“Laskarina Boubulina, shqiptare”, tërbohen mediat greke: Rama falsifikues i historisë, dha një recital nacionalizmi

12 Maj 2024, 20:55Politika TEMA

“Laskarina Boubulina, shqiptare”, tërbohen mediat greke: Rama

Media greke newsbomb.gr pasi i dha jehonë një lajmi se disa mbështetës të Berishës me në krye motrën e Kacifasit u përplasën me mbështetësit e Rama, ka reaguar pas përfundimit të takimit të Ramës me shqiptarët e Athinës.

Kryeministri shqiptar dha një recital nacionalizmi, pasi paturpësisht nuk ngurroi të thoshte se Laskarina Boubulina ishte... shqiptare!

Rama me një furi të pabesueshme nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dëshirojë duke dëshmuar se është edhe antihistorik edhe i rrezikshëm.

Ai u shpreh se Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip!  Dhe e gjitha kjo në Greqi”, shkruan media greke.

"Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg  të Stambollit, e lindur me prejardhje arvanitase një luftare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare. Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenar bashke me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip" 

Po kush është Laskarina Bubulina, heroina kombëtare e Greqisë?

Dhaskarina Pinoçi, e njohur më vonë si Laskarina Bouboulina (ose Bubulina), lindi në Konstandinopojë, ku nëna e saj Skevo Pinoçi vizitoi babanë e saj të burgosur, kapitenin shqiptar Stavro Pinoçi.

Babai i saj qe në Konstandinopojë, ku si pjesëmarrës klandestin në Revolucionin e Orlofit (1769-1770) kundër Perandorisë Osmane, u arrestua nga turqit. 

Familja e Bubulinës ishte nga komunitetet arvanite (shqiptare) të ishullit të Hidrës në Peloponez dhe Laskarina kishte trashëguar krejt karakteristikat fizike, si: ngjyrën ulli të lëkurës, tipare të mprehta, sytë kafe dhe faktin se ishte tejet krenare.

Kur babai i saj vdiq, nëna e Laskarinës, Skeva, u kthye në Hidra, e më pas u zhvendos në Specie ku Skeva u martua me Dhimitri Lazaru-Orlofin që jetonte atje. Në atë kohë ishujt e Peloponezit dalloheshin për lulëzimin e aktiviteteve tregtare dhe vetë Dhimitri qe pronar dhe kapiteni i një flote të vogël anijesh.

Ky ishte pak a shumë mjedisi në të cilin do të rritej Laskarina: një botë profesionesh, e tregtisë, e peshkimit… plot rrëfime e histori detesh dhe piratësh… po njëherësh edhe dëshirë tejet e fuqishme për liri.

Greqia qe nën sundimin e gjatë të Perandorisë Osmane për gati 400 vjet dhe njerëzit e porteve, marinarët, pronarët e anijeve dhe ushtarët grekë që ishin nën shërbim të gjeneralëve turq, kurdisën një komplot që i dha flatra fantazisë së lirisë dhe rebelimit të atij populli të shtypur. Të gjitha këto, Laskarina, jo vetëm i dëgjonte, por edhe fjalët e para që ajo kish mësuar si fëmijë ishin: “revolucion” dhe “liri”. Ndoshta kjo ndodhte në atë kohë kur tek ajo nisi të lindte dëshira që një ditë edhe arvanitasit të jetojnë në një Greqi të lirë.

Ajo u martua për të parën herë në moshën 17-vjeçare. Më vonë, pas vdekjes së burrit të saj, u bë gruaja e Dhimitri Bubulit, pronar dhe kapiten i flotës, nga një familje fisnikësh, po edhe njeri shumë i pasur. E gjithë kjo pasuri mbas vdekjes në një beteje kundra piratëve, i kaloi Laskarinës.

Bubulina, tashmë nënë e shtatë fëmijëve, dy herë grua e ve, në moshën 40-vjeçare mund ta kishte mbyllur jetën e saj. Por, ajo nuk u ligështua shpirtërisht. Mendja e mprehtë dhe shkathtësia e rrallë bënë që ajo shpejt ta fitojë krejt pasurinë e të shoqit, duke krijuar marrëveshje dhe aleanca me pronarët e anijeve dhe duke u bërë partnere me flotat e tjera, e duke e rritur dukshëm numrin e anijeve të saj. Në një kohë të shkurtër arriti të krijojë një pasuri të konsiderueshme.

Një nismë e tillë s’mund të kalonte pa u vënë re. Perandoria Osmane e deklaron fajtore për tradhti, për shkak të së kaluarës së burrit të saj që kishte kaluar në anën e Rusisë cariste gjatë luftës ruso-turke për kontrollin e Detit të Zi, dhe u përpoq t’i konfiskojë gjithë asetet e saj. Bubulina kërkoi mbrojtje prej ambasadorit rus Strogonoff, i njohur për tendencat pro-helene, dhe zbarkoi në kishat e Kostandinopojës duke kërkuar të bisedojë me nënën e Sulltan Mahmudit të II-të. Ne nuk e dimë se çfarë i tha e çfarë i kërkoi Laskarina, apo cili qe qëndrimi i saj; ndoshta ajo bisedë kokë më kokë midis një gruaje me një grua, apo mes një nëne me një nëne për jetën e saj të deriatëhershme, o ndoshta i ka rrëfyer për fëmijët e saj duke kërkuar ndihmë si të ishte vajza e saj! Dihet vetëm se nëna e Sulltanit, e prekur shumë nga guximi dhe kurajoja e asaj gruaje, e bindi djalin e vet që të hiqte dorë nga konfiskimi i pasurisë së saj.

Pas një qëndrimi të shkurtër në Krime, Bubulina u kthye në Specie, dhe jo vetëm për t’iu përveshur punëve, por tashmë duke sjellë me vete edhe erërat e revolucionit. Gjatë qëndrimit në Konstandinopojë, Laskarina në fakt i qe bashkuar, si e vetmja grua, shoqërisë së fshehtë “Filiki Eteria”, një konspiracion për lirinë e Greqisë. Prandaj, kthimi në shtëpi i saj përkoi me përgatitjen e përpiktë të kryengritjes kundra sundimit turk: blerja e paligjshme e armëve dhe municioneve, transferimi i fshehtë i tyre me anije në ishullin e Speces, shndërrimi i tyre në luftanije, dhe ndërtimi i të famshmit “Agamemnon” – një anije lufte e armatosur me 18 topa, balli i anijeve luftarake të flotës gjë që bëri që ajo të mbledhë rreth vetes një ushtri të vogël me “djemtë më trima” (palikari) siç i quante ajo vetë: një organizim ku ajo paguante, ushqente dhe mbështeste krejt anijet dhe ekuipazhet. E gjithë pasuria e saj u sakrifikua për çështjen e çlirimit të Greqisë.

Me 13 mars, 1821, me një gjëmim topi të “Agamemnonit”, komanda e të cilit ishte në duart e Bubulinës, flamuri separatist grek ngrihet mbi shtizën e një anije lufte. Ky qe dhe “Fillimi i Revolucionit” – me 3 maj 1821, flota e ishujve të Species, Hidrës dhe Psaras sulen drejt Napflios për të organizuar bllokadën detare. Ikonografia zyrtare e paraqet Laskarina Bubulinën ashtu në këmbë të “Agamemnonit” me shikim përpara, me kryet të mbuluar me veshje tradicionale, me krahun e drejtuar në pushtim të kështjellës, tashmë e mbrojtur nga 300 topa. Beteja qe e zjarrtë dhe Kapedania, siç quhet ajo, zbarkoi në terren me njerëzit e saj dhe me gjithë energjitë merr pjesë në betejën e parë. Dhe pas vijuan betejat e Monemvasias, Pilosit dhe Argosit, ku ajo humbi edhe të djalin e parë të saj, Janin.

Por, Bubulina nuk mbeti e famshme për shpirtin e saj luftarak. Ajo meriton të kujtohet edhe për aktin e faljes kërkuar separatistëve grekë të gatshëm për masakrimin e popullsisë së rrethuar në kalanë e Tripolisit, në zemër të Lakonias. Me ndërmjetësimin e saj, grekët kursyen jetën e grave dhe fëmijëve të familjes së Pashait, sundimtar të qytetit, në respekt për aktin e dikurshëm të nënës së Sulltan Mahmudit kur ajo zbriti për herë Kostandinopojë. Më pas ndodhi edhe 1825-ta: kufijtë e Greqisë ishin përsëri në rrezik, mbasi flota turko-egjiptiane kishte mbërritur në brigjet e Peloponezit, në qytetin Pilos. Laskarina, edhe pse tani ishte në mjerim, mbasi e kish shpenzuar krejt pasurinë e saj për revolucionin, shfaqet sërish e gatshme të luftojë, të përgatisë e të organizojë njerëzit.

Papritmas i mbërrin një akuzë shpifëse nga familja e së dashurës së djalit të saj. Kjo ndodhi bëri që Laskarina të harrojë Greqinë, atdheun dhe revolucionin. Ndodhi që ajo të braktisë idealet politike dhe ta lërë luftën mënjanë. Kështu, Kapedania e humbet rolin e saj publik dhe bëhet thjesht një nënë. Përballet me të afërmit e familjes së vajzës, duke i dalë në mbrojtje djalit të saj. Papritmas atmosfera ndizet dhe një armë zjarri, e qëlluar nga një dorë që mbeti përjetësisht anonime, e godet midis ballit duke e lënë të vdekur. Dhe, kështu merr fund jeta e saj…

Në këtë mënyrë vdiq Laskarina Bubulina, Heroina Kombëtare e Greqisë së Lirë, e vetmja grua admirale e marinës Perandorake Ruse, e lindur në burg, por që në zemër dhe në buzë e saj pati një fjalë të vetme: Lirinë!

19 Komente

  1. o
    ooo

    Ishte grekorthodhokse ,,,,nuk ishte myslymane ,,,si 90% e shqiptarve ,,,,

    Përgjigjjuni
    1. T
      TIRONA

      Ooo:mos genje kaq shume: Po te shkruan nje orthodoks:Nuk jane 90% e shqiptareve myslimane si bejleri juaj! E verteta historike nuk mohohet!

      Përgjigjjuni
      1. T
        TIRONA

        Ooo:mos genje kaq shume: Po te shkruan nje orthodoks:Nuk jane 90% e shqiptareve myslimane si bejleri juaj! E verteta historike nuk mohohet!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enio

          Besimi eshte personal. Emrat nuk tregojne etnine, une jam i krishtere dhe Shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqipetar Ortodoks - Jo vorioepirot

            Dolën koqet e kandarit grekëdashës. Laskarina Bubulina dhe Theodhor Kollokotroni ishin arvanitas. Kaq. Çfare ka këtu per t'u inatosur. Babai i Kollokotronit ishte "klefti", kaçak, hajdut, komit. Dhe dihet historikisht qe bandat me "klefti" ishin plot me shqipetarë. Të mohosh arvanitasit, eshte njesoj si të mohosh mbas 100-150 vjetesh se pasardhesit e kukesianeve apo beratasve dhe tepelenasve qe jetojnë sot ne Greqi jane me origjinën shqipetare. Vetëm feja nuk hyn këtu. Sot ke ne SHBA irlandeze dhe skocezë qe mburren me origjinën e tyre, se para 300 vjeteve ster-stergjysherit e tyre emigruan nga Irlanda dhe Skocia per ne Amerikë. Bostoni edhe sot ngjyroset vit per vit ne të gjelbert, me rastin e Shën Patrikut, që shenjtori kryesor irlandez. Por mediokrët kane dale këtu me ate urrejtjen e tyre fetare kunder myslimanëve, dhe grekëdashjen e tyre te semurë, duke harruar qe jane shqipetarë pavaresisht nga feja. Ai komandanti i ushtrisë greke, Kollokotroni, gjatë nje sulmi kunder turqve bertiti ne shqipen arvanitase "perpara more, t'ju q.... nënat". Kur e pyeten vartesit mbas betejes se çfare tha, Kollokotroni u pergjigj "shava ne gjuhën e babait". Dhe kjo eshte e documentar, duan apo nuk duan qentë grekëdashës. Ndersa per Laskarinën nuk ka nevoje te them gjë, se edhe ne Wikipedia e keni te shkruar qe ishte arvanitase.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sara

            ore edhe sot flasin njesoj ne Specie, gjithe profesoret e historise ne universitet ne Athine thoshin qe arbereshet e Species dhe Hidres ishin "Suliotet" e detit

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta dhemb....

              Citjonezi ke shku per lesh... mire se Laskarina ishte kristiane arvanite por clidhje ka Hanemja jote turke me ate!?

              Përgjigjjuni
              1. j
                janulla

                Sa helene ishte Laskarina , po aq eshte dhe Beleri brekdhjeri ....thesi me mut ..

                Përgjigjjuni
              2. U
                Undefined

                Po kujt po i "rruhet" se kush ishte,,,,,,Laskarina,,,,,,akoma me kto arvanitet...hajdute bagetish e vrases me pagese mbrapa kraheve......rrofte...Anglia e Franca deri diku edhe Rusia..qe i thyen ''hunden' Sulltanit...si dhe formuan...Komitetin per clirimin e asaj qe me vone e pagezuar Greqi..( per interesat e tyre e vetekuptueshme)....se per arvanitet...vari kkk se eshte e kote te flasesh....pirdhe Sulltani per disa analfabete....qe edhe ne lufte shkuan sepse u paguan nga Perendimi....se perndryshe do te vazhdonit te benin ....hajdutin e vrasesin....qe ishin edhe idealet e tyre....se tjeter ideal nuk njihte ajo turme barbaresh......

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Undefined

                  Po kujt po i "rruhet" se kush ishte,,,,,,Laskarina,,,,,,akoma me kto arvanitet...hajdute bagetish e vrases me pagese mbrapa kraheve......rrofte...Anglia e Franca deri diku edhe Rusia..qe i thyen ''hunden' Sulltanit...si dhe formuan...Komitetin per clirimin e asaj qe me vone e pagezuar Greqi..( per interesat e tyre e vetekuptueshme)....se per arvanitet...vari kkk se eshte e kote te flasesh....pirdhe Sulltani per disa analfabete....qe edhe ne lufte shkuan sepse u paguan nga Perendimi....se perndryshe do te vazhdonit te benin ....hajdutin e vrasesin....qe ishin edhe idealet e tyre....se tjeter ideal nuk njihte ajo turme barbaresh......

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pjeter

                    Haha recital nacionalizmi?? Rama e asnje tjeter, asnje here nuk kane erdhur ne Greqi te mbeshtesin apo te vene lule mbi varret e terrorristeve,apo te deklarojne pretdndime territoriale,juve po,nuk beni dallim,politike e majte apo e djathte,extrem i djathte si agimi i dhjere apo anarkistet tuaj,te gjithe pa perjashtim me gjithe mediat tuaja ,keni nje jete qe recitoni nacionalizmin e semure,por ne ja u kuptojme hallin,jeni te dhjere koke e kembe karshi shqiptareve,dhe kjo menyre ju mban akoma te kompaktuar te mbuloni te vertetat historike.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      k

                      Mos u shqetësoni zotëri se po të keni pak durim edhe kina me dinastitë e saj perandorake,do dalin me origjinë nga leskoviku.Kemi kocaqe dhe gura që e qajnë historinë për shkollat e bathores ku edhe do shesin ca paçavure që quajnë "studime historike të pakundërshtushme". Kompleksi gjigand i inferioritetit ,dhe injorancës,ka pasoja tragjedie tek ata që e vuajnë.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Keta ishin orthodhokse dhe nuk e duronin dot zgjedhen muslimane. Atdheu i tyre ishte Greqia, po qe se do ndiheshin shqiptare do luftonin per Shqiperine.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ushtaraku

                          Greqia ishte Shqiperi ne ato kohe. Arvanitasit nuk ishin te ardhur ne Greqi, ishin pronaret e Greqise. Zemra e Greqise ortodokse ishte Kostandinopoja (Stambolli) . Humben luften ne Stamboll dhe bene marreveshje me Turqit musliman te zhduknin shqiptaret. Edhe sot i lepijne bolet Erdoganit nga frika mos ju merr dhe ishujt.. Kjo eshte historia. Te tjerat pordhe ortodokse.

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Li

                          Sa i paska dhembur e verteta ketyre komentuesve qe kan dal per analize pa u pergatitur fare. Nuk e ka me të then e ka me të lexuar tjetri. Nuk kishte shkuar per të shqiptarizuar greqin por per të takuar qytetaret e Shtetit qe drejton qe eshte detyr e KM. Qe të jeni të qet krahasoni vizitat e shtetareve grek ne Shqiperi. KRENAR PER SHQIPERIN TIME. Bravo Edi Rama.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            Nuk e dinja qe tirona eshte ne Greqi dhe pergenjeshtron te vertetat historike!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taulant

                              Rama u referohet studjuesve evropjan te kohes. Lufta greko-trurke ishte nje lufte civile Shqiptare midis Shqiptareve myslyman katolik dhe atyre ortodoks shumica arvanitas. Nuk kishte grek ne ate kohe Atik,Peloponez,Thesali e Epir. Ata erdhen mbas shkembimeve te popullsise me turqin.Mbreti Gjerman Oto kishte studjuar greqisht por ku u be mbret ne Greqi mbante perkthyes me vete sepse njerezit qe takonte nuk flisnin greqisht por SHQIP. Gjuha greke u vendos me dhune si gjuhe zyrtare prej Rusise-Frances dhe Anglise. Ne parlament prej vitit 1830 deri 1865 flitej me shume Shqip. Keto jane fakte . Ka me qindra libra te shekullit te 19-te por edhe te sotem qe shkruajn per ate periudhe.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ushtaraku

                                Te vetme beteja qe fituan Greket ne lufte me Turqine ishin fitoret e Shqiptareve. Gjuha shqipe flitej ne gjithe Greqine dhe sic thone historianet Greke shqiptaret ishin te zotet e Greqise qe njohim sot. Kisha Greke dhe zemra e Greqise ishte Stambolli ose Kostandinopoja. Stambolli ishte qytet grek me shumicen popullsise Greke. Pasi humben luften Greket ortodokse bene marreveshje me Turqit musliman te zhduknin shqiptaret. Si Greket dhe Turqit rane dakord qe gjuha shqipe dhe shqiptaret te zhdukeshin nga Greqia dhe Turqia dhe shqiptaret te asimiloheshin me dhune. Edhe mund ti kishin arritur qellimet e tyre po mos te ishte per Enver Hoxhen. Te bej pordhe Rama apo edhe keta loqet e fishkura nga Himara e te zihen si qen lango, kjo eshte historia.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  NO PASION

                                  I DASHUR MERO...JAM SHUME I LUMTUR QE PO TE KOPJOJ RUBRIKEN TENDE TE FAMSHME ANTENA...PASI PARA DISA DITEVE NE NJE KOMENT U SHPREHA PER NJE SINDROM QE KA KAPUR DISA GJITHOLLOGE QESHARAKE QE THONE SE DELTA E NILIT VJEN NGA SHQIPJA...NGA SHQIPJA FOSHNJORE QE PERDORIN FEMIJET KUR DALIN NE CEP TE PALLATIT DHE JA BEJNE...TA..AAAAA..PRA DEL.....TAAAAAAA ...OSE MARIN MEMA DHE KLONI I TIJ NE VERSIONIN FEMEROR KOCAQI ..KUR THONE SE NUK KA GREQI...GJITHE GREKERIT JANE SHQIPTAR....NE ATE KOMENT THASHE INSHALLA NUK INFEKTOHET KRYEMINISTRI POR NUK ISHTE E THENE.....SHIKONI NE DARKE ANALISTET SE DO DALIN DHE DO THONE....PSE AJO ESHTE SHQIPTARE SE...AJO QUHEJ LINA DHE KUR ISHTE E VOGEL BENTE BU..BU...BU....

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje