1 qershori i Lulzim Bashës: betejë për lokomotivë, apo lidership?

31 Maj 2024, 18:12Politika TEMA
1 qershori i Lulzim Bashës: betejë për lokomotivë, apo

Nga Ylli Pata

Politikanët shqiptarë, duket se kanë qejf vetë të zgjedhin simbole numerogjike që të tjerrin konspiracione. Si 1 prilli i Edi Ramës dhe Ilir Metës, që në fund rezultoi se ishte një gënjeshtër në lidhje me “besën e tyre”.

Por Lulzim Basha, edhe pse natyrisht nuk është një narndok, duket se vdes për të qenë mbreti i memeve. Pasi zgjedhja e 1 qershorit-festës së kalamajve, si ditë e lançimit të programit të Partisë Demokratike, patjetër që do të nxisë shpoti e ironi pa fund. Por nëse nuk ka sharje e nivel të ulët, ky humor veçse shëndet bëhet.

Gjithsesi, Basha mund të thotë se është fundjavë, është fiks 1 vit nga zgjedhjet e 2025-s, e në fund, nuk mund të prisnin më.

Se në fund të fundit, data, apo numri nuk ka lidhje fare. E rëndësishme për një parti është përmbajtja e propozimeve politike.

Dhe thënë të vërtetën, pikërisht me njoftimin e tij, Lulzim Basha, pra që PD do të shpallë nesër programin, jo vetëm që u bë lajm, por ka nxitur foltoren të bëjë me nxitim një konferencë gjoja programore.

Ku Sali Berisha me lidhje teknologjike si për shpejt e shpejt hodhi dy bomba; të parën taksën e sheshtë që gjithmonë PD e ka pasur fiksim, qysh kur Ridvan Bodes ja mbushi mendje me ndonjë kërnackë para një ish-boksier që u bë kryeministër i Maqedonisë, pra Nikolla Gruevski, e të dytën tha do të heqim fare TVSH-në.

Një taksë që është baza thelbësore e një vendi capitalist, ku çdo klient paguan për mallin që blen jo vetëm çmimin, por edhe tatimin e vlerës së shtuar. E kështu shtetit lekët nuk ja paguan kapitalisti, por konsumatori. Nejse pa hyrë në diskutime teorike, doktori duket e ka gjetur si një “bombë” për të goditur fort në mungesë të konsensusit. Në fund të fundit si molotovi para bashkisë, që përdoret për të bërë lajm meqë nuk ka njerëz.

Por diskutimi nuk është ky. Gjithçka mbetet tek përmbajtja. Lulzim Basha, është sot opozita më e madhe që përkrah pa rezerva SPAK, reformën në drejtësi dhe Perëndimin. Pas tij, pra pas PD renditen Dash Shehi, Agron Duka, Indrit Shabani, Adriatik Lapaj, qoftë edhe Agron Shehaj apo Arlind Qori, të gjithë i bashkon një kauzë, Përkrahin pa asnjë ekuivok furtunën antokorrupsion. Si dhe lineimin pro SHBA dhe BE.

Ndërkaq, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë qartësisht kundër SPAK që konsiderohet një strukturë kriminale, si dhe kundër Perëndimit. Për të cilin natyrisht që ata kanë krijuar një narracion pak a shumë fantmazmagorik, sipas të cilit gjithçka është lobim i blerë nga Rama dhe ambasadorët. Po që nuk ka bazë dhe s’e beson kush.

Në thelb kjo është linja e kësaj opozite. E cila në shumicë numerike janë më shumë pro spak e SHBA se kundër. Por a janë këto numra elektorale?

Nga 2021 na është thënë me zhurmë të madhe çdo natë se Berisha është shumicë në opozitë. Mjafton të shikosh jo vetëm më 14 maj 2023, por edhe më 6 mars 2022, në zgjedhjet e pjesshme në disa bashki. Diferenca e Foltores me PD-në e Bashës është shumë e vogël në Dibër, Rrogozhinë, edhe vende të tjera, ku fitoren ja sollën përkrahësit e Ilir Metës.

Më 14 maj, kur me ndihmën e Gaz Bardhit, Berisha ndaloi PD-në që të paraqesë kandidatë për kryetarë bashkie, pësoi një katastrofë elektorale. Kudo, madje edhe në bastionet më të forta. Fitoret, rithemelimi i Berishës i ka arritur vetëm nga fakto i reputacionit të kandidatit, kryesisht në komunitete të mbledhura e të vogla si Memaliaj apo Puka e Fusharrësi.

Me fjalë të tjera, narracioni i shumicës në xhep i doktorit brenda opozitës është më shumë se relative. Për të mos thënë më shumë.

Megjithatë këtu vjen ajo që Lulzim Basha do dalë nesër si një personazh i 1 qershorit. Përtej programit që sipas logjikës do të jetë një material politik për ta mbajtur në tavën e protagonizmit, Bashës do t’i kërkohet se çdo të bëjë me opozitën, dhe çfarë skuadre propozon ai për deputetë. Të tjerat, do të rëndojnë më pak.

Basha, tashmë qartësisht nuk konsiderohet si një lider që bashkon të gjithë popullin opozitar, por PD mund të jetë një lokomotivë e një treni, që e le në stacion atë opozitë që duket se është jashtë orbite. Sepse nëse 73% janë pro SPAK, këtu ka votues të opozitës, e asnjëri prej tyre nuk është përkrahës i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Që do të thotë, a do të propozojë Lulzim Basha zgjedhjetn apo daljen e një figure përbashkuese opozitare në një bashkim të ri, apo do të vijojë me principatat e 7 xhuxhave të Zaloshnjës? Le të ndjekim 1 qershorin, pastaj flasim nesër…

6 Komente

  1. K
    Km

    1 Qerahori-festa e femijeve.Urime Lulush bilbilush,ta festosh Edhe me 100 vjet ne kurriz,se ti do te kesh gjithenje femije.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Dua te besoj se PD e drejtuar nga Basha eshte nje karvan qe ka nisur rrugetimin e saj drejt nje drite ne fund te tunelit, e nuk ka per ta kthyer koken anash e mbrapa per te pare se kush po i bashkohet. Kush te doje eshte i mirepritur kush nuk do i qofte rruga mbare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Edhe une dua te besoj keshtu, por qenia ne krye e Lulkes, i cili ka ne kurriz po aq gjynahe sa non grata, ma lekund kete besim

        Përgjigjjuni
      2. D
        Demokrati po jo i Foltores

        Angazhimi Lulit per 1 qershorin eshte si angazhimi i lojtreve te Big bradherit qe dolen dhe u rikthyen duke thene qe tani do filloje lufta .

        Përgjigjjuni
        1. I
          I paanshmi

          OPOZITA E VERTETE sot eshte vertem PD e Lulzim Bashes.Nese do te paraqes nje program konkret, nese do te percaktoje si kandidatura per deputet njerez me dinjitet, nese do te shkeputet thellesisht nga berishizmi dhe te krijoje me partite e reja, PD e Lulzim Bashes do te behet shpresa e vertete e per shqiptaret

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            Luli mund te fitoje ndonje cike elektorat ne qofte se tregon ligjerisht te vertetat e 21 janarit si dhe te verteten e rruges se kombit e te ngjarjes te Elbasanit te vitit 2021.Po gjithashtu Luli duhet te tregoje te verteten se perse nuk e denoj doktorin me i stituciinet e pd por e denoj vetem.Nepermjet atij lloj denimi ai e ka mbeshtetur fort doktorin duke u dhene mundesi te beje gjithe kete rruge qe po ben per faktorizim.Luli duhet te tregoje me transparence para organeve te drejtesise financimin per lobim ne ShBA.Luli duhet te tregoje hapur se kush e ka drejtuar PD faktikisht kur ai ishte kryetar i PD.Lulo vetem keshtu mund te kesh nje fare mbeshtetje.Beje keto e lehtesohu para vehtes se jane brenga qe ty te geryejne nga brenda.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje