Lubonja: Berisha më legjitimi si opozitar për t’u bërë kryetar, por s’e bashkon dot PD

5 Maj 2022, 21:45Politika TEMA

Lubonja: Berisha më legjitimi si opozitar për t’u bërë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ foli për zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike.

Ish-kryeministri u shpreh se ai që pranon votën e lirë është i mirëpritur dhe se nuk ka asnjë lloj intimidimi.

“Ai që pranon votën e lirë është i mirëpritur dhe nuk ka asnjë lloj intimidimi. Nëse nuk pranon votën e lirë është problem i tyre dhe jo i partisë”, tha Berisha.

Nga ana e tij analisti Fatos Lubonja theksoi se bashkimi në Partinë Demokratike sot ende nuk është  arritur.

“E kërkoi bashkimin dhe mendoi që duhet bërë me votë, e mendoj që është me legjitim Berisha për tu bërë kryetar i asaj partie, por nuk mund të mos gjej defekte dhe të flas për kritika lidhur me mënyrën se si e menaxhoi situatën e fundit.”, u shpreh Lubonja.

Pyetje: A jeni sot më i dobët politikisht?

Berisha: Është relative. Ka një gjë, cili duhet të jetë raporti themelor i një deputeti? A duhet të jetë raporti me shumicën…Unë nuk mund të konceptoj se deputeti mund të ketë vend tjetër se shumica. Legjitimiteti…shumica ka legjitimitetin.

Pyetje: Shumica e kujt? Ku do ta bëni jetën politike?

Berisha: Është shumica e elektoratit opozita që votoi deputeti dhe ajo u faktua në cilën anë qëndron. Pra kjo shumicë u faktua, atëherë vendi im si deputet është në shumicën që më ka sjellë në parlament. Nuk ndodh kurrë që partia të drejtohet nga deputetë. Partia ka forume, ka vetëm një parti politike. Pra kemi të bëjmë me legjitimen që është shumica dhe jo legjitimen , largimin prej shumicës.

Pyetje: 35 deputetë nuk u prezantuan?

Abilekaj: Këta 35 deputetë duhet t’i nënshtroheshin shumicës?

Berisha: Deputeti kur ka marrë funksionet e ka ditur që vend ii tij në degën e partisë është vendi i një anëtari kryesi.

Berisha: 6 marsi ishte kushtrim. Ka kryetar degësh që u votuan sërish pa ardhur në foltore.

Abilekaj: Një pjesë mbeti jashtë.

Berisha: Historia ka faktuar që provat jashtë partisë në Shqipëri nuk kanë prodhuar shumica të përfillshme, por pakica të papërfillshme.

Bashkim apo jo nga Kuvendi i 30 prillit?

Lubonja: Unë kam një pozicion kontradiktor përballë Berishës. Unë e mbështes lëvizjen që lindi pas non-grata-s. Por kam qenë opozita në periudha të ndryshme…E kërkoi bashkimin dhe mendoi që duhet bërë me votë, e mendoj që është me legjitim Berisha për tu bërë kryetar i asaj partie, por nuk mund të mos gjej defekte dhe të flas për kritika lidhur me mënyrën se si e menaxhoi situatën e fundit. Unë them që ka probleme…Në Partinë Demokratike që ndërtohet sërish mbi unin e Berishës… Unë mendoj që bashkimi nuk është arritur ai që duhej dhe partia është më e dobët nga 25 prilli dhe këtej. Se sa të arrihet që Berisha dhe PD t’i kthejë, mendoj që nuk ka as kohë, por duhet menaxhim. Edi Rama këtë përçarje e ka stimuluar, ai ka arritur suksesin dhe këta janë  copë-copë.

6 Komente

  1. E
    Emerone partine Renaissance Rilindje e Macron

    Sot Macron i vendosi emrin partise (Renaissance) qe do te thote ( Rilindje .) Ka kopjuar gjigandin Rama

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Mbas 1997, berisha duhet të ishte zhdukur per gjithmonë nga skena politike shqiptare, edhe pse këto degjenerata interesaxhij i bëjnë propagante per interesa personale.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zero Rendesi

        Berisha-Lubonja e te tjere pjelle te vrimes se PPSHse, tashme vecse arkivole te hapur qe mbajne njeri tjetrin me gajret. Te vjen keq qe te dy pjesen me te respektueshme te jetes se tyre e kane ne komunizem. Njeri si mjek edhe pse vegel histerike e cekicit te partise se punes, por jo denlikuent halabak, terrorist, Tradhetar dhe hajdut qe u be me vone. Dhe tjetri si viktime brenda llojit qe edhe pse spihunonte babane nga halli, nuk kishte degraduar ne fabriken e mutit dhe zjarrvenesin histerik te pernatshem, nga tallavaja e oligarkeve. E kane helmuar kaq shume ambjentin si skorje nukleare, ku nuk mbin asgje pervec vdekjes dhe eres se vdekjes qe krijojne kadavrat e tyre te dekompozuara. Problemi eshte se kane ZERO rendesi dhe jane drejt rruges se vdekjes, por muti i madh qe kane lene, eshte ketu mes nesh. Keshtu vdesin copat e mutit. Kane ZERO rendesi edhe kur i ushqejne leket dhe tallavaja e oligarkeve, edhe kur ju vijne prapa tufat e mbeturinave te tribalizmit mesjetar, edhe kur lidhjet e nendheshme te interesave te kohes se diktatures dhe kohes se rrumpalles ju funksjonojne akoma. Edhe kur interesat e mafjes dhe kultura makabre e tribalizmit shqiptar i ballsamos si copa muti, kadavrat e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kazan

          Deri sa t'ju jepni rendesi analeve te lloijt Lubonja ANALBANANISTAN do ngeleni

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentator Politik ????????

            Degët e PD-së në rrethe njohin Berishën për ZOT, e ka pak luhatje skepticizëm në kryeqytet, por sheshimi keqkuptues është i mundur.

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesisht

              Po mire , more komentator leshi , i keni rene lapsit ndonjehere , ku do t'i gjeje votat PD-ja per te fituar shumicen Berisha ? Sikur i gjithe elektorati PD-ist te bashkohet , nuk e arrin kurre elektoratin e majte , qe ka 250-300 mije vota me shume dhe , te majtet nuk levizin asnjehere nga istikami . Shikoni endra me sy hapur , se ju ka zene syri cipe per nje çike pushtet , u plaket ne opozite . Veshtire e kini , po hiqni kusuret e bemave te Sali kriminelit dhe akoma nuk i kini mbaruar .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje