Analiza, 4 skenarët e zgjedhjes së Presidentit të ri

5 Maj 2022, 13:32Politika TEMA

Analiza, 4 skenarët e zgjedhjes së Presidentit të ri

Mundësitë që presidenti i ri të jetë konsensual janë minimale dhe arsyet kryesore janë dy. Së pari, PS ndodhet nën presionin e bazës për të zgjedhur një socialist në zyrën e shtetit, zgjedhje që mungon që nga koha e Rexhep Meidanit dhe së dyti përçarja e opozitës.

Afrim Krasniqi ka paraqitur katër skenarë të mundshëm që do të shoqërojnë gjithë procesin deri në zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në Presidencë. Në një analizë të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike ai thotë se mundësitë maksimale janë që Presidenti të dalë vetëm me votat e majta.

“PS mund ta zgjedhë Presidentin në raundin e katërt, duke evituar votimin final që rrezikon zgjedhjet e parakohshme, ndërkohë që tre raundet e konsensusit mund të mos prodhojnë kandidatë të pranueshëm për palët. PS ka 6 vota më shumë sesa minimumi i nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit dhe me siguri, çdo emër i propozuar nga Kryeministri do të mund të zgjidhet pa asnjë pengesë”, thotë Krasniqi.

Zgjedhje do të ishte legjitime, por në këndvështrimin e tij do të përqëndronte edhe më shumë pushtet te një shumicë që edhe para kësaj zgjedhjeje kontrollon të gjitha pushtetet.

“Marrja edhe e pozitës së Presidentit përmes një kandidati të njohur si aktivist i saj, mund ta bëjë qeverisjen të pakontrolluar dhe të dobësojë kapacitetet e balancës, ndarjes dhe llogaridhënies midis pushteteve. Hendeku midis 48% të zgjedhësve që kontrollon të gjitha pushtetet dhe pjesës tjetër që ka votuar kundër ose ka refuzuar votimin, do të vijojë të thellohet akoma më shumë. Në rast krize një president i njëanshëm politik do ta kishte të pamundur të ushtronte funksionin e negociuesit dhe garantuesit të stabilitetit, dy cilësi thelbësore për Presidentin”, shkruan Krasniqi.

Skenari i tretë është zgjedhja e Presidentit nga një aleancë fluide mes mazhorancës dhe disa deputetëve të partive të opozitës. Një precedent i tillë është zgjedhja e Bamir Topit në 2007-n, kur mori votat edhe të gjashtë deputetëve socialistë. Problemi në këtë skenar është përçarja e opozitës.

“Opozita është e ndarë në së paku 3-4 grupe të ndryshme dhe kur votimi është i fshehtë ky skenar nuk përjashtohet. Kjo formë zgjedhore do të kishte një produkt presidencial të kritikuar ashpër nga pala e dëmtuar politike, por shumë më legjitim sesa zgjedhja nga 71 votat e mazhorancës”, thotë Krasniqi.

Skenari i katërt i parashikuar nga Afrim Krasniqi duket edhe më pak i realizueshmi. Ai e lidh zgjedhjen e Presidentit si pjesë të një pakete më të gjerë dakordësie dhe zgjidhjeje politike.

“Ku përfshihet zgjedhja e Avokatit të Popullit, zgjedhja e drejtuesve të tjerë në disa institucione kushtetuese dhe publike deri edhe tek emërimet e reja të ambasadorëve. Paketa mund të përfshinte reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe elementë të tjerë me rëndësi në agjendën politike të palëve. Edhe nëse kjo zgjedhje mund të mos jetë konsensuale në fundin e saj, trajtimi si paketë vendimmarrjeje do të diktonte pranim më të madh të legjitimitetit zgjedhor të Presidentit dhe do të ishte shenjë maturie për dialogun politik dhe reformat kryesore në vend”, deklaron Afrim Krasniqi.

Në të njëjtën analizë, Afrim Krasniqi trajton edhe problematikat kushtetuese dhe ligjore, mungesën e një ligji organik për Presidentin, mungesën e një studimi për kompetencat, detyrat e përgjegjësitë dhe mungesën e një precedenti të unifikuar ‘presidencial’.

Krasniqi thotë se tre Presidentët e fundit, pra Topi, Nishani dhe Meta kanë aplikuar standarde të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës.

“Debatet ekzistojnë jo vetëm se nenet dhe dispozitat ligjore janë të interpretueshme, por edhe sepse ushtrues të ndryshëm të funksionit të Presidentit i kanë përdorur dhe ushtruar kompetencat e tyre në standarde të ndryshme, duke krijuar modele presidentësh me dallime midis tyre dhe me vështirësi në krijimin e një modeli referues dhe funksional për së pakur 2-3 presidentë me mandate radhazi”, thuhet në analizë.

Nga 1991 deri më tani, Kuvendi ka zgjedhur 8 presidentë, ku vetëm Alfred Moisiu ishte konsensual mes PS dhe PD. Megjithatë, konsensualiteti u prish shpejt dhe Moisiu u sulmua si nga Fatos Nano, ashtu edhe nga Sali Berisha.

Partia Socialiste ka 77 vota në dispozicion për të zgjedhur, 74 nga grupi i saj parlamentar dhe 3 vota nga PSD. Në këto rrethana, thotë Afrim Krasniqi, logjika e numrave i krijon mjedis të favorshëm PS-së për të zgjedhur çdo kandidat të preferuar prej saj për President, por specifikat dhe problematikat e qeverisjes së saj e nxitin atë të synojë të përfitojë nga momenti për ta bërë zgjedhjen e vet më “legjitime”, si produkt i konsultimeve publike.

4 Komente

  1. T
    Tes

    Une them qe kandidatura me e pershtatshme per President eshte Prec Zogaj.

    Përgjigjjuni
    1. Zgjidhje më e mirë, zor se gjëndet !

      Kaçi i ZI , i BARDHË , plotëson të gjitha kushtet , i paanshëm po , i gjithanshëm po , i MAJTDJATHTË po , përfaqësues mbi palët , po ! Kur të votojnë të majtët , Kaçi i ZI , kur të votojnë të djathtët foltorjanët ,Kaçi i BARDHË , kështu që mer 140 vota .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Nuk e kuptoj si sja mbante prapanica askujt nga keta mender analiste qe te jepnin mendime e sugjerime kur ishte ne pushtet Sali Berisha,Nga keta dhitsa nuk pritet kurrgje pos ngaterresave e idiotesive,por gjithnje qe cojne uje ne mullirin e Sales pasi i ka mbajtur me buke e po i mban per 30 e ca vjet.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sherbimi mendor

          Po Afrim Krasniqi çfare instituti politik drejton? Institutine Viçidolit apo te Sheqeres se une nuk e kuptoj ku i marrin parate keta dogmaxhij qe na i marrin edhe per experte e anal-iste qe berqet kane ne hambarin e sali Sheqeres.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje