Avokat Spartak Ngjela komentoi deklaratën e kryeministrit të Greqisë për Shqipërinë.
“Ne jemi dy shtete fqinj, por të dënuar të jetojmë bashkë”, ishte deklarata e Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama.
Ngjela tha në një intervistë për ‘Breaking’ në Top News se deklarata e tyre janë boshe dhe se në fakt ata janë pushtues sepse sipas tij, kanë marrë tokat shqiptare të Çamërisë. Ai tha se çështja e Çamërisë është orientim nga Amerika, dhe se Greqia e di këtë.
“Ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë me ta sepse na kanë marrë gjysmën e territorit. Janë pushtues të territorit tonë. Cameërinë e kanë marrë, janë tokat tona. Ka folur dhe Rama për Çamërinë, si nga mendja mendon se e ka Rama?
Është orientim nga amerikanët, ndaj ju ngrit tensioni atyre dhe jo nga Rama. Po nuk kanë se çfarë thonë dhe thonë për Ramën. Deklarata e tyre janë kot për të trembur Ramën, sepse ka mbështetje. Himarën e duan sepse është qendra e Labërisë. Ku ka grekë atje? Grekë i bëri Saliu”, tha Ngjela.
Ndërkohë më tej tha se tensionet në Greqi janë ngritur pikërisht për çështjen e Çamërisë. Ai tha se Athina nuk e njeh Kosovën për shkak se ka lidhje seriale me Çamërinë, si dy territore që u sakrifikuan, sipas Ngjelës.
“Pse nuk e njeh Greqia Kosovën? Sepse ka koneksion serial Kosova me Çamërinë, dy krahina të sakrifikuara barabartë. Njëra doli, Kosova, tani kjo ka ngritur tension në Greqi. Çfarë do ndodhë nuk e di, por Rama flet për Çamërinë. Pse flet? Sepse është hera e dytë që e bën”, tha Ngjela.
Shko ore plak i rrjedhur… megjithese ti i rrjedhur ke lindur!
Lapidar fjala e A. Einstein qe universi dhe injoranca s'kane kufi. Dhe kur kjo injorance ka emrin avokat, v.l. cfare mund te presesh ne albanistan. Vetem me gomarin ne zgjuarsi dhe majmunin ne sjellje mund te krahasohen. Rrace muti!
Fjala jote në vesh të perëndisë!
AC/DC kujdes se mos të ndodh qark i shkurtër në trurin tënd pro grek.Të dhjefsha Janullatosin.