
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, se mazhoranca ishte tërhequr nga marrëveshja për të pasur një president konsensual.
Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka kohë deri të dielën ora 16:00, për të depozituar kandidaturat e saj.
Sipas Ballës, mazhoranca i qëndron marrëveshjes, sipas së cilës opozita do të propozojë kandidatura në raundin e dytë dhe të tretë.
“Alibeaj ka thënë se mund të propozojnë dy kandidatura. Deri të dielën në orën 16:00 të depozitojnë kandidaturat. Ne jemi të gatshëm që sapo t’i depozitojnë, të ulemi dhe të vlersojmë mundësinë e votimit, nëse Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do vendosë ta mbështesë. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes”, tha Balla.
Ai shtoi se nuk duhet të çohen dëm dy raundet e ardhshme dhe se ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një kandidat konsensual.
Anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar.
Shkak për anulimin e kësaj mbledhjeje, është bërë deklarata e kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kishte deklaruar më herët se nuk presidenti i propozuar nga opozita nuk zgjidhet në ruandin e dytë e të tretë, Kreu i ri i Shtetit do të zgjidhet nga Partia Socialiste në raundin e katërt.
Ky sqarim i Ballës cilësohet si shkelje e marrëveshjes nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
PD as që i shkon në mëndje posti Presidentit, por duhet parë më thellë, a është i denjë shefi shtetit të mbroj dhe interesat e opozitës.