Lajmi që kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë në 5 qershor është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat e vendit fqinj. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se në fokus të kësaj vizite është puna për ngritjen e kampeve të refugjatëve që po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës.
“Puna atje është ende në vazhdim, por falë javës së kulturës italiane, Giorgia Meloni do të kthehet në Shqipëri të mërkurën e ardhshme për të vizituar dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve, të cilat nuk janë ende funksionale, por që qeveria dëshiron t’i aktivizojë “sapo të jetë e mundur” – shkruan ANSA.
Sipas të njëjtave burime, Meloni mund të mos shkelë as në Tiranë në vizitën e shkurtër edhe pse agjenda e takimeve nuk është finalizuar ende. ANSA nënvizon se vizita në Shqipëri do zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve europiane të 8 dhe 9 qershorit, për të cilat kryeministrja italiane është duke bërë një fushatë të ethshme.
“Vizita në Shqipëri do të jetë institucionale për kryeministren, edhe pse do të përkojë me fushatën elektorale dhe vjen pas “inspektimit” të ditëve të fundit të deputetëve të së majtës që drejtuan gishtin tek “blofi elektoral” dhe spektakli me “buldozerë në shkretëtirë” që hasën në kantieret e ndërtimit.
Kampi në zonën e portit të Shëngjinit është praktikisht gati, ndërsa në zonën e Gjadrit ku do të vendosen Qendrat e Pritjes dhe Riatdhesimit, puna është ende duke vijuar, por qeveria siguron se do të mbyllet sa më shpejt.
Një udhëtim i kryeministres italiane atje ishte përfolur për datën 20 maj, kur ishte planifikuar hapja e qendrave të emigrantëve. Më pas, një shtyrje pas tjetrës, mbërritëm tek e mërkura, vetëm 3 ditë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet evropiane” – shkruan ANSA.
M'plasi bytha
Epo , injoranti nuk ka brirë , ja , në këto që thotë e shkruan dallohet . Idiot i lindur .
Mos e fshini prape komentin. Te verteten po them. Kjo duhet pritur me protesta. Banoret e Lezhes, Shengjinit, Gjadrit a ku do shkele kjo pjelle e Musolinit per interesin e saj, duhet ta mirepresin me protesta kete tradhtare interesaxhie qe po perdor Shqiperine si kazan plehrash per te fituar partia e saj zgjedhjet europiane. Kjo vizite eshte nje mesazh ndaj italianeve qe une e gjeta kazanin e afrikaneve keshtu qe me votoni. Ndyresire e mutit.
Ja na plasi! Lajm eshte ky?
E pastaj nëse nuk shkel në Tiranë? Tirana a nuk është e Shqipërisë? Nëse nuk takohet me Ramën pa ndonjē arsye objektive, po, mund të thuhet ndonjë fjalë.
Do vie se ka për ti treguar Vuçiqit përmes Rames se dy herë abstenoi Italia në të mirë të Serbisë.Rama ka qenë ndërmjetësues.
Po kujt i plasi ku do shkele kjo fashiste oportuniste. Te ishte Shqiperia komb tamam qe ngrihet per te drejtat e veta, nuk do e linte te shkelte kembe ketu kete Musolinisten
Italianet jane popull edhe me idiot se shqiptaret