
Zgjedhjet vendore të së dielës shënuan një humbje të thellë për grupimin opozitar “Bashkë Fitojmë” edhe në Bashkinë e Shkodrës. Që nga viti 1991, kur në Shqipëri u vendos pluralizmi politik, kjo është hera e parë që socialistët fitojnë Bashkinë e Shkodrës, bashki kjo e cilësuar nga demokratët si bastioni kryesor i tyre.
Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci ka arritur të fitojë ndaj rivalit të tij të grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”, kryetarit aktual të bashkisë, Bardh Spahia, me një diferencë të madhe prej gati 12 mijë votash, duke e çuar fitoren e socialistëve në mbi 60 përqind të pjesëmarrjes në zgjedhje.
Sot, kur po numëroheshin kutitë e fundit të fletëve të votimit, kandidati Beci përshëndeti mbështetësit e tij duke njoftuar fitore.
“Fillojmë një punë të jashtëzakonshme për Shkodrën. Ashtu siç kemi thënë, do t’i fillojmë shumë shpejt. Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit, për të cilën do të jemi krenar. Kështu që, faleminderit të gjithëve. Vazhdoni punën dhe e mbyllim gjithë këtë proces me qetësi”, deklaroi ai.
Ndërsa kandidati i grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, i cili është edhe kryetari aktual i Bashkisë së Shkodrës, përmes një mesazhi në facebook, ndonëse nuk kundërshton humbjen, shprehet se “Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohërave më të errëta”.
Por, ndryshe nga kandidati Spahia, kandidati për bashkinë Vau-Dejës, Zef Hila, i po të njëjtit grupim opozitar “Bashkë Fitojmë”, u bë i pari kandidat i opozitës në Shqipëri që pranoi humbjen, duke vlerësuar procesin e votimit dhe duke uruar për fitoren rivalin e tij socialist, Kristian Shkrelin.
“Normalisht, dikush do të fitojë. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qenë e qetë, numërimi shkoj shumë, shumë normal dhe normal njëri do të fitojë. Ndaj të shkoftë mbarë”.
Fitorja e socialistëve në Shkodër i kushtohet më së shumti kandidatit Benet Beci, i cili zhvilloi një fushatë teknike, duke paraqitur para zgjedhësve projekte konkrete zhvillimore për Shkodrën, ndërkohë që kryetari i bashkisë, që kandidoi për një mandat të dytë, Bardh Spahia, u përqëndrua kryesisht në një fushatë politike, me akuza për qeverisjen qendrore.
VOA
Plotesisht e vertete. Bardh Spahia nuk eshte djali i Ali Spahise, por sikur ta kete pjelle Salih Berisha. Ka zhvilluar nje fushate politike kunder qeverise qendrore pa punuar fare ne rajonin e tij dhe me sume urrejtje. Ishte nja vazhdim i Voltana Ademit. Njerezit duan permiresim te kushteve te jeteses. Shkodra ka potenciale te jashtezakoneshme. Ne nje vizite qe kam cuar specialiste te larte greke ne Shkoder, kur hipen ne Kala Rozafa, u mahniten. Kjo eshte mbreteria e ujit dhe e tokes e natyres gjithashtu. Nuk ikim qe ketu, pa e shijuar kete panorame unike. Benet Becit e pret nje pune e jashtezakoneshme ne te mire te qytetareve te Shkodres, per te justifikuar ndryshimin dhe bere transformimin. Sa per Bardh Spahine, reagimi i tij nuk me cudit, thjesht i pandreqshem:narkoshtet, nuk e kane te gjate. Ky ishte ai qe dogji qendren e votimit. Moj kasolle ku na mblodhe. Nuk e meriton, pike. Shpetoi Shkodra ne menyre demokratike me vote.
Ta qifsha nonen ty e grekve o shpiun i asfalise. Rrnoft Sali Berisha.
Edvin Rama eshte vemja me e ndyre e ketij kombi. Edvin ju hodhe siren shqiptareve. Sa me shume i poshteron aq me shume verbohen por mos harro, nuk do kesh fatin e Enver Hoxhes. Shpejt arroganca dhe makiavelizmi yt do marre pergjigjen e merituar. Populli do zgjohet.
Nje nga arritjet me te medha te edit eshte marrja e shkodres nga kthetrat e saliut qe vetem e shkaterroi. Si shqiptare shpresoj qe edi te mbje llafin edhe ti ktheje shkodres shkelqimin qe merriton duke e konvertuar ne nje atraksion turistik sic eshte korca. Uroj qe beneti mos ta shkateroj me leje ndertimi vend e pa vend sic ka bere erioni me tiraneb por te mbroj kulturen e vertet shkodrane.
Largimi i Spahis si kryetar bashkie, është largimi i një rreziku të madh, për paqen dhe sigurinë e Shkodrës dhe të vendit. Këtë rrezikshmëri ai e ka vërtetuar vetë me deklaratën e tij. Becit i uroj suksese dhe vullnet të fortë, për ta ndryshuar Shkodrën dhe, për të rikthyer paqen midis shkodranëve.
Urime Benet Becit . The Best of LUCK from Canada
Bardh Spahija ishte vazhdimi i zorres qore te Voltana Ademit. Me Benet Becin, Shkodra do t'ja shikoj shume shpejt hajrin do behet qender rajonale dhe do te shkelqej si dikur ne kohrat e hereshme.
Bravo.. Kjo ishte fitore e Shkodres e jo e partive .. Fitore e punes e vizionit . Tani e ka rradhen me e diftu se sa munet me ba per Shkodren se sa per ata qe ishin e iken as per pastrusa rrugesh nuk bajne..
Fillon nji filozofi e re politike ekonomike ne Shkoder dhe Shqiperi! Njerez tekniciene dhe jo materialiste do pranojne te angazhohen, ne radhe te pare per interesin e pergjithshem rajonal dhe kombetar! Suksese dhe me krahe te leta i nderuar Z.Benet!
Mut i ati, mut i biri, mut ai qe beri Spahi plakun!
Benet Beci fitoi se mbeshtetesit e Bashes diku tek 10 % ne Shkoder kane votuar Benetin dhe jo Spahine. Kjo eshte arsyeja pse kandidati socialist ne disa bashki ka fituar me rezultat shume te thelle si ne Shkoder, Tropoje, Kamze etj. Cdo vote kunder, shumezohet me 2. Ne ato bashki, ku mbeshtetesit e Bashes kane mbeshtetur kandidatet e Berishes, ka patur gare, si ne Kavaje, Rrogozhine, Puke etj. Tani, demokrateve shkodrane, kamzalij, do ju them: Futi kemben Rama ne Shkoder, Kamze etj! Aq sa kane vuajtur demokratet ne Kavaje per ta rimarre bashkine, aq do te vuani dhe ju per ta rimarre, ose disa qe jane afer vdekjes, nuk do te jene deshmitare. Xhelal Mziu kujton, se kur te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme, do ta rimarrin bashkine. Harron se tani demokratet e Kamzes jane percare. Bashkimi per Fitore, duhet te kishte negociuar me Bashen, qe dhe ata te kishin disa kandidat ne disa bashki, sipas mbeshtetjes, ndoshta 10 kandidate.
Ja si e këndon Saliu Shkodrën : "Mori Shkodër,moj mizore Shumë na u duke e pak na dole".
Kane humbur shume kohe, por, me mire vone se kurre....