Përplasja Mërtiri-Shehaj: Mos fajëso Ramën për fajet tuaja, hunjtë nuk jua dha Rama

1 Qershor 2024, 09:06Politika TEMA
Përplasja Mërtiri-Shehaj: Mos fajëso Ramën për fajet

Analisti Ergys Mërtiri është përplasur me Agron Shehaj themeluesin e partisë “Mundësia” për modelin politik që duhet të ndjekë dhe që duhet të distancohet nga modeli që ofron Sali Berisha.

Mërtiri tha se nuk mund të ndërtosh diçka të re nëse nuk mund të denoncohet modeli i Berishës. Nga ana e tij, Agron Shehaj tha se ai ka hyrë në politikë në 2017 kur Sali Berisha nuk ka qenë kryeministër, ndaj sot është në opozitë me Edi Ramën dhe modelin që ofron ai.

“Kur unë them që nuk është opozita shkaku i gjendjes ku ndodhet Shqipëria nuk jam duke thënë që opozita nuk ka përgjegjësi. Por problemi më i madh që ka sot opozita është besueshmëria. Kjo është arsyeja që mendoj që duhet një lëvizje e re politike, e besueshme, moderne, perëndimore” tha Shehaj.

Mërtiri: Po ky është thelbi, te besueshmëria e opozitës.

Shehaj : Isha në Partinë Demokratike, bërë detyrën time në atë parti si opozitar sidomos në pjesën e denoncimit. Por opozita duhet dhe të japi shpresë dhe të jetë e besueshme.

Mërtiri: Po a jeni ngritur ju kundër këtij modelit të Berishës. Nuk besoj se ka ndonjë dallim të madh ndërmjet modelit të Ramës dhe atij të Berishës? Ju duhet të denonconi këtë model

Shehaj : Për çfarë modeli po fletë, çfarë duhet të denoncojë?

Mërtiri: Modelin autoritar që dhunon demokracinë brenda partisë, dhunon demokracinë në vend. Modelin e korruptuar dhe nuk ikën nga pushteti në 30 vjet. Unë ju shoh si model i liderit të ri dhe ju shoh me simpati por duhet të ndaheni dhe të ngriheni kundër këtij modeli.

Shehaj: Unë kam hyrë në politikë në 2017 kur Sali Berisha nuk është kryeministër që nga 2013. Çfarë duhet të flas për modelin e Berishës kur në qeverisje është Edi Rama. Jam në opozitë kundër këtij modeli. Nga ky model vuan Shqipëria që nga 1991. Kundërshtari im nuk është Sali Berisha por Edi Rama. Se sot opozita është peng i vulës që nuk po ja jep Rama.

Mërtiri: Pse Rama jua mori vulën ju, ju e latë vetë. PD-ja vulën e la duke marr hunjtë kundër njëri tj. Mos fajësoni Ramën dhe për hunjtë

9 Komente

  1. Z
    Ziu

    Po non grata Berishen kush e shpalli? Kush I hapi dosje Bashes me MC Gonigal dhe e trembi te shkretin djale? Rama.Mertir lahu ndonje here.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amaj

      Keto janë tregimet e saliut që të mbajë hunjt si ju gatitu . Hani sapunin për djath dhe çani edhe trapin pse është gjëndja katastrofike në opozitë. Saliu është i padëshiruar nga amerika dhe evropa sepse është pikërisht rrenc dhe besprerë jo vetëm me shqiptarët por me mbarë evropën. Ju dërdëllisni akoma tregimet e saliut që s’mban dot bashkë një parti e jo më një shtet.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noci

      Derisa krijon nje parti te re sigurisht te djathtë se nga e majta nuk ndezin kandil duhet patjeter te jesh ne opozite me Ramen por edhe me ish partinë tende se ti do te ofrosh nje alternative me te mire,pra te dy do t'i kritikosh.Me Ramen nuk te lidh asgje,pereç konsensusit per çeshtje te medha per popullin kurse me Berishen mund te besh koalicion por me kushte,se ai eshte fryma e vjeter me njerez te vjeter e te padobishme.Perndryshe populli nuk te ndjek

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik.

        Ky mezi flet dhe do te behet kryeminister.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E bija Azem trafikantit ku ndodhet me partinë e sa

          Ky verdhacuku që mezi flet ka partinë e hurit e të litarit,gurin që Salianji donte të rrihte Saliun e futi në gop të Gridës.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emiljano

            Doli dhe nje leshko tjeter qe do te ndryshoje shqiperine,ik e bashkoju turmes se debileve poshte dritares dhe ti dhe hani mut se nuk jeni per gje tjeter.Sa te keni qoftelargun qe ben derr derr ke dritarja kunder imperializmit angloamerikan e me the te thash Rama rri ne pushtet sa te kete jete, kshuqe po nuk kuptove ose ben sikur nuk e kupton kete gje do hash mut dhe ti

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zot na fal cfare ke krijuar !

              Ju ka tredhur Lexhenda.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                Patem nje palaco Sali e na u bene dhjete.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mirel

                  SHQUP-isat, sa primitiv qe jane...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje