Lorenc Vangjeli: Shumë deputetë flasin me programe ‘encrochat’! Në Tiranë do zbarkojnë prokurorë francezë, belgë e holandezë

20 Maj 2022, 19:26Politika TEMA

Lorenc Vangjeli: Shumë deputetë flasin me programe

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV se shumë shpejt në Tiranë pritet të zbarkojnë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Ai deklaroi se bëhet fjalë për akuza ndaj personazheve që përdornin metodat e encrochatit, pa e ditur se mund të përgjoheshin.

Ndërkohë, lidhur me operacionin e fundit të SPAK, Vangjeli u shpreh se sot në Tiranë ka shumë më tepër frikë. Ai shtoi se ndryshe nga postieri, Drejtësia troket dy apo edhe më shumë herë në portë.

“Ka një diferencë mes asaj që dihet dhe asaj që mund të provohet. Shumicën e krimeve dihet se kush i kanë bërë. Pas disa kohësh në qeli, të burgosurit vetë që dinë më shumë se organet ligjzbatuese, rrëfejnë me njëri-tjetrin. Ajo çfarë pritet nuk është se sa arrestohen, por aftësia që ka SPAK për të provuar fajësinë e tyre.

Unë e ritheksoj se në Tiranë sot ka shumë më tepër frikë. Frika është aromë, ndjehet. Duke perifrazuar një film të famshëm, drejtësia nuk është si postieri që troket vetëm një herë. Drejtësia troket dy dhe më shumë herë. Sot, nëse ndiqet rruga e parasë kuptohet shumëçka tjetër, që nga politika deri në botën e krimit.

A ka ndonjë mundësi të verifikohet se sa deputetë flasin me një telefon të dytë me këto sistemet e inkriptuara? Nuk janë pak. Po ju them se janë në poztë dhe në opozitë. Kanë qenë dje, janë edhe sot. Prokuroria e Francës e ka mbajtur sekret këtë mënyrën e encrochatit dhe ka qindra mijëra biseda të përgjuara, mes tyre edhe shqip. Njerëz që kanë menduar se nuk përgjoheshin.

Pritet të zbarkojnë në Tiranë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda me të dhëna drithëruese” – tha Vangjeli.

17 Komente

  1. s
    shqiptar

    Lorenc na je ba si Tak Ngjela e asgje spo te del nga filxhani yt

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lasgushi

      O Lorenc! Leri rehat e ndalo se terrorizuari keshtu,hajdutet dhe halabaket e Sales dhe Edit. Pash zotin,mos vazhdo te tallesh koqet kaq gjate me ta se....DO te keputen.Apo nuk ke me nevoje.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fjala

      po ti nga i di apo je spiun, ato nuk i di Arben Kraja por thote qe jane deklarata politike; ai merret vetem me deklarata qe mohojne krimin e saliut dhe ilirit. Vetem ato njeh Kraja.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        O zoti Vangjeli! E zem dhe po e pranojme se erdhen ata prokuror qe thoni ju,mos vall do arrestojn ata ndonje qe ka bere krime? A ka kriminel me te madh se Sali Berisha dhe Ilir Meta ? Nuk ka. Ama ata nuk i arreston dot njeri, se jane te forte dhe kane para te madhe. As drejtesia shqipetare dhe as ajo nderkombetare nuk i arrestojn dot.Ata kane 30 vjete qe bejne krime dhe nuk i trazon njeri,nuk u thot te pakten nje fjale. Pse? Sepse kane frike .

        Përgjigjjuni
        1. a
          ali baba me 40 hajdutet

          Eshte Edi Rama o Vranakonti,do apo nuk do ti.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tanguli

            Edi Rama ka vjedh tet'eme o Ali!

            Përgjigjjuni
        2. k
          kasemi

          I shkreti, i perdoruri Lenc, ka nja dhjete emisione qe na thote do vijne kaq e aq prokurore nga ketej e nga andej. Thote cfare i thone se duhet te thote. I duket vetja interesant me cfare thote, i duket se po cudit e frikeson dynjane, i duket se eshte i rendesishem, por me keto qe thote behet i lehte, i heq vehtes cdo boje nese ka patur ndonjehere. Mjaf o Lenc, binde vehten se dhe pa ato cfare thua ti, ky vend keshtu sic ka nisur do betiset. Do te dhembe por nuk ke c'ben ti e askush qe te ndaloje kete turravrap ne erresire qe ka marre ky vend.

          Përgjigjjuni
          1. W
            Www

            Fiks o Kasem!

            Përgjigjjuni
          2. A
            Adriatike

            Lorenc Vangjeli eshte nje debil i perkedhelur ndaj mos harxhoni kohe te lexoni perroin e tij psiqik? Lenci eshte super gomar ndaj TemA ti vere nje samar e ti hype siper Ylli Rakipi.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiliu

              ILore nci si baba Vanga.

              Përgjigjjuni
              1. L
                L

                Dhe sikur te jete e vertet,Mo's kini merak,si ngacmon njeri deputetet apo "VIP". Europa I le qe te vjedhin se ashtu I intereson Shqiperia nje vend ne Kaos qe te bejne europianet ctu doje bitha Ata e dine qe dhe me kembe te na shkelin si popull,ne prape si kone do rrime para tyre. Po te jet Shqiperia shtet tamam me ekonomi e drejtesi ather fiton dhe pavarsin NGA lojrat e Europe's e amerikes bashke

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lluka

                  Mos harro ti shoqerosh o Lorenc se eshte zanati jot e per rrjedhoje do mbledhesh shume informacione se si "akullorja shkrin ne goten pa fund"! Edhe ti i duheshe kazanit mediatik.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berisha-Monument kulture i mbrojtur nga SPAKU-i i

                    ZotiVangjeli,le te vije dhe vete Papa i Romes ketu,po nuk iu ngrit Arben Krajes Ilir Meta e Saliu do i hipin ne kurriz ketij vendi e ketij populli edhe me keq se me pare!Kur do e kuptosh kete?A nuk e kupton se te gjitha keto qe ben Kraja se me demek po lufton krimin e organizuar ,duke u lajmeruar me pare qe te ikin jashte kapot e tyre eshte nje loje me detyrim percaktim?Po nuk u kap demi nga briret dhe sic e di edhe ti se je me shkolle e te shohim cdo dite ne TV,demi ka dy brire te shtremberuar dhe ata quhen dhe me emra konkrete,njeri eshte skraparlli,fytyra me e degjeneruar e ketij vendi e ngritur ne piadestal,kurse tjetri eshte krimineli me i rrezikshem i ketij vendi,poliagjent dhe debil me goditje ne tru qe i vogel,e ka vrare lopa prane kulles thone gojet e liga dhe te vetmen gje qe di te beje eshte te vrase me gjakftohtesi te madhe e te kutruboje dynjane me ato qe thote.Sic e thone me lart zoti "Fjala",apo "Vranakonti" ata e kane kapur per t..esh Krajen dhe ai eshte kapur mat pret tyre e ben cfare i diktojne ata te dy.Te tjerat jane shou mediatik,per te thene qe ja,une po e luftoj krimin e korrupsionin e arkave me peshk,po e luftoj korrupsionin e larte dhe Sajmirin nga nje denim po bej cmos te denohet edhe me teper etj etj.Dhe ne luften e tij kunder kampit te majte ka dhe mbeshtetjen e "Engjejve " te rreshtuar pas Berishes,pas PD-se,pas Mediut e tj etj djathtas.Kjo eshte loje! zoti Lorenc Vangjeli.Dhe persa kohe nuk e kuptoni ju qe jeni me shkolle dhe cuditeni me aftesite "spektakolare" te Krajes do jemi nen hijen e Like Qorrit te Arte e te Sali=Plakut Mere gjakpires.Arben Kraja eshte vegel e Metes ne SPAK,eshte bashkepunetor i tij dhe do vije koha te provohet.Po te mos ishte i tille do kishte bere te pakten nje levizje,do kishte hapur nje hetim per gjithe keto krimee vepra qe akuzohet Like Floriri e Sali Berisha,me nje mal me krime ne kurriz deri me sot.Dhe levizja e tij me foltoret etj etj,me cfare parash mblidhen mijera njerez anembane shqiperise,kush i paguan ato shpenzime milioneshe,Salihu me rrogen e tij?Perse Kraja nuk heton e nuk ben llogari?Per budallenj i kalon ai shqiptaret,apo perfiton e shfrytezon detyren qe i kane dhene?!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Parku liqenit

                      Ky do të jetë M.. I me i qelbet që do të hanë qeveritaret tanë! Shqipëria në dorë të të huajve!!! Turp Turp.....

                      Përgjigjjuni
                      1. $
                        $antiago-@-Chil€

                        Supozojmë se erdhën dhe arrestuan me qindra trafikantë , hajdute dhe kriminelë..ushtarë të mafies dhe shërbëtorë e sponsora të politikanëve.. A thua se do ngelen pa bukë politikanët që janë kanceri i këtij vendi që kanë 30 vite që vjedhin , kanë bastarduar , helmuar e betonizuar vendin ??? Janë këta politikanë koka e mafies dhe e krimit që do prerë menjëherë , pastaj morrat dhe pleshtat zhduken vetë pa mbështetjen e politikanëve.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Komentator Politik ????????

                          Nuk kemi nevoj për prokuror të tillë që kanë mbushur burgjet e tyre me shqiptar për thyerrje vize.Të lejosh prokuror të till te ne është si elefant,gjiraf,tigër,luan., të jetojn në Siberie.Sot në bruksel dënohesh me gjobë 173 euro nëse kalimtari është i huaj në samafor me të kuq., a duhet të lejojm dhe në shtëpin tonë këtë form diktature psychologjike dhe ekonomike.Të gjith të huajt janë në ngarkes të bankës së Shqipëris ku pas disa vitesh do kerkojn dhe pension.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bibja

                            Ndoshta edhe vete Lorenci bene pjese ne kete lloj rrjeti komunikimi qe e di se kur do behen arrestime,qe bene sikur kupton gjithçka lidhur me krimin e kriminelet qe na eshte bere si Kastriot Myftaraj,por ne versionin perendimor.Ne vend qe te rrallohen keta koqe sa vien e shtohen ne emisionet politike te kazanit mediatik.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje