
Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në takim kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Takimi mes tyre ka zgjatur për afro 60 minuta. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto krah Begajt ku zbulon edhe temat e diskutimit.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike“, shkruan Rama.
Kjo është vizita e dytë që kryeministri Edi Rama zhvillon në Presidencë, pak muaj pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.
Ohhh sa foto e shëmtuar. Shikojeni dhe më thoni. Who's the boss?. Kjo tregon se Bami ngelet ende ushtar i bindur. Dhe se urdhrat i zbaton, nuk i diskuton. A moj Shqipni me këto institucione leshi që ke.
Nuk e di çfarë ambasadori dhe çfarë njeriu është ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, por në një portal serb komentuesit filluan të tallën me emrin dhe mbiemrin e tij.
Tani qe pjerdhin te dy ne nje poc do shkojn punet me mbaresi