PARTITË DHE PARTIÇKAT?!!!…më shumë parti se njerëzi?!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbër

                    Pirdh, pirdh, o saliqen i vogël...! "...Mundesia..për të vjedhur". Hahahahaha, ik o trap!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati idealist

                      7 x 7 unë nuk e simpatizoj partinë e malokut,sepse është partia e kriminelit e gjakësorit,njeriut më të urryer të kombit,por t’i thuash mafioz e parazit i shoqërisë shqiptare Agron Shehajt është gabim i madh dhe ti ja ke futur porhës kot.Agroni është një biznesmen i suksesshëm në Itali.Ku e sheh ti parazitin tek ky njeri !?Si duket nuk ke haber se çfarë bëhet me politikën në Shqipërin tonë. Unë e përshëndes Z Agron për krijimin partisë së tij dhe uroj që të marri disa deputet,por duke ditur mendësinë e votuesve shqiptar mendoj se Agroni dhe partia e tij ashtu si dikur Ben Blushi do të dështoj.Të presim se çfarë do të ndodh edhe me Mundësinë e tij.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje