
Kandidati i PS-së Edison Memolla ka fituar mandatin e kryebashkiakut në Rrogozhinë. Memolla mori vetëm 23 vota më shumë se kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha.
Kjo fitore kaq e ngushtë, sipas Memollës është një mesazh që duhet të ulin kokën dhe të punojnë fort.
“Shumë faleminderit. Pavarësisht se fituam, realisht mesazhin e kemi marrë dhe është një mesazh që duhet të ulim kokën dhe të punojmë më fort.
Pavarësisht atyre që nuk na votuan, pas 4 vjetësh do kemi zgjedhje të reja dhe do tregojmë pas 4 vjetësh që i shërbejmë të gjithë komunitetit të Rrogozhinës pavarësisht rezultatit”, tha Memolla.
Ne fakt, une shpresoj qe ne zgjedhjet e ardhshme lokale te behen nga KQZ dy korigjime: 1. te bashkojne qytetin e rrenuar te Memaliajt me bashkine e Tepelenes; 2. Bashkite e Kavajes dhe Rrogozhines te jene ne nje zone elektorale me Durresin, ndersa bashkia e Krujes te bashkohet me Tiranen.