
Nga Ylli Pata
Skenat që po shohim vazhdimisht në televizione të përplasjeve dhe shpërthimit të mllefeve ndërmjet dy palëve në Partinë Demokratike, nuk janë as gjë e re, e as zhvillim i papritur.
Sulmet poshtë brezit në atë që quhet lufta brenda llojit, i kemi përjetuar që në fillim të viteve 90 në Partinë Demokratike kur pësoi erozionet periodike, në Partinë Socialiste kur Fatos Nano ishte në burg, e më pas po me cikle që arritën kulmin me KPD-në e vitit 2002, e raste të tjera që i kemi parë jo vetëm në partitë e mëdha. Në partinë e Gjinushit që edhe pse e vogël pësoi më shumë se dy skizma, apo edhe LSI-në e Ilir Metës, e cila po ashtu kreu tre cikle ndarjeje.
Debati në fakt, sikur të bëhet me më norma sjelljeje e pa sharje e fyerjeje, është jo thjesht i dobishëm, por është ushqimi që i duhet jo vetëm një opozite, por opinionit si dhe shoqërisë. Nxit procese të reja e të vrullshme ndryshimi që sjellin pa tjetër zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare.
Partia Demokratike, pas një impasi të gjatë në një opozitë vetëshkatërruese, e cila arriti kulmin me daljen nga sistemi politik në vitin 2019, nuk kishte rrugë tjetër veçse të hynte në një proces të vrullshëm katharsisi brenda vetes.
Pastaj ndëshkimi i Sali Berishës prej SHBA dhe dorëheqja e Lulzim Bashës, e kanë hapur fushën politike shqiptare aq shumë, sa ka vend për “lojra të mëdha”.
Kriza aktuale në PD, por edhe në fushën e opozitës shqiptare, duke qenë shumëdimensionale, mund të kthehet në një mundësi e artë për një process transformimi të rëndësishëm, të paktën në atë pjesë që kërkon vertëtë një ndryshim cilësor.
Pjesa e partisë së Sali Berishës, tashmë e ka të qartë logjikën e kursin e saj politik. Si grupi që e përbën atë, por edhe mënyra e të bërit politikë është e lexueshme. Siç e ka bërë të qartë edhe Berisha, ky grupim, sidomos kur të bashkohet edhe me “Gjënë e Re” të Ilir Metës pas lënies së Presidencës, ka një kurs politik të lexueshëm e parashikueshëm. Opozitë radikale, protesta, bllokada, tension i ngritur në pritje që ata të prodhojnë incidente që të kthehen në rrëshqitje e rëndë e qeverisë apo e disa eksponentëve të saj në “dërrasë të kalbur” për të hyrë pastaj në mesfushën kundërshtare e për të sulmuar.
Oferta e Berishës dhe e Metës është krejt e qartë: pasi përshkohet nga ata vetë që duan të jenë alternativa politike në Shqipëri pas largimit të Edi Ramës.
Ndërkaq, hapësira për “grupin 35”, që ngjan edhe në emërtim me një ofertë “trendy” ka mundësinë për të hapur politikën e saj, si në ofertë, sin ë ide, e natyrisht në rinovimin e klasës politike. Por para së gjithash, në mënyrën e diskursit politik, që të jetë krejt ndryshe me atë të Berishës e Metës. Të cilët synojnë elektoratin radikal të opozitës, ndërkohë që “grupi 35” duhet të synojë pjesën e elektoratit gri, i cili duket që është mjaft i gjerë në vend.
E sidomos kjo mund të zgjerohet, nëse PD-ja e të tridhjetëepestëve të nisë të propozojë reformat ë rëndësishme strukturore në vend. Duke nisur nga ndryshimi i modelit politik, pra modelit proporcional rajonal alla spanjoll, por mbi të gjitha depolitizimi dhe departizimi i komisioneve të administrimit të zgjedhjeve, ç’ka do ta çmilitarizonte aktin më të rëndësishëm të Republikës siç janë zgjedhjet.
Po ashtu mund të propozonte atë që është premtuar vazhdimisht por gjithmonë politika është tërhequr mbapsht: dhënia e të drejtës së votimit të shqiptarëve jashtë vendit, aty ku ata jetojnë e punojnë. Një zhvillim që mund të ndikonte edhe nga ana sasiore, por edhe cilësisht konfigurimin e Parlamentit të ri.
Gjithsesi, beteja më e afërt, apo rasti më i shpejtë për një catharsis do të jenë zgjedhjet e përgjithshme vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Edhe pse në distancë duket se PS-ja është e favorizuar nga ndarja e opozitës, si teorikisht ashtu edhe praktikisht nuk është kështu.
Pasi nëse opozita pa Berishën do të sjellë jo oferta “sa për sy e faqe” siç bëri më 6 mars, por kandidatë që do të dalin pas një gare të brendshme apo primare reale, atëherë ai proces mund të rezultojë i suksesshëm dhe i mirëpritur nga qytetarët.
Shembulli i freskët i Dritan Abazoviçit, politikanit të ri që u bë kryeministër i Malit të Zi vetëm me 4 deputetë është një model që mund të inspirojë opozitën shqiptare.
Ndryshe nga LSI-ja e vitit 2009, Abazoviç nuk i përdori “4 mandatet e florinjta” për të marrë Energjinë, infrastrukturën e vendet e punës, por mori realisht në dorë flamurin properëndimor që i siguroi edhe mbështetje të fortë nga SHBA e BE, por edhe sukses politik në zgjedhjet lokale në Ulqin. Ku arriti që me anë të një koalicioni me grupe të shoqërisë civile të bëhet për herë të parë mazhorancë në Këshillin Komunal.
Edhe pse mund të ketë një garë mes opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale, ajo mund të shërbejë si një process politik depurifikimi dhe dallimi prej ofertave të vjetra dhe ekstreme. Edhe tek ne ka pasur raste kur kanë fituar ofertat e treta që hyjnë në mes duke sfiduar ekstremet.
Sidomos, kur që në krye të herës është e qartë se referenca e partnerëve ndërkombëtarë është një ndryshim politik që vjen jashtë aktorëve të vjetër të politikës shqiptare.
SHBA dhe zyrtarët e saj thuajse e përsërisin përditë frazën: “ndarjen nga e shkuara”. E kjo nuk është pak, veçse natyrisht kërkon një vizion të qartë se ku do shkosh dhe se si do ta bësh rrugën…
TemA
Po sikur ta arrestojnë deputetët e PDsë berishën,nuk merr fund përçarja ? Duke qenë se drejtësinë e ka në thes ?
Edi Rama, tashmë nuk po shkruan letra vetë. I ndodhur nën trsyninë e superskandalit, të inceneratorëve ku flitet për së paku 180 milionë euro abuzime, nuk i ka lënë vend më imagjinatës së tij, që të mund të brohoras i vetëm për rivllazërimin me Serbinë, siç bënte dikur Enver Hoxha, i magjepsur me diktatorin sllavo-komunist Titon. Ai tashmë në kor, po thërret vendet refuzuese për “Ballkan open-in”, i bashkuar me dy pushtetarët më antishqiptarë, Aleksandër Vuçiqin, të cilin SHBA-ja besohet se do ta fus në listë të zezë, dhe për kurtuazi, të mos e deklarojë praninë e tij aty, dhe me Zaevin, i cili e ka humbur legjitimitetin, pikërisht edhe pse iu kundërvu planeve amerikane për spastrim nga korrupsioni dhe mos zbatim të marrëveshjeve. Skandali shpërtheu me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, por ai nuk është koka e krimit, pra nuk e përbën kupollën e atyre që morën vendimet kyçe dhe e mbuluan krimin deri tash. Bëhet fjalë për një lloj investimi prej rreth 500 milionë euro, që u krye në tri qytete, duke filluar me Elbasanin, Fierin dhe më pas me Tiranën. Investimi në fakt bëhej nga shteti, dhe biznsimenët, në emër të të cilëve ekzistonin biznese merrnin përsipër pa kapital, të 'investonin’ qindra miliona euro, në inceneratorë, apo impiante për energji të ripërtëritshme nga plehrat. Por, paratë nuk ishin të bizneseve. Ato ua jepte shteti në formë investimi të bizneseve, dhe që pas 20 viteve afërsisht ato të ktheheshin në pronë publike. Kjo skemë e vrazhdë krimi, e importuar nga mafia siciliane, si “Cosa nostra”, i zhyti edhe krerët e shtetit thellë në krim, apo më saktë në plehrat e demokracisë. Sipas dokumenteve të publikuara, akuzat rëndojnë mbi Edi Ramën, e deri tek këshilltari i tij Ëngjëll Agaçi, si dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua nga SPAK. I ndodhur ndërmjet presionit për hetime dhe trysnisë në rritje, Rama po kërkon mbështetje nga fqinjët më antishqiptarë. Si duket edhe Rama është afër hyrjes në listën e zezë të SHBA-ve, dhe për shkak të miqësisë mes dy vendeve, emri i tij nuk do të publikohet. Po, çfarë po kërkon në këto rrethana Rama, duke kolaboruar me Vuçiqin? Miqësia e tyre është e vetëkuptueshme. Rama në shumë informacione del mbështetësi i parë i idesë serbe për shkëmbim territori-ndarje të Kosovës, të projektuar publikisht nga Daçiqi qysh në vitin 2011, gjatë një takimi me Vuçiqin në Nish. Më pas hyri në kor Hashim Thaçi, i cili e përqafoi atë agjendë serbe, duke menduar se në atë mënyrë do të kënaqte interesat serbe, dhe në pajtim me këtë, ai do të mund ta arrinte lirinë e plotë, e cila po i kërcënohej nga gjykata speciale. Për ta shmangur këtë gijotinë të lirisë së tij, ai do të bëhej një me palën serbe, dhe madje do të pranonte ta takonte Putinin, duke shpresuar që ta merrte edhe bekimin e tij, për ndarje të Kosovës. Arratisja nga ‘liria’ Hashim Thaçin e çoi edhe në andrallën, se ishte i gatshëm të kënaqte jo vetëm interesat serbe, por edhe ato ruse. Ky plan përfundimisht dështoi me arrestimin e Thaçit nga gjykata speciale! Në mungesë të këtij aktori të rëndësishëm tre palësh, sepse gjithçka e shenjtë është treshe, pra Ramës dhe Vuçiqit, po i mungonte i treti pas burgosjes së ish-presidentit të Kosovës, ata vendosen ta kompensojnë boshllëkun me një projekt të ri serb, dhe me një aktor të ri, Zaevin. Zaevi, i korruptuar tashmë rëndë, që po i dështonte qëllimisht realizimet e marrëveshjeve të premtuara për shqiptarët, duke i luftuar përpjekjet për fuqizim të identitetit tonë, dhe që nuk po i largonte dot anëtarët e listës së zezë të SHBA-ve, përkatësisht të refuzimit në heshtje për zbatimin e Dekretit ekzekutiv të presidentit Biden, është një plotësim i pamjes antishqiptare të treshes. Për dallim nga Rama dhe Zaevi, Vuçiqi po llogarit në përkrahjen e fuqishme ruse, por edhe kineze. Investimet e jashtëzakonshme në armatosje, dhe kriza Perëndim/Rusi me Ukrainën, po shikohet si një mundësi reale e Serbisë, për të zhvilluar një dramë në veriun e Kosovës. Edi Rama duke i heshtur këto skenare, është kthyer në mbështetës të tyre, siç bënte hapur me projektin e ndarjes së Kosovës. Në fakt, një heshtje e tashmë, është veçse derivim i një sjellje të hapur antishqiptare në bisedimet me Serbinë. Shqiptarët, i madh e i vogël, Kosovë e Shqipëri, duhet ta ndalojnë Ramën dhe projektet e antishqiptare. “Ballkani i hapur” Vuçiq-Rama është vrima e zezë për dorëzimin e shqiptarëve tek eshalonet serbe. STOP klanit antishqiptar dhe tradhtarëve të kombit në krye me Edvin Kristaq Ramën dhe Baton Stanishiqin.
O Ylli , mos shkuaj kaq gjate se nuk kane nge njerezit te lexojne aq sa shkruan ti . Mos harro shprehjen e mirenjohur : po te shkruaj gjate se nuk kam kohe te te shkruaj shkurt . Po qe i zoti ato qe ke ne mend i thuaj pa perseritur gjera qe tashme dihen . Bye !
Une do behem me partine e tropojaneve. Po pati ndonje vend te lire, regjistromeni dhe mua?
Mesa duket se Saliu po blen deputete e PD te Alibeut. Dihet we deputet e Pd,shiten e blihen shume shpejt per 5 euro.
Mesa duket se Saliu po blen deputete e PD te Alibeut. Dihet we deputet e Pd,shiten e blihen shume shpejt per 5 euro.
Merr gje ti o Bardhyl ? se ska shpiegim tjeter.
O Bardhylo, shkrove shkrove po nuk na the asigjo te sakte Veçse fantazira te semura e te sajuara nga perrallat qe degjon lart e poshte. Ose je vete ai qe vjell vrer neper median qe eshte bere kazan pus i zi. Sa truthare qe qenke.