Listat, deputeti socialist e pranon: Do të ketë “luftë” brenda llojit për jo të preferuarit e kryetarit

26 Korrik 2024, 22:00Politika TEMA
Listat, deputeti socialist e pranon: Do të ketë

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 CNN se Kodi Zgjedhor do të çojë në një “luftë” brenda partisë.

“Nëse do e gjykoja nga pikëpamja personale, do të kisha një mendim ndryshe për Kodin Zgjedhor. Unë jam deputet i terrenit, që kam marrë 4 mandate dhe të katërta në të njëjtën zonë. Kjo tregon që jam deputet që i shërbej direkt qytetarëve. Në këtë kontekst, për mua personalisht, gjëja më e mirë do të ishte votimi mazhoritar. Por, kur jemi në kushtet që sistemi zgjedhor nuk ndryshon dot, do i përgjigjemi këtij sistemi. Unë aspak nuk ndihem i rrezikuar, edhe po të jem në listën e hapur. Unë do të doja që të ishin qytetarët ata që japin verdiktin. Një deputet i zgjedhur nga elektorati, që arrin të futet te pjesa e listës së mbyllur, do të ndihet shumë më mirë sesa një deputet i caktuar nga partia”, tha Qefalia.

Kur u pyet nëse kjo mund të sjellë pakënaqësi mes deputetëve, Qefalia u përgjigj: “Në të gjitha rastet, kryetari i partisë çon listën në KQZ. Nuk ka deputet të pavarur në sallën e Parlamentit, të gjithë kalojnë nga partia. Faktikisht, njerëzit e listës së mbyllur do të duken si të përzgjedhurit e kryetarit. Ankthi i deputetëve është normal dhe i pranueshëm. Për shembull, në Tiranë do të luftohet për 6 mandate tek partitë e mëdha, dhe nga këta 6, 1/3 duhet të jenë gra, kështu që “luftë” brenda llojit do të ketë. Garë brenda llojit do të ketë, edhe pse kuptohet që nuk është e kënaqshme. Do të ketë qejfmbetje, por që tejkalohen pas 6 muajve të parë të Parlamentit”.

6 Komente

  1. .
    .

    Po pse mo budallenj jane njerezit, do luftojne me njeri tjetrin 20 veta per 4 vende? Ca, ka pare Squid Game duke pire mall mbreti? Thjesht do sabotojne procesin, do punojne kunder partise se tyre sic beri Bregu, Topalli e te tjere kur i nxorri jashte Basha. E vetmja menyre qe te mos ndodh eshte qe ne liste te sigurt duhet te jene ato qe mbledhin vota e jo zarat e kryetareve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata

      Moli i kafes se Rremes analist i modh politik. Ti vertet je analfabet dhe injorat por ke kurajo si i tille dhe thua thua plot gojen c'fare ka Edi Rama me shume se une ; kjo eshte perla juaj e pavdekshme o Mol Lym Llum Qenefi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Vata

        Moli i kafes se Rremes analist i modh politik. Ti vertet je analfabet dhe injorat por ke kurajo si i tille dhe thua thua plot gojen c'fare ka Edi Rama me shume se une ; kjo eshte perla juaj e pavdekshme o Mol Lym Llum Qenefi.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Vata

          Moli i kafes se Rremes analist i modh politik. Ti vertet je analfabet dhe injorat por ke kurajo si i tille dhe thua thua plot gojen c'fare ka Edi Rama me shume se une ; kjo eshte perla juaj e pavdekshme o Mol Lym Llum Qenefi.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patriot

            Ke drejte sepse dhe OSBE nuk foli fare per ligjin por per barazine gjinore dhe gay. Kete rradhe do te kete konkurence kush do te fusi me shume gay qe ta kete mire me OSBE. Ec aty shoqata LGBT, rrofte parlamenti ri me kryetare te vjeter. Pra ka ardhure koha te nderrohen kokat.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Luftë për t’u shërbyer njerëzve

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje