Le Soir fton pushuesit belgë: Vizitoni Shqipërinë, ose ndryshe “Maldivet e Europës”

6 Janar 2023, 16:15Politika TEMA

 

Le Soir fton pushuesit belgë: Vizitoni Shqipërinë, ose ndryshe

Gazeta më e madhe e Belgjikës “Le Soir” promovon Shqipërinë si destinacioni për t’u vizituar këtë verë, duke e quajtur “Maldivet e Europës”. Një ftesë për pushuesit belgë që të vizitojnë një parajsë brenda Europës, pa kërkuar plazhe ekzotikë në kontinente të tjera.

Janari konsiderohet si muaji më i trishtë i vitit. Po sikur ta zbusni zemrën duke e planifikuar që tani udhëtimin e rradhës? Drejt Europës lindore, ku shplodhja është e garantuar!

Nuk ka nevojë të shkosh gjithmonë larg për të ndryshuar vend, për të zbuluar botën e për t’u shkëputurkrejtësisht. Faqja “Staycation”arriti që gjatë krizës të bindë shumë njerëz të bënin udhëtime më pranë shtëpisë, deri në atë pikë sa zakonet tona të udhëtimit ndryshuan. Nuk bëhet më fjalëpër t’i hipur avionit e për tëikur në anën tjetër të botës duke shkaktuar një dëm kolosal mjedisor, sepseka ardhur momenti për t’u maturuar dhe për të rishikuar mënyrën tonë të të udhëtuarit. Ky ështëprioriteteti kryesor. Megjithatë, kjo s’do të thotë të privohemi nga udhëtimi: pas dy vitesh pandemie, kemi nevojë të rigjenerohemi më shumë se kurrë, e të udhëtuarit padyshim që na mundëson të shplodhemi. Por ku duhet të shkojmë pa patur njëimpakt ekologjik aq të lartë sa me të drejtë, na bën të ndihemi fajtorë?

Parajsë, por jo e magjepsur

Nëse ëndërroni rrugë të gjata me rërë të bardhë dhe laguna blu, me siguri ju shkon mendja tek Maldivet. Me 8256 kilometrat që ndajnë kryeqytetintonë nga ky arkipelag që gjendet jashtë Oqeanit Indian, dhe 10 orë e gjysmë fluturim direkt nga Brukseli, ky destinacion është shumë larg në listën eambientalistëve dhe atyre që duan të reduktojnëndikimin e tyre negativ në planet. Përveç të qenit një destinacion shumë i largët, prapaskenat e këtij ishulli “parajsë” kanë larguarshumë njerëz, veçanërisht për shkak të menaxhimit të dobët të mbetjeve, gjëqënë dekadat e fundit i ka dhënë atij pseudonimin“ishulli i plehrave”.

Perla e Adriatikut

Po sikur t'ju thoshim se mund t’i keni Maldivet, pa u larguar nga Europa? E keni të vështirë ta besoni? Në Tik-Tok dhe nëInstagram, ekziston një destinacion qëpo bën bujë: Shqipëria, një vend ballkanik në Europën Juglindore. 2136 kilometra larg kryeqytetit tonë, Shqipëria duket se është kompromisi ideal për ata që janë në kërkim të hapësirave të mëdha si ato në Maldive. Në rrjetet sociale, Shqipëria ka marrë pseudonimin “Maldivet e Europës”.

Është veçanërisht bregeti i Ksamilit, që gjendet në jug të vendit, i cili tërheq njerëzit me hapësirat ujore që vazhdojnë përtej asaj që sheh syri. Plazhi i Ksamilit konsiderohet gjithashtu një nga më të bukurit në Europë. Për shkak se Riviera Shqiptare ka më shumë se 100 kilometra vijë bregdetare, aty gjenden gjithashtu gjire të fshehura dhe zona arkeologjike që të lënë pa frymë. Prej disa kohësh, Ksamili është kthyer natyrshëm në “the place to be” dhe tanimë aty ka edhe shumë hotele luksoze, që të kujtojnë ato në Maldive. Një nga pikat e nxehta? Padyshim plazhi i Pemës së Thatë, me shezlonget që gjenden mbi det e mbulohennga tenda me kashtë.

Fakti që ky destinacion josh aq shumë, është edhe për shkak të çmimeve shumë më të volitshme se Maldivet; për një javë pushime në hotel, llogarisni mesatarisht 1,043 € për dy persona, kundrejt 2,718 € për të njëjtin qëndrim në Maldive, sipas vlerësimeve që jep faqja Ou-et-Quand.net. Në këtë mënyrë, kurseni goxha para në buxhetin tuaj të pushimeve dhe nuk vuani nga jet lag. Pra, çfarë po prisni për të rezervuar?

 

*Link artikulli: https://sosoir.lesoir.be/cette-destination-europeenne-proche-de-bruxelles-vous-donnera-limpression-detre-aux-maldives

Lini një Përgjigje