Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët është shprehur se sa më shumë SPAK ka sukses në goditjen kundër korrupsionit qeveritar, aq shumë nxirret projekte për ta zhbërë këtë strukturë.
Basha përmendi edhe fjalën që mbajti pak më parë ministrisi i Drejtësisë, Ulsi Mana, i cili sipas tij i jep leksion SPAK se si duhet të luftojë korrupsionin, ndërkohë që administrata është urdhëruar të heshtë.
Ai shton se Rama ka nisur komplot, që nuk mund të realizohet pa mbështetjen e faktorëve të tjerë politik në Parlament, për të kufizuar hapësirën e veprimit të SPAK.
Për kreun e PD, Amnistia Penale është një atentat ndaj Reformës në Drejtësi
"Sa me shumë SPAK ka sukses në goditje kundër korrupsionit qeveritar, aq më shumë nxjerrin nga sirtarët projektet për të zhbërë këtë strukturë dhe për ta kontrolluar atë.
Shembulli klasik u zhvillua pak më parë, ku Ulsi Manja shkon dhe i jep leksion prokurorëve të SPAK se si duhet të luftojnë korrupsionin, ndërkohë që kanë urdhëruar administratën të heshtë.
Sot qindra zyrtarë, po japin dorëheqjen dhe nuk ka aplikime për t’i zëvendësuar sepse e kanë kuptuar që po përdoren “si mish për top”.
E pafalshme që një person, që duhet të japë llogari se pse gënjeu shqiptarët, që nuk ka përfitues nga amnistia për të dënuarit e GJKKO, shkon e jep leksione.
Për t’i dhënë fund kësaj loje, është e rëndësishme të bashkohemi, të hapim sytë sepse ndodhemi përpara një komploti të nisur dhe udhëhequr nga Edi Rama, por që nuk mund ta realizojë pa faktorët e tjerë politik në parlament për të kufizuar hapësirën e veprimit të SPAK dhe për të frenuar dhënien fund pandëshkueshmërisë.
Amnistia Penale është atentat kundër Reformës në Drejtësi. Një provë gjenerale, për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që zgjedh gjithmonë interesat e veta.
PD është distancuar nga ky vendim i turpshëm, e ka denoncuar dhe ka paralajmëruar deputetët që të mos e votojnë atë.
Sa më shumë kohë kalon, heshtje e tyre i kompromenton rëndë si pupac të qeverisjes së Ramës, natyrisht jo është e rëndë për deputetët që ndodhen aty me mandatin opozitar.
PD në analizën e vet në prag të shpalosjes së ofertës elektorale do të marrë parasysh edhe qëndrimet e cdo deputeti në raport me Amnistinë Penale.
Ky akt i rëndë nuk do të harrohet, PD garanton se ky akt nuk do të harrohet", tha Basha.
Shporu ti i paafte se nuk të beson njeri ty. Na dole i ndershem ti me nje vjedhje galopante tek rruga e kombit dhe 4 protestus të vrarë ne mes të dites palaço . Edhe ti si të tjeret. Lereni drejtesin të punoj qe ju palaço e kishit degjeneruar duke ja hedhur me raporte mjekesore. Ik se na perzjehet kur të shofim ty dhe qelbesirat e tjera qe na i kan merzitur kete vend.
Kur mer guximin dhe ben moral Lulzime Basha,i cili te genjen edhe kur e pyet sa eshte ora,ky eshte fundi i botes ! Nje dembel ekselent,genjeshtar,mashtrues i pa cipe dhe i korruptuar.Ne vitin 2020 ne kulmin e pandemise u be me dy vila me pishine nje tek TEG ne Tirane dhe tjetra ne Lalez.Si minister i transporteve u akuzua nga kontrolli i shteti dhe prokuroria e atehereshme per 230 milion euro ne rrugen e kombit dhe u shmang me procedura,si minister i jashtem mbahet mend qe firmosi mareveshjen per faljen e 450 kilometra katrore Greqise,ndersa si minister i brendshem per vrasjen e 4 protestuesve me duar ne xhepa ne bulevard,duke qene vete brenda godines se kryeministrise ! Si kryetar i bashkise se Tiranes,te cilen e vodhi diten per diell do mbahet mend per gjumin 4 vjecar dhe krijimin e privilegjeve per kunatin e tij.