Alibeaj: Nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar, nuk dua t’i hedh drru zjarrit që djeg demokratët

5 Maj 2022, 19:47Politika TEMA

Alibeaj: Nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar, nuk

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit për ditën e nesërme.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Sipas tij, Partia Demokratike i ka institucionet e veta dhe se nuk preferon të komentojë mbi struktura paralele.

“Është e mira që ta shihni tek të gjitha mbledhjet e grupit parlamentar. Nuk janë deputetët e PD-së, dele. S’kanë për të qenë të tillë. Kuorumin dhe shumicën e di mirë. Nëse s’janë sigurisht që s’janë. Këshillin Kombëtar i PD-së? Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje nesër. Jo. 

PD i ka institucionet e veta, ka kryesinë e saj, ka Këshillin Kombëtar të saj. Ka Kuvendin e saj, e ka të regjistruar. Institucionet paralaele nuk ekzistojnë. Sjellja ime dhe të tjerëve. Nesër jo nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Nuk dua që t’i hedh drru zjarrit që djeg demokratët” – tha Alibeaj.

1 Komente

  1. U
    Ujku Plak

    O Hoxhe Kari, Zjarri u ndeze dhe e dogji PD, tani eshte radha e Shqipetareve ti bejne Shurren PD ( e kam Fjalen per Shqiperaret qe kan Mende ne Koke, dhe jo ata qe kane copa Kari dhe Shpresoin qe te ngrihet i vdekuri Berisha)!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje