Nga Ylli Pata
Ngjarja më e fundit e pastrueses Rozetë, që bashkë me të birin Havier hodhën në publik një fabul mjaft tërheqëse me 500 mijë euro, tub aspirimi, zyrtarë të rëndësishëm etj, mori shkas nga një njoftim zyrtar i policisë që më pas u kthye zyrtarisht në hetim të prokurorisë. Që sot ka marrë edhe vulën nga Gjykata.
Janë të gjitha elementet që kjo histori supertërheqëse të vijohet për të ndjekur paratë e tjera të diferencës 500 mijë euro minus 120 mijë.
Të kujt janë, ku i kishin fshehur, nga i morën, për çfarë i kishin taksur dhe pse nuk i kanë denoncuar?
Natyrisht që sado që mund të jenë shteruese njoftimet mbi hetime nëse zhvillohen, ata kurrë nuk do t’I vënë fre dilemave, pikëpyetjeve, dyshimeve apo fantazitë që ndjellin këto histori alla Sherlock Holmes.
Por sado tërheqëse të jetë personazhi i pastrueses Rozetë, që ngjan si binjake e paligjshme e rrëfimit monumental i Viktor Hygo-së te “Të Mjerët”, mjedisi ynë ka pasur histori edhe më të forta se kaq. Ndoshta nuk ka pasur një Rozetë e një Havier, çka ngjajnë pikantë si emërtime, ngaqë janë rrotulluar emra paksa anadollakë, megjithatë thelbi i fabulës ka qenë tërheqës.
Kështu ka pasur ngjarje e të dhëna për grabitje misterioze të miliona eurove të fshehura në thasë të zinj, në garazhet apo kantinat e fshehta të vilave luksoze.
Madje u fol se grabitjet janë kryer nga skuadra njerëzish që punonin në polici apo agjenci të tjera ligjshbatuese.
Ka pasur gjithashtu mjaft zëra, akuza, madje edhe legjenda urbane për fshehje lekësh nëpër shtëpi, botrume shtëpish, apo nëntokë.
Në Gjirin e Lalzit kanë ndodhur disa grabitje në vila politikanësh apo zyrtarësh të lartë, por nuk ka pasur asnjëherë ndonjë të dhënë zyrtare nga policia apo prokuroria. Madje është folur edhe për një rast të një gërmimi të një kompanie ndërtimi për të ndërtuar një resort në Lalëz, që futi tartakutin tek disa zyrtarë e politikanë të lartë, se po kryhet një operacion gërmimi për të gjetur lekët e fshehura.
Por përveç thashethemeve e legjendave, ka pasur edhe deklarata publike.
Para ca kohësh, Lefter Koka, ish-ministri e deputeti i LSI-së, gjatë një polemike zyrtare me Ilir Metën deklaroi: “Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe!”.
E meqë ra fjala, të gjitha këto zëra, deklarata, janë pikërisht një objekt pune i Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-pra SPAK. E cila ka detyrë pikërisht të gjejë paratë që zyrtarët mbajnë të fshehur nga përfitimi i paligjshëm.
Në vitin 1992, grupi “Mani Pulite” i Milanos, hyri në shtëpi ministrash e deputetësh, pasi mori të dhëna nga biznesmenë të ndryshëm, të cilët rrëfyen se kishin thënë rryshfet. Dhe gjetën para në dysheqe, jastëqe e kasaforta.
Në mos të gjitha lekët, të paktën ata “të xhepit për kafe” duhet të jenë diku. Megjithatë, është interesant fakti se për të gjitha ato histori nuk u fol kurrë nga panelet, që duket se kanë një linjë veprimi nga tunelet e Lalzit. Ku bubrrojnë macetat që lëvizin pas disa skalionesh me polici private, roje trupi, kamera e dedektorë për të mos lejuar dronë dhe kamera të afrohen.
Po nëse do të shkojë SPAK bashkë me kamerat, ndoshta paratë i largojnë, por njerëzit arrijnë të shikojnë “një bukuri të fshehur”, për të cilën ka legjenda shumë të mëdha urbane, sesa personazhe që janë kopje e keqe e Hygoit apo Gabriel Garcia Marques-it…
Të vetmit hajdutë shqiptarë që duhet të dekorohen që vodhën shefen e hamutajt dhe duhet të vjedhin gjitha shefet kurva të korruptuara të administratës shqiptare me ramën në krye.
PROPOZIM I BUKUR ...... Nësë SPAK do të arrinte të bënte kontrolle në një orë të caktuar njëkohësisht, në shtëpi të ministrave, zv.ministrave, drejtorëve, kryetarëve të bashkive, presidentëve apo kryetarëve të enteve të ndryshme shtetërore apo private, e sigurtë do të gjëndeshin aq para sa nuk ka as nëpër banka...........................
Shoku Yildiz Pata alias Mëro nga Pështan-Katund! E para Ilir Meta nuk eshte aq rrote kari sa mendon ti. Arkat ka kohe qe jane bere virtuale. Merr nje brisk dhe rruaji bolet. E dyta kush e ka penguar kryeprokurorin e Vin Llapës, shokun Ymer Baze te shkoje dhe te plugoje kopshtin e Likes qe te gjejë arkat? Keni 12 vjet ne pushtet more sumekuqër pabythsa.. E treta mire kontrolloni Meten, po ama keto drejtoreshat e Ahmetajt, Benet Becin, Blendi Gonxhen, Artan Lamen edhe Shkrelin, Adelina Grecën dhe Kumbaron ... kontrollojini paralelisht. Do zhgenjeheni nga ajo qe do I gjeni Metes krahasuar me metastazat financiare mesiperme te Vin Llapës. Degjon o gopi I patës!
Po perse nuk e shkruan emrin te plote"kar" apo ke hall se te marin me sysh.
Mos punon gje motra ne administratë që u preke?
Politika ka 30 vjet që gërmoi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend” Eshte deklaruar keshtu nje zonje e nderuar qe nuk i heq asnje presje. Perfundimisht nuk shikoj shpetim as me SPAK- un Duhet pare varianti i juntes ushtarake
Nje sude tjeter...histori e vjeter menyre e re e zhvatjes..
Mos harroni dhe ministra e debutete aktuale.....dhe ish patjeter ish drejtore tatime, barnash ujesjellsish,spitalesh
Sikur vertete te vije ajo dite qe SPAK te shkoi me kamera e mjete te tjera ne kerkim te parave te Shtepia e Berishes,Metes,Bashes, e shume ministrave,do jete nje dite historike dhe nje lumturi per popullin shqipetar. Por kjo nuk ndodh se, SPAK dhe e gjithe drejtesia shqipetare eshte e blere nga keta qe tham me lart.
utopistet shqiptare kane shprese te aspaku!!!!!!ata po mundohen te fshehin paret e veta dhe te shokeve qe kapi vetingu.edhe sikur te dale ndonje i ndershem nga aspaku,kush e le ate ti afrohet vilave te lalzit qe ruhen me roje te reneas,vila saliut dhe ilirit mund te kete edhe antitanke.vetem sonila mece buze fryra te na nxjer vidion e monikes te vila dhe te maces sasha
Lexo sa e kohkahtjetër kjo ndosë . Sa kisha mbritur....migruar , e , u regjistrova në zyrën e punës . Më vjen zarfi nga qzp , e hap , e lexoj përmbajtjen . Më njoftohej të merrja pjesë në një takim për një vend pune në aeronautikë . Salla ishte modeste e reth tavolinës një larmi moshash . Fillon ing.teknik të sqarojë se si e ç'cilësi e aftësime duheshin për atë vend pune . Më lëndoi veshin diçka ; që në atë profesion , përveç se njohurive mekanoelektroteknike ....dhe e ndërpses . Meqë anglishtja ishte një kriter , i'a kthej pasi po jepte vendtakimin e intervistës . I prezantohem dhe e pyes : what about the security...Zonja në krahë tim që e kisha harruar i përqëndruar te gjuha e re më nge me bryl e më thotë , - nuk është për ty . Djathas një burrë imcak , o , unë jam arbëresh , arbëresh - flet shqip i them ? Ai tundi kokë (horizontalisht) . Po po ma kthen ing.teknik që kishte mbritur atje nga kroacia në vitet '72 . Pritj'e gjatë për atë vend pune . Më rivjen letra pas intervistës dhe m'ish refuzuar posti . Ndërkohë , pasi kisha gjetur tjetër punë , atë ditë , kthehem në shtëpi , si çun shpie që e pi verën e rakinë - keni parë që as dinë të dehen ca - ndez tv të shoh lajmet Ishte 11 shtator 2001.... Kullat binjake sapo ishin sulmuar nga teroristët . S'e di si u ndjenë as ata as ata kurse atyre u ngeli ndjesia që lënë luspat mbi lëkurën e shputave të duarve një karpë e gjallë përdhe a një ngjalë . Ndërsa unë , pohoj vertikalisht dhe negoj horizontalisht .Ndryshe , në në gojë t'ujkut s'hidhet valle a hidhet vallë , ca , edhe thonë : unë talla bythën me ty - jo unë . ....ç'mjerim luksoz .