
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kriza në PD tashmë që ka edhe komponentin juridik, do të vazhdojë gjatë dhe se nga kjo përfiton vetëm Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se Partinë Demokratike “e ka marrë lumi Lana”.
“Jemi në një situatë të pakthyeshme. Është si puna, vdiq ai, ajo regjistrohet si vejushë, do të çohet ai nga varri të ankohet? Ish kryetari në dispozicion në PD, ndërkohë që do të zhvillohej procesi, kishte mundësitë për tu legjitimuar si palë në procesin që konkludoi zoti Zhukri. Sot troket në derë të gabuar kryetari dezhurn, zoti Alibeaj. Kjo është një situatë që do të vazhdojë. Me shumë gjasa apeli do ta rikthejë.
Problemi është që të dyja palët janë si drejtëza të kithëta. Në shtator kriza ishte politike. Berisha e pohonte, thoshte është krizë politike. Ish kryetari Basha e refuzonte këtë dhe të gjithë çitonin statute dhe nuk shihni krizën politike. Sot kanë ndërruar role. Ata që janë me Berishën, kërkojnë ta sjellin krizën si proces juridik, ndërsa këta flasin për politikë. Nuk ka dy palë që ndeshen për të fituar. Këtu fitues është Edi Rama.
Pala tjetër refuzon ti drejtohet gjykatësit të vetëm që është në këtë vend, votuesve demokratë. Sot PD-në e ka marrë lumi, jo Drini por Lana! Cilido qoftë zhvillimi nesër, po të vazhdojnë në këtë mënyrë këta kurrë nuk do ta kapërcejnë Lanën. E vetmja gjë që nuk thuhet, një parti politike ekziston për të vajtur në pushtet”, tha Vangjeli.
Ju nuk dini se ca po thoni! Po hidhni balte mbi vjedhesit dhe mundoheni te ulni ate q ben vertete punen
Tani e mori vesh ky qee e ka marr lumi pd , parti e mbaruar
Rama ska pse te perfitoje se ai e ka fituar kete lufte me kohe , nuk luftohet me llumin e shqiperise qe na vodhi e vrau e ca nuk beri ai sal berisha leshit
Partia Demoktatike ska pasur asnjehere vlere sepse ska bere asgje te sakte.
Ca te presesh nga PD qe vetem shkatruan e vodhen popullin sa kishin pushtetin.
Epo kur ben dhe partia “demokratike” qe gjith kohen vetem ka vjedhur kurse kryeministri tanishem po ben cmos qe te ndihmoje qytetaret.
Ndryshimi midis dy partive eshte i dukshem…askush me pare nuk ka treguar investime te bukura,rregull e sherbime per qytetaret.Nje bravo te madhe per punen qe qeveria Rama ka bere,po ben dhe jam e sigurt qe akoma do beje per Shqiperine????Pavaresisht pengesave qe te dalin para Kryeministri yne Edi nuk ndalon qe ta beje Shqiperine te zhvilluar????????????