“Lëvizjet e Salianjit kërkojnë riformatim të partisë. Berisha i frikësuar!”

7 Dhjetor 2025, 09:05Politika TEMA
“Lëvizjet e Salianjit kërkojnë riformatim të

Analisti Roland Bejko komentoi tensionet brenda Partisë Demokratike, duke krahasuar qëndrimet e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Sipas Bejkos, Salianji promovon hapjen dhe reformimin e partisë, duke fituar mbështetje tek gratë, të rinjtë dhe intelektualët, ndërsa Berisha refuzon të pranojë humbjen dhe ka vështirësi në menaxhimin e figurave që po rriten brenda PD. Analisti theksoi se statuti i partisë pranon diversitetin dhe Berisha nuk mund ta injorojë këtë realitet.

“Ndryshe nga Berisha, që e përjashton humbjen për shkak të mosfunksionimit të partisë, Salianji ka një qëndrim ndryshe. Një gjë tjetër që tha Salianji, është që të pranojmë të vërtetat. Mirëpo Berisha nuk pranon që të shikojë personat që kanë fituar.

Qasja e Salianjit, ishte hapja e PD, lëvizjet e tij kërkojnë një reformim të partisë. Lëvizje të tilla kompleksojnë Berishën. Berisha ka thënë që ne nuk e mundim me votë e Edi Rama, që ka çuditur edhe qytetarët në foltoret e tij. Salianjin e mbështesin në shumicë gratë, të rinjtë dhe intelektualët, Berisha nuk ka mbështetje të të rinjve sepse u ka zënë vend të rinjve.

Berisha në PD edhe në ditët më të keqe ka mbështetësit e vet. Berisha nuk duhet të lëshojë fare sinjale ulëritëse për të përjashtuar, sepse nuk është në të tilla kushte. Berisha është i dënuar të pranojë divesitetin që ka statut dhe statuti nuk i përjashton, i pranon”, tha Bejko në “Ora e Fundit” në ABC News.

1 Komente

  1. S
    Salplehu nuk eshte palle sic njerzit mendojne

    Haaaaaa po ata députét te pa votuar per çfare i zgjodhi Bufi ......duhet te jesh idiot te mendoshe qe nje Babale te rrezojne Berrishen. Njerzit Bufin e kenetes e marin per budalla por mos harroni ky njeri ka talent , ishte ky qe shkonte te shtepia diktatorit Hoxha ishte ky qe ne Drilon voziste varken me femijet e diktatorit Hoxha me vone shkoje te Hysni Kapos e deri te Ramiz Alia..... E imagjinoni nuk hyje dot te rruga e blloku e jo te hyje te shtepia e Enver Hoxhes , ndersa Bufi i kishte dyert e hapura. Ky njeri vinte nga nje katund i katundit Tropoje pa asnje lidhje e njohje familjare , femije i nje katundari analfabet qe nuk dinte ku ndodhej Elbasani , mos e merni per koqe eshte pjelle e poshtersise e ka talent , ky do 100000 Babale.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje