“Ky është misioni ynë”, Mesila Doda: PDIU do garojë e vetme në zgjedhjet lokale

21 Tetor 2022, 21:50Politika TEMA

“Ky është misioni ynë”, Mesila Doda: PDIU do

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda bërë sot me dije se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023.

Kështu ajo ka vulosur faktin se PDIU do të dalë me një listë. Sipas Dodës, kandidatët më të mirë nuk janë ata që do të garojnë përballë Ramës për të fituar, por kandidatët që njohin qytetin dhe shqetësimet e qytetarëve.

Doda: Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral.

Ky është misioni ynë. Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona. Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së. 

Unë vazhdoj mendoj që në këto zgjedhje nuk duhet të jenë kandidatë përballë Edi Ramës, por alternativa më e mirë për qytetarët. Duhet të jenë persona që njohin problematik dhe këta duhet të jenë kandidatët.

6 Komente

  1. C
    Cami

    O mesila. Ti me shpetim idrizin keni marre leket nga rama qe te kandidoni te vetem. Thjeshte qe mos coni vota te opozita. Se ju jeni parti e cameve ju skeni ca misioni kombetar keni se pervec votave te cameve te tjera nuk keni. Madje as votat e cameve si keni. Prandaj ikni hani ato lek dhe mos u beni qesharake me keto deklarata

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      O @Çami, por jo çam, ku e sheh të keqen zotrote, që partia që përfaqëson dhe komunitetin e tyre, të dalë me lista për këshilltarë, pse jo dhe për kryetarë bashkie, sidomos aty ku ka komunitet çam në shumicë? Apo ke hallin e Salehut ti? Yyy! Gjytyrim!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enkeled Kari

      Te shperlaft mortja

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban

        Nuk kuptoj diçka,pse nuk dalin personalisht keta te kandidojne per kryetar bashkie?Te japin doreheqjen nga deputet,dhe perpara,yxhym.Demokratet duhet te ishin duke u zi me grushte,kush tu bente kandidat Jo per gjë,por partia thote jemi shume mire,e kemi te sigurte fitoren.Mund tu pretendonte per Ed Paloken,Tabakun,Kujtim Gjuzin,Kellici etj etj,por asnje nga keto nuk e ha karremin,se i iken deputetlliku,e kane te sigurte humbjen.Do ja rrasin dr Alimehmetit,gjynah,por doctorri mos te tregohet naiv,qe te pranoje,po qe i zgjuar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AI

          Puthadore e pushtetit...ku e ke Timin o Doda? Apo te rrime urte e te fitojme ndonje gje e 5 muaj para zgjdhjeve vendosim...shko merr votat e Cameve shko...jo ne listat e PD e I kthen kurrizin.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dauti

            Deputetet came kane dale me votat e PD. Edhe kjo Mesila ka dale me votat e PD. Tani u lidhen pabesisht ( sic bejne gjithnje) me Ramen. E bejne tani kur Rama ndihet ne rrezik. Pabesia came eshte proverbiale. Ben mire PD ta mbaje veth ne vesh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje