Kryetari i partisë Mundësia, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, mohoi kategorikisht një bashkim të mundshëm të kësaj partie me PD-në e Sali Berishës. Ai tha se është larguar nga PD pikërisht për shkak të problemeve të mëdha që ka kjo parti dhe asgjë nuk është përmirësuar.
"Qëndrimin tim e kam mbajtur. Ne duhet të kuptojmë një gjë, nxorrëm një kandidat ndryshe dhe hodhëm propozimin e kandidatit që të përfaqësojë votuesit opozitarë dhe jo partitë politike, për të vajtur përtej partive politike dhe kandiduam Ermalin. Ne kemi ikur nga PD, për disa arsye që Ermali i di dhe ato qëndrojnë. Këto çështje që na kanë ndarë nga PD, vijojnë të jenë aty, nuk ka asnjë ndryshim.
Nxjerrja e një kandidati jashtë partive, ishte mënyra për të patur një alternativë të besueshme, për ti dhënë një shans Tiranës. Ky ishte qëllimi ynë. Nuk e kam kuptuar pse doli ky propozim nga Ermali? Ne na kanë votuar 50 mijë qytetarë në Shqipëri, pasi i thamë që Berisha ka patur shanse ta qeverisë Shqipërinë dhe nuk kemi pse i japim arsye tjetër. Dhe na kanë votuar. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me partitë e vjetra, por jemi kundërshtarë të flaktë, mbi çështjen kryesore, drejtësia, nga e cila varet e ardhmja e Shqipërisë. Për cfarë diskutojmë? Zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po ishim edhe përpara ne për këtë të bashkuar. Qeveri teknike? Jo faleminderit, nuk e duam. Kodi Zgjedhor? Në 35 vjet dy partitë e mëdha janë bërë bashkë dhe kanë bërë kod zgjedhor kundër partive të vogla. Se të bashkohemi për zgjedhjet të lira kur nuk varen nga ne? Si mund të bëhet një qeveri, ku të votohet në Parlament, ku Rama ka 86 mandate? Si do të bëhet kodi zgjedhor, kur Edi Rama ka 86 mandate? Ky bashkim nuk ka kuptim." - u shpreh Shehaj.
Filloni komuniste te PD shani Shehajn se eshte biznesmen dhe nuk i ka vene leket me te vjedhur si Sala dhe sera e tij . Po shajeni dhe ju Enveriste te PS se ju mjafton te thote partia dhe nuk ju punon truri.
Keta jane idiote, prite kur te thone nuk e duam presidentin trump duam nje tjeter, keta si ka njeri ne refene as per ne halete keta jo keshtu jo ashtu..!!
Idiot vazhdo me Ramen e Ballukun ...
Shehaj eshte ne te drejten e tij te mbroje bizneset e tij dhe ti shtoje ato. Natyrisht rruga me e mire eshte bashkepunimi me Ramen. Kuse opozita s'ka cfare ti afroje.
O Lepur fut gure neper xhepa se do te mare era dhe te te coje ne Kamez.... U be ky 30 kg per opozite........ Su mor vesh kush pastron parate nepermjet ketij Lepurushi te Vlores
Agron Shehaj e ka dosjen gati ne Spak, nderkohe qe mbeshtetesit i jane larguar komplet, shihni sondazhet qe bertasin per kete fakt. E njejta ka ndodhur me votuesit e Lapajt, shihni sa i mblidhen para Kryeministrise.