Kyriakos Mitsotakis: Nuk mund ta ndalonim takimin e Ramës në Athinë

11 Maj 2024, 19:19Politika TEMA
Kyriakos Mitsotakis: Nuk mund ta ndalonim takimin e Ramës në

Për kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, takimi i Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë është diçka normale. Gjatë një interviste për televizionin “Alfa” ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë pengesë nga pala greke.

“Greqia është një vend demokratik. Askush nuk mund të pengojë një udhëheqës të huaj që të zhvillojë një vizitë private e të flasë me bashkatdhetarët e tij. Mbase çështja mori përmasa më të mëdha se ç’duhej të kishte”, tha Mitsotakis.

Por kryeministri grek nuk ka lënë pa shprehur pakënaqësinë e tij për kohën që ka zgjedhur homologu shqiptar për të zhvilluar takimin në Athinë.

“Nëse më pyesni nëse koha e kësaj vizite, pak javë para zgjedhjeve europiane dhe në një moment kur kemi disa çështje të hapura që i përkasin minoritetit grek në Shqipëri, është e përshtatshme.

Do u përgjigjesha që nuk është koha e përshtatshme, por kaq, nuk duhet t’i japim më shumë rëndësi kësaj çështje”, shtoi Mitsotakis.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi këtë të diel, në orën 11:00 në “Galatsi” të Athinës.

7 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Mbase koha është me vranësira dhe shi, duhet të zgjidhet një datë tjetër !!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koqo Koqedhima

      sa frike i keni shqiptaret o pederaste "helene"

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujtim

        Micot slene rast pa futur hundet si kur ka dhe s'ka zgjedhje kurse zRama s'paska gjetur kohën se Keta paskan zgjedhje dhe rastiska me arrestimin ishuj e një plere

        Përgjigjjuni
        1. s
          serxho

          Ne keto mardhenie nqse Rama do te ndalohet te kryej kete takim kjo shperblehet ne menyre reciproke dmth.asnje politikan grek nuk do te lejohet te vizitoi minoritetin grek ne Shqiperi.....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Po ta mbajti more kokomaqi ndaloje ,per te zezen e kombit tende e ke dhe tendin .Edit i rruani topet.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ethem Lalaj

              U mundua me të gjitha medjet Fashiste..por nuk ja doli.Pasi E.Rama nuk ka pyetur për BABAN E TIJ KRISTAQIN E NDERUAR..PSE U BË KOMUNIST,DEPUTET E A/KQPPSH..! -Miço..pandehu Saliun që i fali DETIN,TOKËN,KRIMIN E 1994 NË PESHKËPI TË F.BELERIT,KACIFASIN NË BULARAT QË E MBROJTI,JANULLATOSIN SI K/PESKOP NË KISHËN TON 1992,etj.etj. -E.Rama u mbështet nga SHBA,BE për Terroristin F.Beleri..ndaj ua THEU HUNDËT POLITIKISHT PA BËR ZË FARE..!Dhe jo si Miço Greku që helmoi Europën me shpifje për terroristin IDIOT BELERI..TURP..!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti Real

                Nuk keni pare gje akoma qirje Mico

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje