Boçi shpjegon pse ambasadorët nuk shkojnë në selinë e PD-së: Nuk shoh të shkojnë as në selinë e PS-së

3 Shkurt 2026, 08:30Politika TEMA
Boçi shpjegon pse ambasadorët nuk shkojnë në selinë e
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në Klan News foli për shumë çështje politike aktuale dhe për atë që po ndodh në selinë blu.
I pyetur se përse nuk ka asnjë ambasador që të shkojë e të bëjë vizitë në selinë blu, Boçi u shpreh se ato nuk vizitojnë seli partish. Boçi deklaroi se Partia Demokratike ka raporte me përfaqësues të lartë politikë në Europë dhe në botë e nuk ka asnjë problem në këtë aspekt.

“Kjo është një zgjedhje e ambasadorëve, se unë nuk shoh që ambasadorët të shkojnë në selinë e PS-së. Zgjedhja e tyre është që ata kanë komunikime zyrtare me zyrat e shtetit. Duket sikur ata favorizojnë mazhorancën. Në fakt kanë marrëdhënie me shtetin shqiptar. Shteti shqiptar në këto momente ka pranuar që të ketë nëpërmjet votës së grabitur këto përfaqësues politikë dhe normal janë brenda mënyrës sesi operon një njësi diplomatike. Nuk ka ftohje të tyre me PD-në, sepse kontaktet me përfaqësuesit tanë politikë vijojnë, janë frekuente, janë të deklaruara a të padeklaruara, të shfaqura apo të pashfaqura, por që kanë rritur nivelin, kanë përcaktuar edhe temat që lidhen me situatën politike dhe gjetjen e mekanizmave që të gjejmë zgjidhje politike, me atë që kërkojnë qytetarët, duke marrë parasysh realitetin në vend”, tha Boçi.

3 Komente

  1. P
    Postjeri

    Ore "profesor" debil.Do gjesh ti dhe gjithe lepiresit e sales justifikim.Edhe sikur te mos vijne per momentin tek PS, tek ju kane 20 vjet qe nuk vijne.Nderkohe Edi Ramen po e pret e percjell e gjithe Europa,po e degjon me vemendje,po e rrespekton dhe po e vlerson jo si Sales qe i nderpresin fjalen dhe qe i mbyllin edhe mikrofonin se vazhdon te flase si papagall.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa i mjere ky Boci kurvari

      Ky Boci qenka vertet idiot. Ambasadoret shkojne ne Qeveri, aty eshte PS.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Studenti

        Luçi-ano , një injorant funksional , thotë që edhe në PS nuk shkojnë ambasadorët ! Kjo është e vërtetë , po në PS shkojnë kryeministrat dhe ministrst europianë , kështu që nuk është nevoja për të shkuar ambasadorët . Ai nuk do ta shikojë që selinë e Saliut ka vite që nuk e shkel asnjë ambasador . Luçi-anos i vjen zor ta thotë se që kur Saliu është shpallur NON GRATA nga USA dhe Britania e Madhe , PD-së nuk i afrohet asnjë ambasador , pasi kanë frikë mos infektohen nga Sala .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje