Lobimi, Vangjeli: Basha i zënë në “kurth”, paratë nuk janë ruse

19 Shtator 2022, 13:54Politika TEMA

Lobimi, Vangjeli: Basha i zënë në “kurth”,

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se paratë e Lulzim Bashës si kryetar i PD për të lobuar në SHBA nuk janë ruse. Vangjeli shtoi se shuma e përmendur prej 500 mijë dollarësh janë nxjerrë nga Shqipëria, por dërguar në SHBA me anë të kanaleve ruse.

Sipas tij, paratë janë paguar në të zezë dhe nuk mund të verifikohen. Vangjeli nënvizon më tej se Basha është zënë në “kurth” në këtë çështje.

“Basha dërgoi 500 mijë dollarë për të marrë foton e famshme me Trump. Ndodhi që mënyra e transportit të tyre ka kaluar në rrugë me elementë rusë. Me shumë gjasa këto nuk janë para ruse. Përcjellja e tyre është bërë me anë të kanaleve ruse. 500 mijë dollarë në Tiranë sigurohen shumë shpejt.

Gjysmë milionë për njerëz të këtij niveli nuk është asgjë. Unë nuk kam prova. Di zhurmën që e dinë jo pak dëshmitarë. Këto para janë paguar në të zezë, siç ndodh zakonisht. Janë para të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të ligjshme. Është bërë një transfertë, por që kanë qenë para shqiptare. Në syrin dhe frymën e ligjit shqiptar është një faull penal, por jo rus.

Basha i zënë këtë këtë kurth, në shtratin ku fle edhe djalli, një gjë e tillë po e ndjek gjatë. Fiks në të njëjtën kohë në SHBA kishte një hetim gjigant mbi mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në fushatën e Trump”, tha ai në studion e “ABC Live”. 

Analisti shton se janë paguar më shumë para dhe se Bashës në atë moment i është dukur si diçka normale.


“Janë paguar edhe më shumë. Iu duk sikur po bënte diçka normale. Por përtej Atlantikut gjërat shihen ndryshe”, tha Vangjeli. 

 

 

10 Komente

  1. D
    DSW

    Pyesni Odeta Haxhiun dhe Erjon Isufin. Ata e kane pergjigjen e sakte te keaaj historie.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Analisti leshit qe i di te gjitha mbas pilafit. Këta janë të gjithë të korruptuar dhe mbrojtur ste mafjes, krimit dhe korrupsionit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Delina

        Gazetar pa integritet, llafazan, e thote vete:" Unë nuk kam prova!"

        Përgjigjjuni
    2. b
      basha dora vet

      mos e degjoni kta analistet e stanit ,misioni ktyre eshte brockullisja e opinionit . ky thot : me shikoni ju popull mua ? _ Un s'jam L.Vangjeli ,jam nji tjeter hahahahah po len nam cdo dite duke pjerdhur nga goja cfar i vjen mbare . Qe financimi eshte russe kte e din te gjithe hahaha

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

        Keta kan rrjedh nga trut dhe perpiqen te n'a shesin bajga te tilla per te mbuluar m#tin e vertet. Gazetar trapa, shpifes dhe intigrant, qe vetem te verteten s'din te thon/shkruajn. C'trap zalli qe eshte ky idioti qe del me keto versione te reja... FBI ne Amerike duhet te marin shembull nga ky kanalisti. FBI qe s'kane haberin nga keto pune prandaj duhet te marrin mesime nga Vangjeli...!??? FBI e ka ndjekur origjinen dhe levizjen e parave e ky kok@ri na del me teorite e reja. Sherbetor dhe vegla te atyre qe i paguaj per te coroditur opinionin publik.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tom

        keta paguhen dhe i dine dhe kujtojne se mileti i mere per te verteta i marin per te verteta

        Përgjigjjuni
        1. I
          Idioti i dobishem

          Ti ne fakt e di me mire o Lorenc se 11 agjencite e spiunazhit ne Amerike. Ne fakt CIA para teje eshte amatore.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vangjeli me larte se FBI

            Ky ka informacione me shume se Amerika haaaaa

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dritani

              Ik o anal-ist injorant, ordiner edhe pervers. Na e shpifet. Ju ka ardh veza ne prapanic qe keni shperthyer te gjithe sikur sa keni dal nga ndonje spital cmendine. Duhet te keni shume halle mbi supe ju anal-istet e " ndershem" qe nuk po e permbani dote vehten pasi doli lajmi se usa di cdo gje per te gjithe kush paguhet nga ruset. Nuk mund te shpjegohet ndryshe gjithe kjo dalltisje e ketyre ordinerave qe na japin mend neper tv hajnias. Prisni legena se shume shpejt do demaskoheni te gjithe. Qe nga politikanet e deri tek ju qe na keni lodh mendje edhe shpirtin me propaganten edhe shpifjet tuaja te qelbura.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cimi

                Po ti Vangjel nga e di te "verteten"? Meqe je shume i informuar, te lutem na thuaj se si u ndane keto para midis spiuneve te rusit!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje