Komentet Spahiu i bëri në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, ku tha se partitë e vogla do të jenë më të suksesshme nëse nuk do të bashkohen me PD-në, pasi sipas tij, ato janë votuar si një alternativë ndryshe.
Spahiu shtoi se nga ana tjetër, Berishës i leverdis që t’i marrë partitë e vogla ‘nën sqetull’, në mënyrë që PD të marrë më shumë mandate në zgjedhje, në kurriz të këtyre faktorëve të vegjël politikë.
“Bashkimi i partive të reja, me PD-në e vjetë, e forcon opozitën dhe e forcon PD-në? Apo i dobëson partitë e reja, dobëson edhe PD-në. Apo përfiton vetëm njëra prej tyre. Që PD ka interes, padyshim që ka. Sepse ato 200 mijë vota në shumicën e tyre nuk i ka marrë PS, por i kanë marrë partitë e reja, që u prezantuan si parti opozitare. Pra populli opozitar pa si një alternativë shumë të mirë në 11 maj, edhe partitë e reja. Tani çështja shtrohet, këto parti të reja të cilat morën, njëra 63 mijë vota, tjetra 40 mijë vota, tjetra 20 mijë vota, duke u bashkuar me PD-në, a dyfishohen? Qëndrojnë aq sa janë? Apo pjesëtohen për dy, zvogëlohen? Në datën 10 shkurt, sepse këta edhe datat i kanë njësoj, përkon fiks 9 vite me ngritjen e çadrës së Lulzim Bashës. Se këta kanë të njëjtën skemë, nuk ndryshojnë dot.
Partitë e reja duhet të kenë të qartë një gjë, nuk mund të bashkohen me koalicionin anti-SPAK. Nuk kanë asnjë lidhje me subjekte të SPAK që shkojnë një herë në javë te gardhi i Altin Dumanit. Sepse në fund të fundit, këto parti të reja kanë shkuar kanë duartrokitur në obor pro Altin Dumanit dhe nuk mund të shkojnë tani të duartrokasin pro subjekteve që heton Altin Dumani. E dyta, koalicionet në të gjithë planetin janë ose në Parlament, ose parazgjedhore. Fatmirësisht këto partitë e reja kanë përfaqësues në Parlament dhe kanë mundësinë që përfaqësimin e tyre, votën e tyre, ta bashkojnë me vota me PD-në në ato kauza që vërtet duhen bashkuar.
Unë jam nga ata që besoj se nëse partitë e reja bashkohen me PD-në në zgjedhje, marrin një rezultat më të dobët se në 11 maj. Qofsha i gabuar, por kjo është analiza ime. Është shumë gabim nëse i kryqëzojmë dhe u themi ‘pse nuk u bashkuat me PD-në para zgjedhjeve’. Ata mund të ishin bashkuar me njëri-tjetrin dhe të krijonin një grup me 15 deputetë”, tha mes të tjerash Spahiu.
O KRESHNIKOOOO!!! PO LLAPAJ ESHTE SALIU , PSE BUDALLENJẼ NA DI NEEE???
O Berish kriminel, ora e burgut po vjen.
Si nuk iku ky maskara ore? S'kisha lindur kur u shfaq dhe nuk na hiqet qafe. Nuk na vjen te shkojme ne protesta , se shfaqet ai . Qe na mori peng te djathten e vertet . Nuk besoj as tek Salianji, e ben per pushtet.
Ahahha Kreshniku, zjarri i gjashtë. Me këto shkrime Kreshnik djali po mbron gjënë e vjedhur (pasurinë) e vënë gjate kohës qe ishe në krye te KLD -së qe për një emërim merrje nga 400 mijë euro
O Kresh - NUK po ku ka vota dhe njerez Lapanjozi..... Nuk shef sa veta i mblidhen ne proteste..... Apo te duken shume me ato syze... Me duket se ke ato syzet qe i vinin lopes ne Devoll qe ti dukej kashta jonxhe dhe ty 50 veta te duken 500 000 veta
Qendrimi qe mbajten partickat pas 11-majit i ka nxierr zbuluar se cfar jane.Sa me shume te afrohen me PD-n ,aq me pak vota e perkrahes do te kene.Rasti PL-s (ish LSI-s) eshte deshmi shume e qarte.
o tiku llapa. llapa. ti hash rames ate mbrapa