Balluku zbulon grup të strukturuar kriminal te ujësjellësi i Vlorës: Dosjen do e dorëzoj vetë në SPAK!

31 Maj 2024, 19:10Politika TEMA
Balluku zbulon grup të strukturuar kriminal te ujësjellësi i

Më një kohë kur kreu i SPAK është ankuar se gjithnjë e më pak kallëzime vijnë nga institucionet publike në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, ka qenë zv. kryeministrja e cila sot ka paralajmëruar se ka gati dosjen për një grup të strukturuar kriminal në Ujësjellës kanalizime Vlorë

“Dosjen do ta çoj në SPAK”, u tha ajo.

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, ka mbajtur këtë të premte një takim me punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj të ashpër Balluku ka parlajmëruar zero tolerancë për punonjësit në këtë institucion, ku theksoi se do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

Balluku shtoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Vlorës është përfshirë në një aferë korruptive.

Ajo ka shtuar se çdo person që është përfshirë në këtë skemë do të kallëzohet në SPAK dhe do të ndiqet penalisht.

Ajo thotë se ka një përmirësim të të ardhurave, përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet nga Bashkitë e tjera, përveç Vlorës.

“Sot kemi një përmirësim nivelesh të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet.

E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët.

Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.

Një mesazh e ka pasur për punonjës, që i quajti një grup të strukturuar kriminal.

“I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit”, tha ajo.

Në fund, paralajmërimin e mbylli duke ua bërë të qartë të gjithëve, “Zero tolerancë për këdo që abuzon me detyrën”.

31 Komente

  1. a
    a

    vlora do uje jo letrat ne spak. spaku nuk ben uje. mire heren e pare e kishte fajin kryetari i pare i bashkise Dritan Leli po edhe ky i riu njelloj se ujesjellesi varet nga bashkia. shiko mos e keni fajin ju vete.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipëria do bëhet pa ju rilindas

      Shiko edhe ato faturat afrofe me miliona lekë ndaj qytetarëve që nuk janë fare në Shqipëri UK Vlorë ka puntor që marin rogat dhe janë jashtë shtetit ,,të gjithë fëlliqsira , parazitë ,spiuna dhe patronazhistë duke filluar që nga ajo shefja e kontratave të reja dhe deri tek inxhinierët .Ka të drejtë Balluku që thotë grup i strukturuar

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bela-ja e Ramës!

        Ha haha sa kom qesh. Grup të strukturuar kriminal armiqësor. Beqiresha si duket po mer hak për Ballukun... Dhe kur e bëjnë këtë show. Në sapo fillon piku I sezonit ... Komplet propaganda "gëbelsiane" Apo këta janë edhe më specialista se ata përpara. Po ça paskan qenë mer jahu! 11 vjet pushtet partia e kësaj tani e pa kjo që VL është copë copë me ujin. Po më permbytjet moj k....e Ramës?? Po ka "200" vjet në VL që bashkisë e keni ju. Pështimi la faturën 13miione euro për Lulin plus 2.6 kamatvonesa. Vojsava motra e pēshtos drejtoreshë. Ja hodhët fajin Lelit. Sollët këtë dredhanikun nga Turqia. Bela o Bela-ja e Ramës bëji ysmet tunelit tat ti dhe leri show-t. Si dhe shiko se mos nuk e perfumes mirë. Se atij që të bleu 10m euro linjë fallco të supermarketeve ja bëre tunelin... Shiko se dhe kos ke ndonjë vilë atje në emër të kunatit burrit të Pamela's asaj që vlerëson vetingun (ish jurists se AMC).. He të keqen...! (Nqs SPAK nuk të është vënë pas).

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kkkkk

          Po pse moj kurve nuk shkon vete ne spak si kurtizane ervis berberit.Fytyre e felliqur

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ballukja

            Hahahaha paska fol si gjyshi vet ne vaktit. Delirante femer. Kokrra injorantes qe e shfrytezon Rama per firmat qe vetem nje si kjo mund ti hedh si ti doj qejfi Rames. Dashnorja e atij te fortit te rruges durrsit metit qe i jep tenderat e oshe, ost, rrugeve, fondit te zhvillimit dhe ndajn leket bashke. Po Rama keto nuk i di se ai smerr vesh nga frutat.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Shume mire,po nuk ehte e nevoishme ti lajmerosh ne gazet,apo mos i lajmeron qe te marin masat pune e mire eshte ti denoncosh ne organet e drejtesis dhe jo te beshe politik.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emiljano

                Hahahah i kapem diversantet shoku enver.✊Te rroje partia

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Reforma e deformuar

                  Dhe thoni pastaj qe nuk denoncon Qeveria. Ja, vete zevendeskryeministrja zbulon ate qe do te hyje ne Histori si « Grupi armiqesor i hidraulikeve dhe faturisteve.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Barmash

                    Ay eshte nje popull hajdut brez pad brezi, dhe e kane per krenari qe jane hajdute. Thjesht i ke bere per te qeshur me kete qe ke thene

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tersi

                      Shumë të rënda këto fjalë! Të thuash e demaskosh si grup të strukturuar kriminal shokët e rilindjes në bazë dhe sidomos në vlorë e mandej ti çosh edhe ke spaku duket si lajthitje!. Kaq ashpër edhe vetë udhëheqsi i madh sh. E.Rama nuk u ka folur bandave me kollare të administratës, bashkiakve apo deputetve që masakruan pronat dhe të ardhurat publike qysh nga 2013 e deri më sot!. "Bravo".

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tersi

                        Shumë të rënda këto fjalë! Të thuash e demaskosh si grup të strukturuar kriminal shokët e rilindjes në bazë dhe sidomos në vlorë e mandej ti çosh edhe ke spaku duket si lajthitje!. Kaq ashpër edhe vetë udhëheqsi i madh sh. E.Rama nuk u ka folur bandave me kollare të administratës, bashkiakve apo deputetve që masakruan pronat dhe të ardhurat publike qysh nga 2013 e deri më sot!. "Bravo".

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          paemer

                          sikur te ishte aq e zellshme edhe per vellezerit hasa kjo tipja ....

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            labi

                            Po nga Tirana si i kanë hallet se po e paguajnë ujin si të jetë Coca Cola.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patriot

                              Grupi B.Balluku nen udheheqjen e partise dhe udhehaqesin legjendare zbuloi nje tjeter grupe armiqesore.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Faqezinj e te paturp

                                Pse moj BellaBallu nuk thua me mire "grup armiqsor" ?, se jemi mesuar me kete shprehje...ti ca me shume. Po si moj nuk ju vjen turp akoma ?...le qe ku e njifni turpin ju. Vlora noton mbi uje dhe vlonjatet nuk kane uje ne çezma. Perpeliten akoma me kazane çative e me pompa. Gumezhin Vlora qe pa gdhire nga pompat. Gjithe uji i burimeve derdhet ne det tek Kalaja dhe jku nuk ndertuat dot nje depo uji me 3-4 pompa...Kujtoheni kur vjen sezoni i turizmit dhe thoni 2 fjale per te lare gojen. A do thoni akoma: - Fajin e ka Saliu ???!!! TTTUUUURRRRPPPPP e faqja e zeze. Edi Rama deputet i Vlores dy here. Bashkia ka qene historikisht tuaja (e socialisteve) dhe jemi me keq se Afrika... TUUURRRPPPPP Faqezinj. Na del tani me teorine e armikut...IDIOTE e noteruar. HAJDUTE me çizme!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fabdi

                                  Te lumt qe ja ke then ket te vertet, deri kur ne Shqiptatet do mbyllim syt, ndaj ketyre flliqsirave si te Sales ashtu te Edit, Stop njiher e pergjithmon. Tfl nga Zvicra

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  Popull

                                  Kam te pakten nje enigme per zonjen ministre, ka ber shkolle te larte dhe ku? Se Rama po mbledh tere ekselentet te punojne ne administrate po ministrat si pa shkolle me duken.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sanie

                                    Shpejt qenkeni kujtuar. Mjerë populli që është në dorën e ca plehrave si puna juaj.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Leonidha

                                      Po per vete kjo nuk foli fare ???? Se ne nuk dime gje se ça ben kjo

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vasfiu

                                        Hahahahahaaaaaa! Balluku e la ne balte Veliajn.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. :
                                          :):):):)

                                          :):):):):):):):):):):):)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Edkari

                                            Kurva ndershme

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Blanco

                                              Zbulohen puçistat

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sara

                                                Zv.Kryeministres Belinda Balluku Ne banoret e Pallatit Nr.29 Lagja Skender Libohova ne Lushnje prej vitesh jetojme te rrethuar dhe te rrezikuar nga fibrat optike te kompanive te sherbimeve fikse qe e kane rrethuar shkallen hyrese te pallatit tone nga te kater anet per te funizuar nga pallati yne me fibra optike gjithe pallatet e lagjes duke na rrethuar si kamp perqendrimi nazist.Ju lutemi te na ndihmoni se jemi pensioniste dhe banesen tone na e dhunojne cdo dite keto kompani sikur te ishte qendra e tyre e biznesit dhe na kercenojne se do te na hedhin nga shkallet sa here qe ne e kundershtojme kete barbarizem te jeteses sone te rrezikuar.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  e verteta

                                                  Po per vete, ke cuar ndonje dosje ne SPAK per abuzimet monstruoze? Mjafton te kujtojme TIGRAT qe paguhen kot nderkohe qe energji nuk prodhojne.Dhe shyqyr qe nuk prodhojne se do kishin qelbur Vloren dhe Saranden.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Myzeqari

                                                    Rrofshin B Leskaj, A Shehaj e mbeshtetesit e tyre . Vetem ata i vijn ne ndihme vlores. Vlora do regullohet vetem kur ,krietar te jete bujua,dhe ne krye te biznesit A shehaj es eshte i zoti qerataj. Gjynah per popullin e vlores qe nuk i mer me shqelma ata qe mendojn vec per vete. Per cdo gje qe shkaterojn e prishin fajin ja hedhin EDI RAMES. Te dashur vellezrit tane Vlonjat ktheni koken mbrapa dhe shikoni ku ishte Vlora ne 2013 dhe ku eshte sote.I tere ky ndryshim imadh eshte merit e punes suaj dhe ndihmes se pa kursyer qe ju ka dhene Qeverija socialiste .Se kush perpiqet tu demtoj gjejini vete dhe tregojuni vendin qe meritojn Z balluku te levizi urgjentesisht dhe sezoni turistik vloren ta gjeje si e MERITON V L O R A.Forca dhe suksese Vlora HEROIKE.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lulja

                                                      Kjo si gjyshi i vet qe ju bente gropen shokeve dhe pastaj e vrane si qen duke thene te kem nje top te qelloj veten qe tradhetova Partine dhe Enverin. Kjo do coje dosjen ne spak per ujesjellesin e vlores. Eshte nje mesele. Njeri ishte i dhjere per vete dhe rruges kur ikte pyeste, a keni pare ndonje te dhjere? dhe kalimtaret i thoshin a ka me te dhjere se ty? Keshtu dhe puna e kesaj zotckesh, kjo eshte zhytur deri ne maje te kokes me korrupsion do luftoje cironkat e vogla te ujesjellesit te Vlores.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Korrupsioni inatci

                                                        Sa te lexecem jane keta drejtuesit socialiste, pasi i lene vartesit te vjedhin sa duan,kujtohen e bejne sikur i kritikojne e i cojne te perballen me drejtesine. Ku ishtin deri tani, kryetari i Bashkise, Ministria, qe e lane gjendjen deri sa te krijohet nje strukture krimi9nale ne nje drejtori kaq te rendesihme.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. s
                                                          spata

                                                          Ndoshta ka dashur ,zonja Balluku ,te beje autokritike, per gjendjen e mjerushme te Vlores turistike ,por eshte zgjuar me vonese e kerkon koka turku ne Vlore . Dihet qe ne Vlore, si krimineli Sali ,pianeci Nano dhe Piktori e kane pare me syrin qe ti marrin e joti japin . Vlora nga viti 1991 e deri me sot ka patur shqtesimin kryesor mungesen e ujit e te sistemit te kanalizimeve .Askush nuk beri investime te frutshme por disa hapje e mbyllje kanalesh qe me shume u shpenzua se sa fitoje Vlora . Keta qe kujtohen tani i kane rene gjoksit vetem kur faleshin tu merrnin votat vlonjatve.Vinin e iknin pa degjuar . Premtime bosh per ujiun pa le per hallet e qytetarve ,qe sngopnin barkun, as e vrisnin fare . Furtuna e Cunami ishte kur inaguronin pjese te Lungomares me projekte gjysmake . I vune buze te kuqe vijes bregdetare e barkut te qelbur te Vlores i vinin kapak qe mos dukeshin . Une e kam vizituar Vloren shpesh se kam kujtime nga e shkuara. Sa here qe e vizitoja me therte kur ai pak uji ,qe rrithte neper tubacjonet e cpuara, nuk plotsonte nevojat ditore .Nuk flas per cilesine e ujit se eshte cmenduri ti mendosh.Banoret e zjenin per te gatuar e shplare enet se nga rubineti vite me njyre.Banoret vuanin nga diareja.Ilacet i merrnin nga Italija se ne farmacite e Vlores shiteshin ilace qe nuk jepnin efekt kurativ .Kur shkoje ne Vlore mbaje me xhep gjithmone ilace dhe nuk merrja kontak me ujin e rubinetave . Nuk di.Kjo zonja Balluku e njeh gjendjen skandaloze te sistemit uje -kanalizime ? A e di kjo zonje, se patronazhistat e Rilindjes ,te punesuar ne kete ndermarje, jane rekomandimnet e tyre.Te gjithe hajdut me cizme.Ne kete gjendja te sistemi ishte e pamundur te kontrollohej e te gjukohej se ku shkonte uji . Fatura te majme e nderhyrje ne sistemin beheshin nga kjo administrate e papergjegjshme .Uluni me kembe ne toke e nxirrni ne pahe ku jane problematikat te permirsoni furnizimin me uje . Sa per abuzimet i di populli se kush ka ngjyer . I mesoni nga ta dhe puna do te shkoije per mbrekulli .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Korcari ViP

                                                            Pse nuk e ze ne goje Korcen ku Drejtori i ujesjellesit eshte miliarder edhe biznesmen ,e shoqja ish kryetare gjykate ju gjenden dhjetra apartamente ne Tirane ne emrin e motres. Tani u bene avokate dhe prape bejne sekserin ,dhe pastaj merziteni kur i rrahin.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. r
                                                              raul

                                                              shkoni nje dite tek ujsjellsi i Durresit dhe ne hyrje te deres do takoni ne nje burre barkderr me emrin Mandi qe ka pamjen e drejtorit. Merr rrogen kot, fut karten ne fund te muajit ne bankomat dhe askush nuk e di se me cfare merret Mandi, vetem pershendet njerzit qe hyjne ne ndermarje dhe u tregon deren e zyres ku duhet te shkojne . E sa ka si Mandi ne Durres mbi 45 vete qe nuk i njeh askush por ne bordero figurojne. Po ne gjithe Shqiperine sa vete ka ne Oshe, Ujsjelles qe vetem futin karten ne bankomat dhe nuk bejne asnje pune si ne bashkine e Dr. Spahise ne Shkoder ku 87 vete mernin rroge vetem per te shkuar nje here ne muaj ne Tirane per pordhesta rrugore.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje