Manjaku i Dibrës, historitë e përsëritura të Ismail Ukës me pengmarrje grash

13 Maj 2023, 17:12Politika TEMA

Manjaku i Dibrës, historitë e përsëritura të Ismail

Ditën e djeshme, nga Dibra u shpërnda një lajm i rremë për dy vajza dibrane që gjoja shpërndanin lekë për një subjekt politik. Vetëm fakti që ishin vajza të reja, bën të qartë për çdo dibran të majtë e të djathtë se nuk bëhej fjalë fare për një lajm të vërtetë, por ishte një manipulim i një prej personazheve më të përfolur të Dibrës, që me gratë nuk duket se i ka punët mirë.

Ismail Uka, kandidati i koalicionit BF, këtë radhë kishte vendosur të ndiqte bashkë me vëllain, djalin, e kushërinj të tjerë, dy vajzat dibrane, operatore të një shtabi elektoral të PS, situatë kjo e paimagjinueshme për një vend me tradita e etike familjare si Dibra.

Pasi bënë një show të shëmtuar duke bullizuar vajzat, Policia dhe Prokuroria e Qarkut Diber sqaruan publikun zyrtarisht se pretendimet e Ismail Ukës dhe farefisit të tij ishte të pavërteta dhe madje burimet informojnë që Policia ka kallzuar Ismail Ukën për denoncim fals.

Por kjo nuk është hera e parë që ky individ ka probleme me gratë e këtij qarku. Sipas Policisë së Shtetit, Ismail Uka në vitin 2019 ka marrë peng dhe ka dhunuar fizikisht një grua tjetër. 

Në një komunikatë të vitit 2019 thuhet: Me datë 26.11.2019 janë referuar materialet pranë prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër për veprën penale parashikuar nga neni 110 (Heqje e paligjshme e lirisë) dhe neni 90 (Dëmtime të tjera me dashje) të K.P në ngarkim të shtetasit Ismail Uka i dt 27.09.1966 me profesion avokat, sepse në dt. 26.11.2019 ka goditur në zyrën e tij dhe ka mbajtur brenda të mbyllur jashtë vullnetit shtetasen Suzana Talja e vitlindje 1963 banuese ne Fushë Bulqize sepse kjo shtetase ka patur një çështje gjyqësore me këtë avokat dhe nuk ka pranuar t’i paguajë shumën e kërkuar nga avokati".

Kjo histori e turpshme është pasqyruar dhe në emisionin Fiks Fare.

Sot çështja qëndron se si një individ i tille, armik i grave, mund të pretendojë të drejtojë bashkinë e Dibrës e për më tepër kur flitet për forcim të imazhit të gruas në mbarë vendin dhe barazi gjinore, si mundet të endet i lirë një manjak i këtyre përmasave.

Kush do të vërë në vend dinjitetin e vajzave dibrane të vena dje nën presion nga manjaku Ismail Uka dhe farefisi i tij dhe mbi të gjitha a do e ndalojë ligji këtë individ nga këto veprime të turpshme për çdo burrë e çdo shqiptar.

2 Komente

  1. s
    student

    KY ESHTE NJE SEKSER MIDIS HALLAXHINJVE ME PROKUROR E GJYKATES. Mire ata qe se njohin po ata hallexhinjte qe ka mbrojt ky cfare thone. Qimet e kokes ju ka shkule per te ndare me prokurore dhe gjykates. Po more Ismail a nuk bleve 30 % te votave per te fituar primaret brenda PD -se ???? " UROJ " ty fitore dhe ne te semes ata qe te japin vota. PD - e leshit

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Keta jane imazhi i kandidateve te foltores se vucidolit dhe partickes se haremit te Jales, nje vrases me pagese i ushtareve tane ne Peshkopi ne 1994 si funderrina Fredi Bejleri ne Himare, nje dhunues femrash ne Diber si Ismail Uka nje djeges i materialeve zgjedhore ne 2021 ne Vaun e dejes si Zef Hila ne Vaun e Dejes apo Bardh Spahija ne Shkoder, e keshtu me radhe si nje funderrine e politikes me 5 parti te nderruara si Lefter hunderr maliq kokexhufka ne Kucove e deri tek i fundit.Keshtu jane gjithe kandidatet e foltores si ai gernetaxhiu i Tiranes Belo i kombinatit pa shkolle te mesme , e deri tek ai i kavajes e me radhe njerez me reputacion zero ne publik.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje