Berisha shpall programin ekonomik nga ballkoni: Rikthejmë taksën e sheshtë 10%, prekim edhe TVSH-në

31 Maj 2024, 15:20Politika TEMA

Berisha shpall programin ekonomik nga ballkoni: Rikthejmë taksën e

Sali Berisha ka lënë për një moment sulmeve ndaj SPAK dhe i është futur ekonomisë. Me një lidhje nga kati i 8 ai ka folur për premtimet elektorale. Ai premton të përjashtojë nga taksat  profesionet e lira, nëse fiton besimin e qytetarëve për të qeverisur vendin. Foltorja e drejtuar nga Sali Berisha prezantoi shtyllat kryesore të programit elektoral për sektorin e ekonomisë, ku parashikohet  rikthimi i taksës së sheshtë në nivelin 10%. Ndërkohë që lideri i opozitës Berisha këmbënguli që të shihet me kujdes sistemi i taksave për t’i dhënë frymëmarrje biznesit të ekonomisë.

“Të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj”, tha Berisha.

Demokratët premtojnë të heqin taksën mbi karburantin e të ulin në nivelin 2% taksen për shitjen e pronës. Gjithashtu ata premtojnë të rishikojnë ligjet, të anulojnë koncesionet korruptive e ligjet me porosi.

“Nuk ka gjë më qesharake se të shpallët investitor strategjik atë që investon 5 milionë. Investitori strategjik që e kuptoni listën e tyre kush janë u ndërtohet gjithçka nga paratë e taksapaguesve dhe ata për 10 vite nuk paguajnë asnjë qindarkë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër PD synon të ndihmojë familjet shqiptare në mënyrë që ato të mos shohin zgjidhje tek emigrimi dhe një prej masave është dhënia e një page për fëmijën e tretë derisa ai të mbushë 21 vjeç. /vizionplus.tv

7 Komente

  1. S
    Shkembi

    Na ngrenc mune me gjithe program! Ti vetem Gerdece di te besh o vampir!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani

      ky super hajduti edhe kriminel qe shkaterroj nje Shqiperi te tere .shikon endrra me sy hapur budalla komplet....pervec flamur ndokes nuk e voto kush? hahaha

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        ben mire qe per femijen e trete paga te jepej deri ne moshen 41 vjec se do dale spiuni Agush qe ka hapur thesin e do premtoje qe femija i dyte dhe i trete do marrin page nga shteti deri ne moshen 51 vjec bile femija i trete ne moshen 25 vjec do marre apartament falas nga shteti. E hajde mos voto po deshe per foltoren e vicidolit dhe spiunin Agush 50 lekesh. Keta para votimeve ta bejne jeten parajse pas votimeve zoti te ndihmofte se une mbarova pune, tani puno shume qe te mbijetosh.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tjetri

          ik merr lejen e varrimit o sale ...

          Përgjigjjuni
          1. t
            tartari i-taraskoni

            Shtet leshi, Berisha ka marre rolin e lugatit dhe pellet cdo nate ne papafongo , Beleri jep intervista nga burgu, greket hyne e dalin ne institucionet shqipetare si ne vreshtin e tyre, organet e sigurise jane nga me te pasigurtat, kryebashkiake tepafytyre dalin dhe pershendes in “ koleget” e drejtesise per sukses..qeveria shqipetare mendon se vetem turizmi eshte gjithcka te.!!!!……E paimagjinueshme c’fare shteti….!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje i Moshuar

              Sa i semureje o Sali ? Amer MJEKIM se do te behesh me keq ???? Po vajte 34 vjet a derezi ,po me tenjejtin AVAZ nuk u lodhe se genjyeri me ato qe thua???

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                I mbuloi me peshtyme ata poshte, mjere idiotet qe vazhdojne e degjojne Salikufomen poshte dritares.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje