Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’/ Zhupa: Dje mbledhjen e komisionit e thirrët pa u koordinuar me kreun e grupit të PD

3 Shkurt 2026, 10:30Politika TEMA
Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për

Deputetja e PD Ina Zhupa ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës pika për votimin e ndryshimit të formulës së komisioneve të posaçme. Kjo vjen për shkak të mosparaqitjes së deputetëve të PD në komisione në kuadër të një bojkoti.

Sipas diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, nëse anëtarët e PD nuk do të paraqiteshin në mbledhjen e të hënës në Komisionin për Reformën Territoriale, do të prishej bashkëdrejtimi dhe shumica do t’i kalonte PS-së. Zhupa thotë se kjo pikë e ditës nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe se mbledhja e të hënës është thirrur pa dakordësi mes dy bashkëkryetarëve.

"Dua t’i kujtoj mazhorancës që në Konferencën e Kryetarëve nuk është votuar as pro, as kundër për një vendim të tillë. Është marrë vendim, dhe me propozimin e kreut të grupit të PD-së, që kjo çështje do të shtyhej dhe do të kishim mundësi për të diktuar për territorialen. Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve. Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim në seancë plenare. PD ka qenë gjithmonë e gatshme t’i qëndrojë vendimit që ka votuar këtu në Kuvend, bashkërisht, për të bërë reformën territoriale. Ju e bëtë njëherë në mënyrë të njëanshme në vitin 2014 dhe e pranoni që ka qenë e dështuar. Nëse do të bëjmë një reformë që t’u shërbejë qytetarëve, qëndrojini vendimit që ka marrë Parlamenti, me ndihmën edhe të ndërkombëtarëve, për të pasur kryesinë dhe për të vendosur duke dëgjuar ekspertët. Tërhiqeni atë projektvendim që keni futur pa rregullore. Janë dy bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet. Nuk mundet PS t’i imponohet PD-së. Ndaj janë dy bashkëkryetarë. Dhe në mbledhjet e komisioneve të zakonshme bashkërendojmë me njëri-tjetrin", tha Zhupa.

4 Komente

  1. S
    Si nuk doli nje e sakte nga PD-ja?!

    Kjo si e bia e Salẽs . Na e shpif.Se kupton qe kafshẽria i largon njerezit .S’te vjen tu shkosh pas. Femer mashkull ?!?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja kjo "bukuroshja" Zhupa e OD....

      Kjo foka e Saliut eshte femra me e shemtuar mbi Toke, sa e peshtire femer qe sillet si e cmendur! Kjo eshte nga ato kamikazet e listes se mbyllur, nuk ka faj se keshtu e ka kurdisur Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mister ix

        Na i largoni kete fytyre burri se po na trembe femijet eshte bere si ufo surrati i ndertuar me pune vullnetare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje