Lamallari: Avokati i Popullit nuk flet për trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj Ilir Metës

3 Shkurt 2026, 11:50Politika TEMA
Lamallari: Avokati i Popullit nuk flet për trajtim degradues dhe

Deputeti i PL Tedi Blushi, në interpelancën me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, kërkoi sqarime në lidhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e ish-Presidentit Meta në paraburgim.

Ministri Besfort Lamallari theksoi se në raportin e Avokatit të Popullit nuk flitet për “trajtim degradues dhe çnjerëzor”. Lamallari tha se nuk janë konstatuar shkelje administrative të personelit të IEVP-së Jordan Misja.

Ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e Burgjeve janë njohur plotësisht me rekomandimet e Avokatit të Popullit. Bëhet fjalë për rekomandime përgjithësuese. Raporti i Avokatit të Popullit në asnjë moment nuk përdor terminologjinë trajtim degradues dhe çnjerëzor. Rekomandimet e raportit janë në proces shqyrtimi dhe po analizohen nga strukturat përgjegjëse të burgjeve, sipas afateve. Është kërkuar informacion nga IEVP Jordan Misja. Procesi është substancial dhe synon përmirësimin sistemik, në tërësi, në çdo IEVEP. Nuk ka një hetim administrative ndaj personelit të IEVP Jordan Misja. Në rekomandimet e AP nuk konstatohen shkelje administrative, prandaj s’mund të kërkojmë përgjegjësi disiplinore. Kur nuk mund të flitet për përgjegjësi administrative, s’mund të flitet për përgjegjësi penale”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë theksoi se Avokati i Popullit ka konfirmuar që në rastin e Metës, s’ka persekuptim politik dhe s’kemi cenim të lirisë së shprehjes.

1 Komente

  1. R
    Real

    Ne min.e drejtesise jane te strehuar kriminelet me te rrezikshem te ripjelljes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje