Lufta në KQZ, Vangjeli: Komplotistët kundër PD janë brenda partisë, jo Rama! Karma po i kthehet Berishës

13 Mars 2023, 15:03Politika TEMA

Lufta në KQZ, Vangjeli: Komplotistët kundër PD janë brenda

Analisti Lorenc Vangjeli tha se Sali Berisha do të futet në zgjedhje me koalicion me Ilir Metën, por pa dhënë shumë detaje.

“Do futemi në zgjedhjeve, do futemi në koalicion, detajet do i japë Berisha, shumë shpejt kur të jenë përfunduar, koaicioni është i fiksuar, është i mbaruar, është shumë solid, shumë serioz, impnuesa dhe presionues, sado lojëra të bëjnë me patericat e tij, është e dështuar kjo gjë. Do hyjmë në kialicon e përgatitur shumë mirë”, shtoi deputeti në studion e Report Tv.


Vangjeli e sheh ndryshe situatën e PD. Ai e pranon që ka një komplot, por sipas tij komplotisti nuk është kryeministri Edi Rama, por vetë persona Brenda PD-së nga të dyja kampet politike.

“Bie dakord me Shehun kur thotë se ka komplot, por komplotistët do i emëroja ndryshe, kryekomplotistët që po punojë kundër PD ndodhën Brenda PD që po punojnë nga të dyja palët, të dyja palët tentojnë që të kapen pas gjërave juridike, në fakt ajo zgjidhet vetëm me mjete politike, miq apo keq. Pavarësisht edhe të vërtetës të njohu botërisht, kjo është e pamjaftueshme”, tha Vangjeli.


Ai ka bërë edhe një analizë të pozitave në të cilat ndodhet Sali Berisha, duke thënë se ka hyrë në fuqi “karma”, po i kthehet çdo gjë që ai ka bërë.

Vangjeli bëri edhe një krahasim mes profesionit të Berishës, duke thënë se në politikë nuk është sjellë si “doktor”, por si “pyllëtar” dhe mbi këtë qëndrim të tij sjell argumente.

“Është një problem në PD që ka nevojë për bisturi, më së paku kanë nevojë për antibiotik. Doktori që vinte nga bisturia nuk e ka përdorur kurrë këtë mjet, por është sjellë si pylltar dhe ka përdorur sëpatë.

Çfarë ka bërë, po i bëjnë. Dihet që Rama hyn në këtë garë me një avantazh të pamerituar ndaj rezultati i 14 majit, triumfi i pritshëm nuk është real”, tha Vangjeli.

12 Komente

  1. S
    Shefik Ormëni

    Vangjeli, or budist i nënës, shiko se mos na harroni të përdorësh fjalën "kërma", më falni fjalën "karma" në çdo shkrim që bënë. Hë mi rruaç.....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arla

      Sa poshte ka rene pd,eshte bere nje parti e mbaruar fare.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Joni

        Berishes cdokush po i kthehet kunder

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Aq njeri negativ eshte ky non grada

          Përgjigjjuni
          1. O
            Olsi

            Te kot e ka od se nuk ka per ti votuar me njeri,ka mbaruar si parti kjo,nuk behet me.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptaret nuk jane zotet e vendit te tyre

              Kurre nuk e besuat se e tera ajo qe ndodhi ne PD ishte nje truk i pergatitur nga Berisha- Basha. Loje e holle me qellim dorezimin e te gjith PD-se Sali Berishes. Rezultati, Berisha te faktorizohej duke qene ne krye te PD dhe te detyronte DASH te komunikonte me te dhe nga ana tjeter Basha i shlyente nderet shefit te tij dhe me amerikanet ndahej paq sepse " e perjashtoi Berishen nga grupi parlamentar" sipas porosise se DASH. Binduni se SHTABI ku bejne pjese njerezit e BLLOKUT dhe grupi i SIGURIMIT te SHTETIT, e realizuan mrekullisht shkatrrimin e situates politike ne Shqiperi sipas porosive te KATOVICES. Amerikanet i kemi miq te sinqerte, pkr per fatin tone te keq situata sot eshte ne dore te Kremlinit. Shqiptaret jane fatkeq....

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ani

                Pd ka mar fund sidmos keto kohet e fundit edhe vet antaret e saj po bien dakort me kete gje

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eno

                  Pd po tregon gjithmone e me shume qe ka mar fund

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Joni

                    Normal qe Berishes do i kthehet se ai ka ber te kqija jo Rama

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      Pd tregohet ne cdo moment qe esht i mbaruar si parti

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vëzhguesi i ftohtë

                        Gjithë marifetet që bën Berisha me Agushin , tani para zgjedhjeve janë për të kontestuar zgjedhjet nesër, pasi ata janë të bindur që " noc rrokun " kanë për të marrë . Agushi i Çepanit ka deklaruar në TV , se "në zgjedhjet e ardhëshme do fitojmë shumicën e kryetarëve të bashkisë dhe të këshillave bashkiake" dhe këtë deklaratë e ka bërë me qëllim për ta përdorur pas zgjedhjeve si shantazh ndaj Ramës se u ka vjedhur zgjedhjet .

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vëzhguesi i ftohtë

                          Gjithë marifetet që bën Berisha me Agushin , tani para zgjedhjeve janë për të kontestuar zgjedhjet nesër, pasi ata janë të bindur që " noc rrokun " kanë për të marrë . Agushi i Çepanit ka deklaruar në TV , se "në zgjedhjet e ardhëshme do fitojmë shumicën e kryetarëve të bashkisë dhe të këshillave bashkiake" dhe këtë deklaratë e ka bërë me qëllim për ta përdorur pas zgjedhjeve si shantazh ndaj Ramës se u ka vjedhur zgjedhjet .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje