Nuk mundet Rama vetëm duke bërtitur në Parlament jo, jo, jo, jo…

1 Qershor 2024, 11:16Politika TEMA
Nuk mundet Rama vetëm duke bërtitur në Parlament jo, jo, jo,

Nga Endri Tafani

PS nuk mund të prekë dot paketën kushtetuese të SPAK pa patur votat e opozitës. Nuk i ka numrat.

Nga ana tjetër vetë opozita thotë që ka probleme në sistemin e drejtësisë, gjyqet zgjasin, qytetarët sorollaten, nuk mbrohen, ka probleme me korrupsionin, bile disa here e ka vajtur aq larg e ka sulmuar dhe vetë SPAK.

Po si do zgjidhen këto probleme të qytetarëve? Normalisht me ligje në Kuvend. Ligje për të cilat mund të duhet votë nga të dy palët

Në këto kushte do ishte shumë e logjikshme që qëndrimi i opozitës ndaj Rezolutës Antikorrupsion, në rast se kishte hallin e SPAK, të ishte: Jam dakort që duhet luftuar korrupsioni. Nuk do t'i jap votat për prekjen e SPAK, por do jap votat në ligjet e tjera që mendoj që duhen ndryshuar për të mirën e qytetarëve.

Në këtë mënyrë opozita edhe mund të arrinte të ndryshonte ligje që mendonte që duhen ndryshuar, edhe do ishte e qartë në pozicionin e saj si mbrojtëse e SPAK si një strukturë që po jep rezultate, dhe nga ana e imazhit do dilte si opozitë konstruktive në sytë e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit.

Duke bërtitur në Parlament jo, jo, jo, jo, duke mos marrë pjesë apo bojkotuar votimin, i jep dorë Ramës dhe PS që në sytë e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve, ta paraqesë opozitën si një person të papërgjegjshëm, që thotë vetëm jo dhe nuk ia ka haberin si behet një shtet dhe loja politike.

Është e qartë që opozita duket e paaftë të bëjë një lojë politike rezultative dhe kjo është e vetkuptueshme.

Në masën më të madhe lidershipi i saj nuk është rinovuar por është po i njëjti që po bëhen 12 vjet që po shkojnë nga humbja në humbje përballë Ramës.

E kanë vërtetuar në më shumë se një dekadë që nuk janë të aftë të fitojnë përballë tij e prapë vazhdojnë të qëndrojnë të kapur me thonj pas karrigeve.

Ndërkohë zgjedhjet janë vitin tjetër dhe kështu si është opozita mesa duket PS ka për t’i kapur e vetme gjithë votat e nevojshme për të bërë ndryshimet siç i do vetë. E në këtë rast do jetë dhe faji i opozitës që nuk di të ndryshojë për të fituar.

10 Komente

  1. S
    Shkembi

    Rama ka meriten qe Keto qelbesira i hodhi ne gropen e halese. Ky sherbim qe i beri atdheut, nuk do i harrohet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Edi Rama nuk meret me qelbesirate Saliut,te Metes apo te fyellit Lul Basha. Edi Rama shikon punen e tij programuar qe shqipria te jete sa me normale ne te gjiths fushat e jetes. Opozita le te pullcasin koken ku te doje se nuk na behet vone. Ata nuk i voton njeri se jane vetem per shkaterrimin e vendit. Jane maskarenj.

      Përgjigjjuni
    2. r
      robi

      me programin e imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute qe do jape page deri ne moshen 40 vjec per femijen e trete shqiperia do mbushet me nje brez dembelesh qe do rrijne tek dera e bashkise per te marre ndihmen ekonomike dhe pensionin dhe gjithe diten ne kafene. o burra te sjellim foltoren ne pushtet se na pret parajsa e Sudes dhe Vefes.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vampiri viçidolit nga shpella në ballkon

        Me këto fytyra të qelbta,Rama jeton sa të ketë jetë,njëri më mut nga tjetri që presin poshtë ballkonit t'i spërkat me shurrë kryekrimineli komunist sali

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Dakord,mo,dakord,opozita e Berishes dhe pjeset e tjera qe u ndane me leva,hunj,shkopa bejsbolli,shkalle dhe matrapik,nuk e mundin dot PS-ne,jo sepse thone JO per çdo gje,por ata nuk kane asnje ide apo alternative shprese . Perparimi i Shqiperise drejt BE tashme eshte ne fazen e fundit,kjo per arsye te situstave ne Bote,por dhe per strategjite afatgjata te B E -se Tere tallavaja nga te gjithe PD-te apo copat e saj jane vetem demagogji dhe berje politike. Askush nuk ka mundesi te nderhyje ne Kushtetute pasi nuk ka numerat.Nese PS do te beje nderhyrje i duhen 92 vota qe ajo nuk i ka . Por njerezve nuk u thuhet qe SPAK,Byroja Kombetare e Hetimeve dhe GJKKO si dhe shkalla e Dyte(apeli) i saj jane organe qe kontrollohen nga SHBA dhe BE,Bashke me organet e Vetingut qe per to jane investuar me fonde,njerez,infrastrukture,eksperte logjor,trajnime dhe monitorim te funksionimit ata nuk mund te lejojne nderhyrje apo kapje .Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk kane asnje mundesi per te ndryshuar kushtetuten ne nenet e saj per Reformen ne Drejtesi.Çfardo gjeje qe te bejne,çfardo nisme,komisioni apo deklarimi, REforma ne Drejtesi nuk preket.Tere tallavaja e opozites eshte te rrahesh uje ne havan,tallava dhe loje fjalesh pasi opozita ndodhet ne piken me te ulet te saj ne keto 35 vjet dhe nuk ka asnje kauz apo alternative per te shkuar ne zgjedhje e bashkuar dhe per t’i fituar ato.

          Përgjigjjuni
          1. o
            opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

            Endrushi i ndershem sa nuk thuhet nuk po e duron dot aspak kete pushtet Rama e i sugjeron opozites qe mos ti thote me jo.jo.jo...por te beje nje opozite me Po, Po, Po...

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              O Koqe kandari, po pse komenton? Apo per te treguar se janë trapat si puna jote qe mbajne dhe PS ne pushtet? Ore, mire ti dhe shokët e tu që jeni trapa zalli, por problemi është se qysh vdiq e djathta shqipetare? Ku janë intelektualët e djathtë që të bashkohen, te shporrin Saliun, dhe te ulen ne tavoline perballë Ramës me dinjitet dhe konfidencë, dhe jo si Gaz Bardhi? Ah, Po. Harrova. Me fal. Te djathtën shqipetare e torturoi Enver Hoxha dhe pastaj e vrau dhe e varrosi Sali Komunisti, per të çuar deri ne fund amanetin e idhullit te tij. Por edhe lukunia rrumpallë dumbabiste e Saliut ka faj jashtezakonisht të madh. Ata nuk e kuptojne se jane analfabetë, por ata kane marrë më qafë te djathtën shqipetare, sepse Saliu shrytezoi dufet anarkiste te lukunisë rrumpallë per te nenshtruar, dhe vrarë intelektualizmin e djathtë që provoi te zgjohej mbas vitit 1990. Ndersa ti vazhdon del e komenton këtu si dumbabist, pa e kuptuar se çfarë nderi i bën Edi Ramës.

              Përgjigjjuni
            2. D
              Degelisi

              Nje opposite qe te vije ne pushtet duhet te kete programe dhe alternative me te Mira se partia qe aktialisht qeveris. Ky eshte celesi per te fituar zgjedhjet

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjineka e kapidanit

                Mir e kije ti or shoq, po krytari i tyne i perjetshem sun plaket kurr ene veq ksaj ai e ka karin t math e t fort e sun ka lan nan na kta t oposits pa njel me barr. E kto nana pjellin klysh t vogjel si Lul Basha, Gaz Bardha, Krriq Balliu, Ervin Salihi, Erd Bylyky Gon Gjekmarku e shum tjer. Ka ne do kurvica t qera, po ato jan me loke tjater, tironce qy krytari i ka pas gazep kur u ka kcye.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Demokrati i vertete.

                Vetem duke pare keto tri fytyra e kupton se kjo opozite nuk vjen ne pushtet edhe per 20 vite.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje