Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i pyetur nga analistët në emisionin Të Paekspozuarit, për shtyrjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për mandatin e Belinda Ballukut, u shpreh se duhet pritur vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo çështje nuk ka pse trajtohet si ndonjë emergjencë pasi është brenda të gjithë afateve.
Blendi Klosi: Kemi vendimarrje të Parlamentit që ka zhveshur deputetët nga imuniteti, çdo deputet mund të hetohet. Pastaj për mandatin, nuk kemi opinion për këtë qëndrim, por kemi shpreshur qartë që, meqenëse kjo çështje ka futur në diskutim raportin ndërmjet pushteteve, gjyqësorit, drejtësisë, kërkojmë një qëndrim të GJK, sa i përket këtij opinioni. Me ardhjen e gjykimit të GJK, do të jemi me vendimarrje. Kërkesa për diskutimin e imunitetit, kërkon tre muaj kohë, jemi brenda afatit. Nuk kemi penguar procesin e hetimit. Për gjykimin e rastit, po kërkojmë të ndahet ndarja e kompetencave nga GJK. Historia në Shqipëri përsëritet, demokraci e re, qëndrime të herë pas hershme, kanë bërë ngërçe juridike, që duhet të shprehet GJK. Nuk kemi thënë që pengojmë hetimin, apo gjykojmë hetimin. Ne presim vendimin e GJK.
Ky nuk është rast që gjykohet për korrupsion, por për mënyrën e funksionimit të situatave të caktuara. Është diskutim normal, pse duhet të jetë urgjencë? Po presim GJK dhe do të marrim vendimin. Shumë e thjeshtë.
Andi Tela: Çfarë e lidh vendimin e GJK me një vendim që duhet të marrë Parlamenti? Ç’punë keni me GJK?
Blendi Klosi: GJK po gjykon për raportin e vënë në pikëpyetje mes qeverisjes, gjyqësorit…
Andi Tela: Kur GJK thotë më sillni mandatin e Olta Xhaçkës, pse thoni nuk jemi noter? Për çështje që ju implikojnë direkt, thoni nuk e zbatojmë. Rregulli thoshte ta çonit.
Blendi Klosi: Edhe Komisioni i Venecias thotë deputeti është i pavarur.
Andi Tela: SPAK kërkon ta arrestojë zv kryeministren, na jepni leje apo jo...
Baton Haxhiu: Gjykata, prokurori në fillim, mori vendim për pezullimin e funksioneve. Nuk mundet për faktin që kemi një refuzim të mazhorancës për ta pranuar pasi ndërhyn në kompetenca, të sjellësh një vendim tjetër të nesërme për arrestim. Mendoj se kjo ngutje e bën të dyshimtë rastin dhe dëshirën apo profesionalitetin e prokurorisë.
Nuk duhet te kete imunitet nga arrestimi. Europa nuk ka. Shikoni Gjermanine, Austrine, Francen. Ju nuk jeni superqytetare.
Nga e gjete kete se gjermania e ka si shqiperia.Ar.46.GG
O Teo, si nuk qenkan superqytetare keta ? E di ti se per 30 euro te nje fature te papaguar qytetari nga Lushnja eshte burgosur dhe ka dale i vdekur nga burgu kurse ketyre edhe kur zihen duke vjedhur 50 milion euro me nje te rene te lapsit,nuk pranojne as tu hiqet imuniteti? A ke pare ti se kata me parate e popullit jetojne ne luks te shfrenuar me shume se sheiket e arabise, ndesrsa 550 mije pensioniste marrin me pak se 200 euro ne muaj qe pasi te paguajne dritat, ujin, taksat e baneses e ilacet nuk u del as te ngopen me buke thate. Keta jane superqytetare sepse qytetaret shqiptare jane nenqytetare qe durojne te vidhen, te keqtrajtohen, te percmohen e tu kufizohen lirite e te drejtat themelore si ne asnje vend tjeter te Europes.
arrestimi nuk perjashtohet vetem kur ka flagrancë!
Kur prokuroria bën çfarë i don menderja ,,,,, bëhet abuzive me pushtetin Sot jo por nesër do dalin Prença të tjerë ( katunare të etur) …….
Jeni te pabesueshem per qytetaret e ndershem. Mire eshte ti vini gishtin kokes se ndryshe skeni gje ne terezi. Balluku te mos fliste ne cel si e Emae zeqos maj plehut, duke e ditur qs cel eshte spiun. Si do qe te veje puna, rendesi ka diskrimimimi. Nje cop leter e Gj.K apo e kujdo qofte perdoreni per prapanicen. Rendesi ka fakti qe ju te PS u horlladiset si mos me keq. Sejcili nga ju ne shtet jeni emeruar per te vjedhur. Kjo eshte me paramedim. Asnje nga ju te partive fantazme nuk ben. Duhet me cdo kusht te dale nje force e re, te mos kete kurfarre lidhje me ju mashtruesit e 35 viteve qe na e nxite jeten e ja moret bojen vetes. TURP TURP TURI JU MBULOFTE ME SHUME SE JU KA MBULUAR. Nuk ju ben pershtypje asgje qe shkruhet. Ju eshte bere lekura sholle.