“Luftë” në rrjetet sociale, Bardhi reagon ndaj Ramës: E shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë.

26 Shtator 2024, 19:20Politika TEMA
“Luftë” në rrjetet sociale, Bardhi reagon ndaj Ramës:

Gazment Bardhi ka reagua menjëherë ndaj kryeministrit Rama, i cili në një postim të fundit shkroi për të që është lumturuar për dënimin e Salianjit.

Bardhi shkruan se “një nga pasionet e fundit të Edi Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës”.

Më tej, Bardhi shkruan se, “Olsi Rama ka një vëlla jo vetëm frikacak e të pafytyrë, por edhe tërësisht vulgar e me nervat jashtë kontrollit”.

“Një qetësues për Kryeministrin e bandave!

E kuptoj që një nga pasionet e fundit të Edi Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës. Është tundimi i çdo politikani, pushteti i të cilit nuk vjen nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni.

E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë.

1. Edi Rama është Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

2. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.

3. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që ka vëllanë të dyshuar si trafikant droge. (Kallëzimi im në SPAK, në çdo formë që ti e quan, nuk e ndryshon dot faktin se Olsi Rama përdori makinën e trafikantëve të drogës në të njëjtën kohë që ata ngritën laboratorin e drogës në vitin e parë të qeverisjes së vëllait kryeministër - Procedimi 84, viti 2024).

4. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.

Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:

Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë!

P.s: Ka Geroni vëlla; por ka edhe Olsi! Madje ka një vëlla jo vetëm frikacak e të paftyrë, por edhe tërësisht vulgar e me nervat jashtë kontrollit! Fatmir Xhafaj e kreu detyrën me shumë “dinjitet”, aq sa për karrigen e pushtetit e dorëzoi në burg të vëllain me duart e tij, vetëm që të mos ballafaqohej me Ervin Salianjin në gjykatë! Taksirat e ke, si vëlla i mirë që je, dhe si zyrtar po me aq “dinjitet”, bëj edhe ti të njëjtën gjë! Por kujtohu, Fatmir Xhafajt nuk i mjaftoi për të qëndruar në pushtet dhe as ty nuk do të mjaftojë!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale

9 Komente

  1. t
    taku

    Rama mund te kete shume te meta dhe shume gabime por ti je mikroskopik para Rames .... Rames sja doli dot Berisha dhe jo tja dalesh ti mor lepur

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha mojjjjjj Bardha mojjjj

      Hija e te vrarit ne Elbasan kerkone drejtesi. Vrases nuk eshte vêtem ai qe shkrep armen , vrases me i rreikshem eshte ai qe organizon vrasjen . Qe Bardha e ndjen friken kjo kuptohet .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani i Ri

        O Bradhecka, ti je një mi kanalesh. Sado që të llapësh, të gënjesh dhe shpifësh, ti mbetesh vetëm një mi kanalesh të zeza.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          O bardho bardhoshi i zi si naziskin ju jeni të gjithë BABALE jeni llumi i shoqerie. Ti mos harro vrasjen në Elbasan. Edhe ti meriton te njejten gje salianj BABALEJA. O PLERA.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latif Dreqi

            Te lumte o Gaz Bardhi.Harrove Saje Tahirin..

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari dixhital

              Ka te drejte Bardha se gjukata nuk e hetuar mire ceshtjen se Saliani ishte vetem maja fajtore me shume jane keta qe e futen ne kete valle te peshtire Bardha me Lulin keta jane fajtoret kryesore . Bardhoshe mos u merzit shume se jo shume von do hapet edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit ne Elbasan e do ta paguash edhe kete .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andi

                Po Rama gjigantit te beheni ju te gjithe bashke i rruani topet..

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gri zone

                  Gazo! I shkreti ti! Mire se ne rrjete te wuajne Gaz Bytha, etj. por shprehja e Rames se "nennjeri" ishte perl. Me vjen keq!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adriatik

                    Bardhi bastard.organizator i vrasjes ne elbasan.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje