VIDEO: Leksion demokracie nga Kavaja, kandidati i PS pranon humbjen, përgëzon fituesin

15 Maj 2023, 21:55Politika TEMA

VIDEO: Leksion demokracie nga Kavaja, kandidati i PS pranon humbjen,

Shembull qytetarie dhe leksion demokracie kanë dhënë kandidatët për kryetarë bashkie në Kavajë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, e parakaloi me numrin e votave, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.

Por para se të dilte ai është takuar personalisht me kundërshtarin e tij dhe e ka përgëzuar për fitoren.

Kandidati socialist u largua duke thënë natën e mirë dhe përshëndeti të gjithë stafin elektoral të koalicion ‘Bashkë Fitojmë’.

Të gjitha këto skena janë pritur me duartrokitje nga kundërshtarët, që e kanë vlerësuar Kralin për sjelljen.

Nga të dhënat e deritanishme, Fisnik Qosja ka marrë 8477 vota, ndërsa kandidati socialist Redjan Krali mori 7818 vota.

Fitorja e tij u prit me entuziazëm të madh nga mbështetësit jashtë qendrave të numërimit.



4 Komente

  1. A
    Ari

    Pas Fierit, edhe ky gjes me pelqeu. Bravo

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Kavajasit u kthyen prape tek plehrat.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Nje bravo te Madhe te dy kandidateve, kjo eshte politika moderne, te mesojne te gjithe ata qe kane pese pare mende ne koke. Large sherrit e dhunes, sharjeve dhe ofendimeve, po te deshi populli,hallall dhe pune te mbare.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ermal

          Redi eshte nipi i Fatos Nanos, s'ka si te jete nje primitiv i rendomte. Respekte per gjestin, tregon qytetari dhe nje klime qe duhet te ishte gjithandej neper Shqiperi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje