
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se PD-ja po sulmohet që të mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri.
Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar, Bardhi ka deklaruar se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndër të tjera Bardhi është shprehur se në Këshillin Kombëtar nuk vendos as Jozefina Topalli, as Rudina Hajdari e as Murrizi, raporton gazetari i ABC , Juxhin Mustafaraj.
“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojmë me opozitën. Dhe mos të kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD-në. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD.
Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD-në”, është shprehur Gazmend Bardhi.
Gazment Bardhi tha gjithashtu se PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta dhe të paracaktuara. Ai tha se nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë opozita mund të përfshihet në diskutime dhe propozime konkrete në procesin e përzgjedhjes së Presidentit të ri.
Bardhi tha se opozita nuk mund të jetë fasadë në këtë proces dhe se sipas tij kryeministri Rama nuk dëshiron një president konsensual.
“PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes.
Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete.
Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.
Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, tha sekretari i përgjithshëm i PD-së.
Rregullat e zgjedhjes se presidenti te republikes jane te percaktuar ne ligje dhe kushtetute.Nuk Ka pse pranohen rregulla te percaktuar nga Partite.Kush do te marre pjese ne konsultime te ulet ne tryeze.Kush nuk do te rrije te fryje syte.Presidenti eshte i Shqiperise ,Jo President i Partive,AQ me teper president i opozites. kur u zgjodh Saliu apo Byjari ,u mor mendimin i opozites?Jo.Atehere asnje leshim.Me keto leshime Nese i lejon,PS e shnderron kushtetuten ne pacavure dhe te pranoje rolin negativ te Edi Rames ne procedimin per shtet Ligjore.Mos valle ne SHaBA presidenti zgjidhet me kete lloj konsensusi?Jo.Atehere nuk Ka pse tremben se do akuzohen nga opozita se nuk u zgjodh president "konsensual"konsensusi ne rradhe te pare eshte me ligjin,me kushtetuten,Jo me kompromisin partiak.Ose te merret vendim kushtetueses per zgjedhje nga populli.